|
VEPRA MIHAL GRAMENO BALEMISHILLARėT Zemra mė rihte si purtekė kur arrita nė Tiranė, kryeqytet i Shqipėrisė. Padurimi mė shtohej mė tepėr gjer tė vizitoja Parlamentin ku pėrfaqėsuesit e kombit lidhin e zgjidhin pritmjen e atdheut. Hyra brenda dhe lotėt nuk mė mbaheshin nga gėzimi i madh qė arrimė kėtė ditė. Me tė hedhur njė vėshtrim, pashė sallėn e mbledhjes, lozhat diplomatike, fronė tė kryetarit, tė sekretarėve dhe mė tė djathtė e mė tė mėngjėr deputetėt. Ishin nga tė dy ēeshitet, dmth. bejlerė tė vjetėr dhe tė rinj, tė cilėt i kuptoje nga mustaqet qė i mbanin ca tė qethura, ca tė ngritura pėrpjetė!... Kryetari hapi mbledhjen dhe si u kėndua procesverbali i mbledhjes hynė nė urdhėrimin e ditės. Ishte njė bisedim pėr tė shkuar vahtin, po oratorėt tanė nuk lėnė qė tu shptojė ndonjė rast pa treguar talentet oratorike, kėshtu qė me vrap u ngritėn duke kėrkuar fjalėn. Ali Klysyra (Kėlcyra), nga popullorėt, zuri tė shfaqė theorira me civilizacion dhe rekompesacion, Vinjau me societe dhe fraternite, Hoxha Kadriu me iqinxhi mudėsinė, Mustafa Kruja me modernen dhe Luigj Gurakuqi me tė gjorėn shqipe! Nė pushim tė mbledhjes nė salle tė duhanit dėgjova nga deputetėt qė tė pyesnin njėri-tjetrin pėr se ishte bisedimi me kaq rreptėsi sa u ngrit edhe kryeministri Iljas Vrioni qė tė jepte shpjegime? Fitoi tarifi ynė, tha njė nga deputetėt, se me kundėrshtimin qė treguam nuk u votua ligja e Ballmishit, e cila mund tė sillte katastrofėn mė tė madhe nė themelimin e shtetit tonė, tė cilin me kaq dirsė e mundime pėrpiqemi ta vemė nė njė sėrė me Afganistanė!... Nuk kuptoj, tha njė tjetėr deputet, qė ēfarė lloj ėshtė ligja e Ballmishit. Ja, iu pėrgjegj, duan tė bėjnė njė societe, siē tha Vinjau, me rekompesacion e civilizacion, pas Ali Klysyrės, edhe tė jetė modern, siē tha Mustafa Kruja, po me iqinxhi madesinė qė tha Hoxha Kadriu! Kjo societe do tė pėrpiqet qė tė nxjerė nė dritė gjellen e Ballmishit, e cila nuk u rėndon stomakun ministrave e deputetėve, kėshtu qė me tė ngrėnė prej kėsaj gjelle pa fjalė qė ke pėr tė arritur ministėr. Atėhere kur ėshtė kėsisoj ēna duhen kundėrshtimet, tha shoku, eja me tarifin e Ballmishllarėve qė pas nja dy jave tė arrimė ministra. Nuk vėshtron fabrikėn qė pėr ditė nxjerr ministra dhe shyqyr zotit qė kabineti ynė barabitet me tė Ingliterės! Ke shumė tė drejtė, i tha Lamēeja Dinos, prandaj qė sot duhet tė bėhemi anėtarė tė tarifit tė Ballmishllarėve. Me tu rihapur Parlamenti oratorėt e ditės ishin Lamēeja me Dinon, tė cilėt me argumenta tė gjalla, me dokumenta, me meselera tė vjetra prej tė Kalimasė dhe me eksperiencė, fituan opinionin publik, kėshtu qė (fitoi) tarifi i Ballmishllarėve!... Pas mbylljes sė Parlamentit bisedimet vazhduan nė restorant mbi kėt ēėshtje dhe atėhere mu kujtua si doli nė dritė bari i pleshtit. Asi kohe njė fshatar, duke mos gjetur derman nga pleshtat, vajti nė farmaci dhe kėrkoi pesė grosh. Si ia dha farmacisti, e pyeti qysh ta pėrdorte. Farmacisti i tha qė me tė zėnė pleshtin ti shtjerė pak ilaē nė gojė dhe ngordh. Fshatari i tha qė, kur ta zinte pleshtin me dorė, ia rėfente qejfin me thonjtė e tij e jo tė blinte bar. Kur e ditke zanatin, tha farmacisti, prit tė vihet nė veprim ligja e Ballmishlarėve! Koha, 1921, nr. 68 |