• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    ALIGOLLTURA

    “Jasak! Jasak!” mė tha me zemėrim njė xhandar qė rrinte te porta e ministrit tė bujqėsisė, kur sa kisha vėnė dorėn qė tė hapja derėn e tė hyja brenda. Pak i turpėruar ktheva kryet tė shihja cili mė ndalonte, kur unė gjithnjė e kisha tė lirė udhėn pėr ne pashai, kur pashė qė nuk ishte portieri, i cili mė njihte, por njė xhandar andaj i thashė:

    — Mor vėlla unė jam i njohuri i pashait, andaj mos ki merak se nuk tė qorton.

    — Meazalla, — m’u pėrgjegj — mė dha urdhėr qė edhe mbreti tė jetė mos e le tė hyjė, prandaj ē’kėrkon tė mė nxjerrė nga buka dhe tė mė burgosė? Ku e di ti sa ėshtė zemėruar sot pashai? Kur e pashė sa ishte zgurdulluar dhe shkulte mjekrėn, emri i zotit pandeha se do tė vrasė ndonjė njeri, po shyqyr qė u ndodh Myfit Efendiu (1) dhe bejlerė tė tjerė e kėsisoj e zbutnė!..

    — Duket qė kanė ndonjė mexhlis, — i thashė, — e s’i ka pėlqyer pashait, po mos ki frikė se pashai ėshtė i mirė dhe i urtė e sa tė numėrosh tri i ka shkuar.

    — Jo, more vėlla, as mexhlis kishin e asgjėsendi, po bėnin muhabet e pinin kafetė kur hynė dy tė rinj me arzualle (2) dhe si dualėn kėta, zuri tė bėrtasė pashaj e tė mos lėrė gjė pa thėnė!

    Po mendohesha ē’tė ishte shkaku kur vjen portieri, i cili me tė parė mė lejoi tė hyja.

    Me tė hyrė, pashai mė priti, si gjithnjė me gėzim e mė tha tė rrija nė fron, pastaj si pa zotėrinjtė qė ishin brenda mė tha:

    — Ardhė nė kohė, o zoti Mihal, se mė kanė bėrė derr sot!

    — Mos prishni gjakun pasha, — i thashė, — pėr ēfarėdo se gjenden tė gjitha, pastaj Z-uaj jeni nga mė tė urtėt burra.

    — Ti mė njeh mua, prandaj dėgjo pse jam zemėruar. Si ministėr i Bujqėsisė dua tė rregulloj ēifligjet, se unė me kėtė jam marrė, kur me tė mėsuar ca djem qė kanė diploma nga Stambolli dhe Evropa me vrap kėrkojnė tė bėhen direktorė dhe mė japin mendje, duke thėnė ca fjalė karagjoze: ferma, vinokultura, korikultura, aligolltura dhe ca pėr tė qeshur!

    — A-ha-ha, ja krisėn tė qeshurit burrat e mėdhenj me tė cilėt bashkohesha dhe unė.

    — More mirė, mirė me kėta po ai i paturpshmi Sejfulla, qė ka diplome edhe nga Stambolli, guxon tė rrėfejė pėr kafshėt si rriten, dhe flet edhe pėr derrat si mund tė shtohen nė Myzeqe, — tha Xhule beu.

    — Lere, lere mos na e kujto atė jezit, — thanė qė tė gjithė.

    — Kėtė as lopēar nė fshat nuk duhet ta vėmė, — tha Myfit efendiu, — e jo nė punėrat e qeverisė!

    — Vetėm qė mė prishin gjakun, — tha ministri, — pa di unė qysh t’i rregulloj ēifligjet. Ju e dini dhe e njihni qahajanė tim Lamēen, qė u plak nė ēifligjet dhe ėshtė i zoti pėr ēdo gjė, andaj e emėrova direktor tė njė ēifligu. Nė njė tjetėr ēiflig emėrova Halilė, qahajanė e Xhemil be Vlorės, i cili ėshtė shumė i zoti. Siē mė ka thėnė vetė Xhemil beu ky qahaja i ka shtuar ēifligjet, duke u rrėmbyer me zorr arat katundarėve, tė cilėt i bėn bujqėr dhe shumė tė tjera trimėrira!

    — Kam edhe unė pasha njė qahaja tė mirė, — tha Qemal beu, — i cili gjithė punėt i bėn pa tė holla, pa le pulat e detit dhe... nuk mundi tė mbarojė fjalėn se erdhi njė njeri i huaj veshur me jakuce tė bardha, me qylaf gegėrishte dhe me gjashtoren nė brez dhe i dha njė letėr turqishte pashait si i puthi themrat e kėmbėve!

    Me tė leēitur letrėn fytyra i nėnqeshi pashait dhe i tha: “Ēap i thuaj Dervish beut qė u mbarua”.

    Si shkoi na tha:

    — Ja njeriu qė duhej! ėshtė qahaja i Dervish be Elbasanit dhe ky paska vjedhur 50 pela nga ushtria turke, kur ishte nė Myzeqe, veē tė tjerave qė ka bėrė!

    — Atėhere ja njerėzit qė duhen — thanė tė gjithė, — e jo ca ēliminj me ferma, horikolltura dhe ca budallallėke pėr tė qeshur bota!...

    Si vendosėn emėrimet, shkuan duke qeshur me vinokollturėt qė farmakosin botėn, duke spėrkatur vreshtat me gėlqere dhe gurkali dhe me “aligollturėn”!

    “Koha”, 1915, nr. 24


    (1)Myfit Efendiu. Myfit Libohova.
    (2)Arzualle, tr. shkresa.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com