• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    AKADEMIA

    — Duhet efendėm, duhet!... Se pa rregulluar akademinė bej nuk mund tė vemė pėrpara! Kėsisoj i thoshte Poga, me njė zė serioz, Ismail Qemalit, nė Vlorė, pas pak kohe siē u ngrit flamuri dhe u proklamua vetėqeverimi i Shqipėrisė. — Se bendenėzi jam marrė shumė me gjuhėn shqipe dhe matotheo se kuptoj nga ca fjalė qė kanė bėrė djemtė e rinj!

    — Vallahi s’i kuptoj dhe unė — tha Azis efendiu, — kur dėgjoj ca fjalė si detyrė, ēėshtje, bisedim, falėnderje dhe tė tjera mė vjen sikur rrėzohen shkėmbinj mbi mua. A, ha ha! ia krisėn tė qeshurit tė gjithė nga kritikat e kadiut. Pse shaka ėshtė? Kur kėto fjalė nuk i pėlqyen njė Azis efendiut qė ėshtė i ditur dhe rri pėr dita me nomet nė dor qysh do t’u pėlqenin honxho-bonxhove tė tjerė qė kishin nga 30 vjet memurė nė Anadollė?

    Ismail Qemali duke u tallur dhe duke qeshur nėn buzė u pėrgjegj: “Keni shumė tė drejtė pėr kėto, prandaj u lutem edhe unė pėr tė ndrequrit e gjuhės tė kujdesi zotėria juaj. Ja njerėz ka mjaft, bėni njė akademi dhe qeveria ka besim tė plotė nė z. — uaj. Pogė qė tė mirrni kryesinė!

    I mburur pėr kėtė shkak tė lartė me vrap Poga vuri nė veprim, se haka nuk i hahet ishte i papėrtuar, dhe qė atėhere doli nėpėr kafenetė duke ftuar gjithė njerėzit e kėnduar tė merrnin pjesė nė aka demi!

    Tė nesėrmet vraponte gjindja nė shkollė, ku ishin ftuar nga z. Poga, ministri i Drejtėsisė, qė tė merrnin pjesė nė Akademi!... Po mė tė shumtėt pyesnin njėri-tjetrin: “E qysh mor, qysh i thonė asaj tė mallėkuare fjale qė na tha djethinaj z. Pogė dhe nga sa do tė na paguajnė?” “Emri i zotit nuk e di as unė, — pėrgjigjej shoku, — po siē dėgjova nė Beledie, quhet “Amidia” dhe tė paguarit siē ta gjejė tė udhės z. Poga...”

    Kėto bisedoheshin midis gjindjes kur ja dhe z. Pogė, hyn me njė paketė nė dorė dhe duke dhėnė nga njė selam tė vogėl gjindjes, e cila qysh e qysh ta nderonte pėr ndonjė punė, vajti dhe mori kryesinė.

    Tė pėrpjekurat e duarve dhe rroftė, rroftė nuk merrnin pushim gjer u lut z. Pogė pėr tė dėgjuar qėllimin e mbledhjes. Z-e tij u shkoqit se kishte punuar gjithė natėn duke pėrkthyer nga greqishtja, turqishtja dhe arabishtja fjalėt qė duhet pėr qeverimin e Shqipėrisė dhe pėr zyrtarėt, kėsisoj u ndau nga njė kopje dhe u tha qė pas dy ditėsh tė mblidhen pėrsėri e tė rrėfejnė mendimet e tyre nė i pėlqejnė ose jo... Padyshim qė akademianėt e z. Pogė pa i kėnduar i kishin pėlqyer po tė mos ishin edhe... ca tė rinj, tė cilėt kėrkonin qė t’i kėqyrnin dhe mos bėheshe Tallmish Ballmish!

    Tjetėr bela pėr mua se tė rinjtė mblidheshin nė shtėpinė tonė dhe na nxirrnin veshėt duke rrėzuar gjithnjė fjalėt e reja tė Pogės, se kėta punonin me fjalorėt latinė, francezė, gjermane dhe italiane. Po nė mbledhje me tė parė Poga dhe Azis Efendiu qė ua rrėzonin tė gjitha mundimet, pėr tė cilat mburreshin nė kafenetė, bėnė thirrje nė shumica dhe kėshtu u votuan fjalėt e Pogės dhe Azis Efendiut duke u dhėnė frymė zyrtare Pretonit, Primarit etj.

    Si u mbarua votimi Z. Pogė u falet nderjes pėr veprėn patriotike se me kėtė hodhėn themelin e gjuhės shqipe, duke i siguruar qė emrat e tyre do tė mbeten tė shkruara me shkronja tė arta nė e pavdekshmja “Akademia!”...

    “Koha”, 1915, Nr. 20


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com