• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    ABDYL MERSINI

    Nuk mund tė harroj kurrė njė nga mė tė tmerrshmet kujtime prej jetės sė maleve. Kėrkoj kurdoherė ta largoj prej mendjes po padashur mė shfaqet pėrpara syve ajo dramė dhe leshrat mė ngrihen pėrpjetė e zemra mė rren si purteka. Ah, ē’kujtim i tmerrshėm.

    Ishte muaji i qershorit, kur pregatiteshim tė bėnim njė goditje mbi qytetin e Gjirokastrės. Po rrinim mbledhur nė Beriavoll, pyll i madh ku presin dru gjirokastritėt e delvinjotėt, dhe prisnin tė kthyerit e Ēerēizit, bashkė me Abdyl Mersinė dhe tė ndyerin Asim Adėrė, tė cilėt kishin vajtur pėr tė pregatitur planin e goditjes. Si u kthyen, kėta na thanė planin dhe rrėzohemi nė Mal tė Gjerė, pėrmbi Gjirokastėr prej ku do tė ndaheshim duke marrė secili drejtimin pėr tė hyrė nė qytet. Kėto po bisedonim dhe pregatitnim, kur atė natė qė do tė bėnim goditjen vjen njė pleqėsi prej Gjirokastre e na lutet tė vonojmė kėtė goditje gjer tė pleqėsohet nė qytet qė tė mos ngjasė ndonjė gjėmė nga mosmarrėveshja. Mė tjetėr anė na thanė qė andartėt grekė kishin djegur konakun e atdhetarit tė dashur Befik Budos, nė Lluvinė dhe pregatiteshin pėr tė tjera goditje mbi Shqipėri!

    Ky lajm na pikėlloi zemrat tė gjithėve edhe nė njė zė vendosėm tė ndjekurit e tyre e tė shpaguarit e Refik Budos. Qė atė natė shkuam, duke marrė malet nė Lluvinė. Atje u lajmėruam nga fshatarėt qė andartėt vėrtiteshin nė anėt e Kosovicės dhe qendrėn e veprimit e kishin nė Kastanen, njė fshat i madh 8 orė larg Janinės.

    Mė 6 tė qershorit, si u ngrys, muarmė tė pėrpjetėn dhe duke shkuar nė disa krahina tė rrezikshme e tė pashkelura arritėm ndaj tė gdhirit nė Kastane. Si u ēlodhėm pak, vendosėm qė 12 shpirt tė hynin nė fshat dhe 22 tė tjerėt ta rethonin qė tė mos dilte ndonjė pėrjashta. Me tė hyrė zumė priftin, myhtarė dhe nja dy tė tjerė, duke u thėnė qė tė mblidhnin gjithė fshatin e tė na tregonin ku ishin andarėt. Tė shtrėnguar na treguan qė andartėt kishin shkuar sė andejmi dhe i kishin forcuar tė betoheshin nė kishe pėrmbi ungjill qė do tė punonin pas urdhėratės se tyre duke vrarė shqiptarėt qė kishin ēifliqe e t’u digjnin konakėt. Atėhere vendosėm tė digjnim 4—5 shtėpi tė priftit, P. Xhutit, tė tė birit, mėsonjėsit qė ish gjirokastrit dhe njė tjetėr. U urdhėruan tė nxirrnin gjėnė e gjallė dhe zumė t’u vemė zjarr. Po Xhuti ishte tregtar i madh dhe i kishte magazitė e shtėpitė fort tė mėdha, andaj i vumė zjarre nga shumė anė. Ah, sa i tmerrshėm ėshtė zjarri. Edhe ca mė tepėr kur ta vėshtrosh e ta lesh tė djegė!

    Flakėt ishin pėrhapur mbi tė gjitha anėt, duke shtėnė tmerr nė tė zotėrit dhe ata qė shihnin, kur njė grua fort e re dhe e tmerruar, me duart kryqėzuar, erdhi tek unė dhe, duke qarė, mė tha: “Aman Kapiten djalin tim se po digjet!” M’u drodhėn mishrat nė kėtė dėgjim po ē’mund tė bėja? “Nuk u porositėm tė nxirrnit gjėnė e gjallė” — i thashė?

    E mjera grua! Fatzeza nėnė. Kėpuste leshrat e bėrtiste si e prishur menē: djalėn dhe djalėn!...

    Atėhere shpirtmiri dhe trimi Abdyl Mersini, i cili kishte dhe ai njė djalė tė vogėl lėnė nė shtėpi tė tij, lėshohet me rrezikun e jetės nė mes tė flakėve dhe hyn nė dhomė, rrėmben djalin dhe ia sjell tė dėshpėruarės nėnė. Burrėria e Abdylit mė mbushi plot gaz dhe e putha nė ballė! E gjora nėnė rrėmbeu djalin dhe as kujtonte qė i digjej shtėpia.

    Abdyl Mersini ėshtė prej Kardhiqit dhe ishte nga mė tė vjetrit komita. Mbushur me ndjenja kombiare tė vėrteta, me tė dėgjuar qė doli maleve Bajo Topulli dhe Ēerēizi, nuk u drua aspak, la shtėpinė, gruan dhe djalin e tij dhe u bashkua me kėta pėr Uri.

    Pas vrasjes sė dhespotit tė Korēės u kthye nė Gjirokastėr... Njė ngjarje e ligė... i pėrndau dhe kėshtu Abdyli, i ndjekur nga ushtria, u hodh nė Misir ku e pritėn atdhetarėt (Tashkoja me Vruhon).

    Nė pranverė 1907, si dimėroi nė Misir, u kthye nė Shqipėri dhe ujdisi njė ēetė tė veēantė duke bėrė propagandė nė Labėri. Nė janar 1908 kur vemi edhe ne nė Labėri hasemi dhe bashkohet me ne, po pas vrasjes sė Bimbashit ndahemi pėr siguri dhe kėshtu nuk mori anė nė luftė tė Mashkullores.

    Kjo i kishte mbetur njė pikė nė zemėr qė s’kishte marrė anė dhe gjithnjė psherėtinte kur e kujtonte si u hasėm pas dy muajsh. Qė atėhere mbeti i pandarė, gjersa u dha liria, duke marrė anė nė gjithė goditjet ku tregoi trimėri tė pashembullt.

    Me karkterin e tij tė urtė kishte fituar dashurinė dhe nderin jo vetėm tė shokėve, po tė gjithė atyre qė e kanė njohur. Pas lirisė donte t’i shėrbente gjithė Atdheut e pėr kėtė hyri nė teqe tė Baba Manes nė Gjirokastėr pėr tė veshur rroben e dervishit, po Bajo Topulli nuk e la se kishte fėmijė, andaj vajti nė shtėpi tė tij ku u mėson djemve abecenė dhe detyrėn qė duhet tė kenė pėr atdhe e liri.

    Sikur e shoh edhe tani tė dashurin Abdyl nė ato male tė bukura tė Kardhiqit ku kemi aq kujtime tė paharruara dhe e lumtėroj kur baret e kėndon ato kėngė burrėrishte tė Labėrisė.

    “Liria”, Selanik, 1910, nr. 106


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com