|
VEPRA MIHAL GRAMENO ABAZ NIVICA Tė drobitur nga njė udhėtim i gjatė, nė muaj tė korrikut, kur pėlcasėn edhe gurėt, arrijtėm nė mal tė Rodomit, nė kaza tė Kolonjės. Si hodhi njė vėshtrim rreth vendit, Ēerēiz Topulli, kapedani ynė, zgjodhi njė pyll dhe na tha qė tė limerjasnim atje atė ditė. Pastaj rregulloi karaullin pėr tė ruajtur dhe ne ramė pėr tė fjetur. Ishte njė gėzim i madh pėr ne, kur, pas 8-9 orėsh udhė tė ngarkuar me trajsta, me armė, me fishekė dhe me guna, dėgjuam qė tė arrimė nė limer pėr tu prejtur qė tė mundim tė udhėtonim prapė me tė perėnduar dielli. Nuk kishte shkuar as gjysmė ore qė kishim rėnė, kur erdhi karaulli, Zeman Mashkullori, e na zgjoi, duke i thėnė Ēerēizit: Njė fyell dėgjohet pėrtej majės sė malit dhe mė duket qė afrohet pėrkėtej. Vumė veshin qė tė gjithė e ētė dėgjojė? Njė melodi nga ato qė tė ngrenė gjer nė qiell! Mė tjetėr anė qetėsia e madhe qė mbretėronte dhe buēima e maleve bashkonin zėrat e bėnin njė harmoni kryevepre! Dita skishte zėnė tė hapej, prandaj me tejqyren smundnim tė shihnim cilėt ishin a sa njerėz ishin dhe si gjithnjė, mendja na shkonte nė ushtri, Ēerēizi tha qė fyellit, pas melodisė, i bie ndonjė lab, po kjo ishte pėr tu ēuditur se ēmund tė kėrkonte labi gjer kėtu, prandaj na rregulloi tė zinim vėnde tė shėndosha pėr ēdo rrezik e na porositi qė pa urdhėr tė tij tė mos bėnim asnjė lėvizje. Duke thėthirė melodinė e fyellit habiteshim me bukurinė e natyrės, ikur zuri tė hapej dita. Dielli zuri tė lėshonte rrezet e tij, dhe atėhere dukej njė panoramė mbi ato fshatra nėpėr rrezet e maleve Ja Shqeria, ja Zavalani, ja Frashėri, ja Orgocka, ja Kolonja na tha Ēerēizi, duke na treguar gjithė ato vende tė bukura qė i kishte shėtitur mė parė. Mua sytė mė mbetėn mbėrthyer mbi Frashėrin, mbi atė vend tė bekuar edhe nga zoti, mu dha tė bėja njė vjershė pėr tė pavdekurin vjershėtor Naim be Frashėrin. Tė gjitha do ti shėtitim djem, me emrin e zotit tha Ēerēizi, se kjo ėshtė detyra jonė qė tė mundim tė pėrhapim qėllimin e shenjtėruar nėpėr vėllezėrit tanė, po tani tė kujdesemi pėr ditėn e sotme dhe vuri tejqyren nė drejtim ku dėgjohej fyelli. Si pa mirė, i gėzuar na tha: Bari ėshtė dhe mirė e njoha nga fyelli qė ėshtė lab se i shoh brucėn mbi krahė. Vrapo ti Zeman, i tha, dhe bjerė kėtu. Mė i miri dhe mė i papėrtuari, trimi Zeman mori armėt dhe fluturoi, duke marrė tė pėrpjetėn ku ishte bariu me berrat. Bariu, me berrat pėrpara duke kullotur, i binte fyellit dhe duke ecur madhėrisht dėftente lumtėsinė e tij ndėr ato male, kur me tė dėgjuar Zemanė qė i bėrtiti, pushoi fyellin dhe iu pėrgjegj me tė bukurėn labėrishte: E, cili je ti, ore! Mik ore, mik, i tha Zemani. Atėhere ja tek rrėzohem, u pėrgjegj dhe si sorkadhe mori tatėpjetėn dhe si u puthėn tė dy bashkė erdhėn nė limer. Me tė arrirė u puthėm tė gjithė dhe duke qeshur na tha: Ju kėrkoja nė qiell e ja tek ju gjeta mbi dhe! Ēerēizi, i cili kishte mjeshtėri tė veēantė pėr tė kuptuar e afruar mikun, si e pyet ė mėson nga ishte e qysh quhej, i tha: E po ētė bėsh o Abaz tė lėsh berrat e tė vish me ne? Mos kėrkon tė nderosh Nivicėn e tė tė kėndohet ndonjė kėngė si Shemos? Mu mėrzit, tha Abazi, i cili ishte 27 vjet, se qė kur jam lindur me berrat kam rrojtur nėpėr male dhe sot nuk kam pėrveē 10, se tufa ėshtė e Tase Ēobanit, andaj ti therim temet (1) e tė vi me ju se unė qė vjet kur doli Hoxha, Bajo Topolli, u kėrkoja tju gjėja qė tė vija bashkė me ju. Po a e di pėrse kemi dalė ne? i tha Ēerēizi. Si jo, u pėrgjegj Abazi. Pėr shqipen e mjerė, andaj dua tė vi tė vdes me ju, po mė tej do tė mė lini tė bėj ndonjė plaēkė tė mirė! Po mirė, ore Abaz, i thash unė qysh ta jep zemra qė ti marrėsh tjetrit kafshėn ose gjėnė e tij kur ty stė pėlqen kjo? Edhe zura ti kuvendoja pėr qėllimin e shenjtėruar e pėr virtytet. E po skam, tha Abazi, e kam njė karvan mbi krye. Pėr kėtė do tė kujdeseni unė, tha Ēerēizi, po vetėm i zoti tė jesh e tė mos na turpėrosh. Qė atė ditė Abazi, si na poqi edhe dy shqera, mori armėt dhe u bė shok i pandarė. Pas ca ditė zura ti mėsoja abecenė dhe, duke dėgjuar bisedimet tona pėr mbi ēėshtjet kombiare, pas ca kohe Abazi u bė njė mėmėdhetar i flakėt sa kurrė nuk mendonte as fėmijė, as gjėsend pėrveē tė vdiste pėr qėllimin e shenjtėruar qė gjurmonim! Trim me fletė, kurrė nuk i druhej vdekjes. Njė herė Ēerēizi u mėrgua nga ne duke vajtur tė haset me ca ushtarė pranė Kosturit dhe vonoi tri ditė, kur dėgjuam qė ushtarėt bėnin luftė me komita bullgarė, atėhere, Abazi mė nuk mbahej, deshte tė shkonte tė luftonte se mos ishte edhe Ēerēizi nė atė luftė e me pahir e mbajtėm gjer erdhi Ēerēizi. Pas 6-7 muaj, u sėmur rėndė e kėshtu u shtėrnguan! ta dėrgonim nė Ēamėri ne z. Musa nga Filati, njė nga mė tė flaktėt mėmėdhetarė, i cili e priti fort mirė gjersa u shėrua. Mjerisht nuk na gjeti mė ne se shėtitnim e vetėm 10 ditė pėrpara lirisė u hasėm me Abazė nė malet e Boboshticės (2) ku ishte bėrė prapė bari. Na gostiti e na u lut ta prisnim 3 ditė sa tė vinte i zoti, po, duke mos mundur ta prisnim nga shkaku se nxitoheshim tė haseshim me Njazi beun (3) nė Pogradec, i thamė tė qėndronte atje gjer tė ktheheshim ne. Kur u dha liria (4) Abazi vajti nė Korēė, dhe nė festė tė lirisė mbante flamurin e shkruar shqip pėr tė cilin ishte pėrpjekur! Edhe sot gjithė ai Abaz ėshtė e me berrat pėrpara kullot nėpėr malet e bukura tė Shqipėrisė duke kėnduar me fyellin kėngėn e maleve qė kėndonin: Pėr Mėmėdhenė! Pėr Mėmėdhenė! Vraponi burra se ska me prit. Lidhja Orthodhokse, Korēė 1909, 31 gusht
|