|
FJALėT E URTA SAMI FRASHėRI PARATHėNIE Shpresoj se nuk do tė jetė harruar njė gazetė e vogėl e quajtur Mėngjezi (Sabah), e cila ka qenė mjet i shėrbimit tim ndaj atdheut dhe kombit pėr nja dhjetė muaj, botuar 3 4 vjet mė parė, nė sajė tė simpatisė sė pėrgjithshme qė gėzoi ajo. Njė nga shkaqet qė e bėri kėtė gazetė tė gėzonle simpatinė e pėrgjithshme, aq sa nuk e meritonte, ndoshta edhe mė kryesori, qe pjesa Andej-kėndej. Me tė vėrtetė, pėrmbajtja e pėrfshirė nėn kėtė titull ishte edhe argėtim i lexuesit dhe i shėrbente moralit tonė kombėtar dhe shumė herė pėrmbledhte me pak fjalė, mendime dhe ide, tė cilat mund tė shpjegoheshin vetėm me fraza tė gjata dhe tė mėrzitshme. Nėn titullin Andej-kėndej botoheshin edhe disa njohuri dhe lajme, qė ishin tė pėrshtatshme pėr kėtė titull, por ajo qė e bėnte kėtė pjesė (tė gazetės) tė pėlqehej nga tė gjithė, ishin tė thėnat filozofike dhe tregimet argėtuese. Kėto u pėlqyen kaq shumė nga publiku sa fillova tė thirrja shokėt Andej-kėndej dhe kur mė vonė mora pėrsipėr detyrėn e redaktimit tė gazetės Zėdhėnėsi i Lindjes (Terxhumani shark), u bėnė kėrkesa kėmbėngulėse nga ēdo anė qė, edhe fletėt e kėsaj gazete mos tė mbeteshin pa pjesėn Andej-kėndej (Shunden-bunden). Duke parė se dėshira ime pėrkon me atė tė publikut, dhe se bashkė me timen po e realizoj edhe dėshirėn e publikut, jam i kėnaqur se me kėtė mėnyrė po mundem ti shėrbej edhe moralit tė pėrgjithshėm. Por mbasi tė thėnat e tilla ėshtė vėrtetuar se i shėrbejnė moralit mė shumė se kėshillimet haptazi, nuk u lejua nga lexuesit qė tė humbasin nėpėr faqet e njė gazete, jeta e sė cilės ėshtė nga mėngjezi deri nė mbrėmje; mė ėshtė kujtuar nga ana e tyre vazhdimisht mbledhja dhe botimi nė mėnyrė tė veēantė. Por me gjithė qė e tillė ka qenė edhe dėshira ime, deri tani skam pasur kohė pėr kėtė punė. Meqenėse kėtė radhė Z. Mihran (ka qenė botues), i cili qe shok imi nė tė dyja gazetat e pėrmendura, nė radhėn e broshurave qė ėshtė duke botuar nėn titullin Biblioteka e xhepit ndėr disa vepra tė mia tė reja ka parė tė pėlqyeshme edhe botimin e kėtyre, tė thėnat filozofike vendosa ti pėrmbledh nėn titullin Proverba (Emsal) dhe tregimet zbavitėse si Anekdota (Letaif). Mbasi e di qė do tė ketė nga ata qė dėshirojnė tė dinė se ku i kam gjetur kėta proverba dhe si i kam sendėrtuar, po them nja dy fjalė mbi kėtė pikė pėr tė mėnjanuar dyshimin. Sikundėr nuk e kam bėrė zakon asnjėherė tė pėrvetėsoj mendimin dhe punėn e tjetrit, edhe pėr kėtė smund tė lėvdohem se tė gjitha kanė lindur nga mendja ime. Kėto mund ti ndaj nė tri pjesė: njė pjesė e tyre janė tė thėnat e filozofėve dhe letrarėve tė Perėndimit dhe Lindjes, nė disa nga kėto ėshtė pėrmendur emri i tė zotit dhe nė disa prej tyre, jo. Disa nga proverbat janė sendėrtuar nė pėrgjasim tė tė thėnave tė filozofėve dhe letrarėve tė perėndimit, duke iu pėrshtatur moralit tonė kombėtar. Edhe pjesa tjetėr janė thjeshtėsisht prodhim i mendimit tim tė shkurtėr, tė cilėt kapin pothuaj gjysmėn e tė gjitha kėtyre proverbave. Sidomos tė tilla janė shumica e atyre qė u pėrgjigjen nevojave tė kohės dhe tė kohės sonė. Nė radhitjen e kėtyre proverbave nuk ėshtė respektuar radha qė kanė nė gazetat e pėrmendura, por janė mbledhur sipas ėndjes duke i vėnė secilit njė numėr dhe sasia ėshtė afruar nė tre mijė. Ashtu siē shpresojmė, nė rast se kjo vepėr do tė pėlqehet nga publiku, premtoj se edhe paskėtaj do tė pregatis tė tilla thėnie filozofike, duke i botuar herėpasėhere. Stamboll, 7 shaban 1296 (1878 e. r.). |