• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • ANZAT E PARNASIT

    Qeshem nė punė tė njerzvet veē pse s’mujė me kja.
    BYRON

    P. GJERGJ FISHTA, O.F.M.

    NAKDOMONICIPEDIJA (1907)

    Fecit indignatio versum.

    PJESė E TRETė

    A e din tash, Nakdo Monici,
    Se si hecė n’ketė jetė “cicmici”:
    Se me kangė e pendė e letra
    E me istore — prralla t’vjetra,
    5Veē se e mbajm na shatin n’ujė
    Per t’zezė t’onė e jo t’tjerkujė?...
    S’duhet, jo, sod mendja e hollė
    Per me u ndie n’Romė e n’Stambollė
    Por se duhet veleti,
    10Pak burrni — me shum dredhi;
    Me e mbajtė gjuhėn ngrit nder dhambė,
    E me i zgjatun veshėt nji pllambė
    Per me ndie se kah fryn era...
    Me vozitė andej m’at-hera,
    15Oh! po besa, e kam pa qeshė.
    N’Shqyptari sod duhen veshė,
    Sa, krejt veshė, tham, do t’jet niri,
    Per me u kapė ku e shtyn dishiri.
    Duhen veshė, e s’duhet tjeter,
    20(M’ndigjo mue, pse asht fjalė e vjetėr).
    Duhen veshėt me u matė me meter,
    E atbotė s’ke nevojė per leter
    Pse ty puna t’hecė per fille
    E t’qet shkjopa drandofille...
    25— Jo, ma m’thue, se duhet dija,
    Pse sod n’terr ka ngelė Shqypnija
    E pse gjuha, sado vona,
    Kisht’me hupė pa shkrime t’ona. —
    Pse Shqypnija asht n’erresi,
    30Ku po t’dhemb, more zotni?
    Mu, asht per t’ba ma lum e lum!
    Me kenė n’terr edhė ma shum;
    Perse n’terr shum e shum herė
    Gjuehen pare pa tefterė,
    35Edhe n’terr ma se nji niri,
    T’parin vend ka xanė pa hiri
    Ka pasė thanė edhe’i krye-repėt:
    Verė e dimen kualt e shkepėt
    Gjejn kullosė nė dhe tė verbė.
    40Pra, zotni, nder mend asht shterbė
    Kushdo sod, a plak a i ri
    Don m’u ba kandil n’Shqypni;
    Pse, qe besa, aj tjeter s’ban,
    Veē se kot rreh ujė n’havan...
    45E i a lanė t’gjith n’tallagan.
    Mbasandej per gjuhė shqyptare
    S’ke pse e ban, jo, kryet matare;
    Pse Shqyptarve, asht tue m’u ba,
    S’u vien gjuha tjeter gja,
    50Veē me pshtjellė e me ngatrrue,
    Per shoshojn veē me shprrallue,
    Punėt e mbara me i shkatrrue:
    Sa per kta edhe’i gjuhė magjype
    Na hin n’punė sa gjuha shqype...
    55Posė ksajė fjale, kem’pasė ndi’,
    Kur kem’kenun n’shkollė si fmi,
    Kem’pasė ndie se asht gjuhė barbare
    Njikjo gjuha e jonė shqyptare.
    Pra le t’hupė kjo gjuha e jonė
    60N’dashtė sivjet a n’dashtė ma vonė,
    Pse kjo asht shkalla e qytetnis
    Prej kah rrjedhė drita e Shqypnis...
    E, medjė, kso drite s’re
    Mjaft tue shndritė asht sod mbi ne:
    65Kshtu, po e xam, s’asht drite e vogel
    Qi jo veē se fmi krye-gogel.
    Qi jo veē se kalamaj
    Por magjypė edhė hamaj
    Nepėr shkolla — e nepėr ksolla
    70Sod na flasin n’gjuhė tė hujė,
    Si asht dishiri i s’dij se kujė.
    Per ketė punė mujm me shpresue
    Se per s’mbarit jem’tue shkue;
    Pse, si shqypja t’jet harrue,
    75(Si do mjeshtra e pa’n spjegue),
    Ka me u hapun atbotė Feja,
    Kanė me bijtė lulzime t’reja
    Kanė me u shtuemun fise e... t’dheta,
    E per mjeshtra, — eh, u u ngjatė jeta! —
    80Kanė me ēilė bibaj e pata
    Edhė n’mjaltė ka m’u ra spata...
    Qe, pra, ty s’t’bin kurrnji sherr
    Pse Shqypnija t’jese n’terr,
    E pse vendin gjuhės shqype
    85N’dashtė t’i a xajė nji gjuhė magjype.
    Pra, gajret! mos merr n’qafė veten,
    Mos e shkyej ma fort kuleten
    Tuj u rrekė per t’mirė t’Shqypnis.
    Shporru gjuhės e Historis;
    90Shko mbas hyllit t’leverdis,
    Per n’daē shndosh m’u kapun m’breg.
    Sa me istore e Skanderbeg
    Po t’kallzoj, ke me mbetė n’zalle,
    Tue vajtue vehten per t’gjallė
    95Qe edhe vetė per udhė sod t’vuna
    N’do me t’hecė per s’mbarit puna.
    Pra: n’kje send qi nuk m’ndigjove
    Per ketė besė vrik u pendove!
    Un e dij, se ti m’at’anė
    100Tue m’qestisun ke me m’thanė:
    — Pade’i herė se ē’ke fitue
    Me kto kshille qi m’ke ēue:
    A veē t’duket nji farė fallit
    Pse, si hut ndeje m’atė breg zallit,
    105Je ma e mbramja birė kavallit? —
    Eh! kadalė, — moj zemer valė,
    Pse vjen moti per kadalė,
    Njado kunguj qi n’ditė t’sodit
    I sheh nalt, sado t’jen rodit,
    110M’beso mue se per nji ditė
    M’ato maje ata s’janė njitė;
    Por janė dashtė do javė e mujė
    Per me i kcye m’qafė tjetėrkujė —
    Per m’u njitun ata grreēa
    115M’maje t’lisave ’iqindvjeēa,
    Kshtu edhe na, kadalė-kadalė
    Si ata kunguj kem’me dalė
    Vrik m’ndo’i maje, e atbotė shih seri
    Se si ndrron me’i herė tefteri.
    120   Pra, ndigjo kto kshille t’mbara
    E m’mbajė mik porsi pėrpara.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com