• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PRELė TULI I SALCėS

    PAL DUKA-GJINI

    Atherė n’Palē del qaj Prel’ Tuli
    Lahuta, kangė XVI, 96

    PRELė TULI

    Por kam pa trima e s’kam pa,
    Si atė Prelė Tulin, por s’kam pa,
    Qi Merturit paska pri,
    N’dy calina e m’nji harbi,
    Hutėn n’krah, zjarmin ne gji.
    Lahuta, kangė XVII, 571-75

    Pranėvera e 1910-tės duel rryeshėm. Shėn Gjergji, qė ndėr male tona bjen me vedi gjeth e bar, atė vjetė zbukuroi vetėm ndonji “bajrak” ndėr pyje e aty-kėtu ndonji stomb a livad nė shulla, tė mprojtun prej verit. Bora vonoi me u dė e deri nė vėrri arat e ograjat nė kapt laracoheshin po, por s’dijshin kurr me ja lėshue rendin barit e parmendės. Tė mjellunat u shtynė. Vetėm ndonji shpi mė tė rrallė mujti tė xajė qėtė, si ndėr vjet tjera, ke kulla nė breg tė lumit apo mė ndonji zagėn nė lugina tė ulta dhe tė mshehta. Mbas cegmės e borės kapėn shinat qė s’dijshin me da. Shumkujė qė hajnisht motit, qiti tė lashtat, ju desht tė qesė farėn pėr sė dytit nė valigė tė stinės pėr tė mjellunat e vona.

    Flitej se ajo vjetė do tė binte me vedi dishka tė veēantė e jo fort tė pėlqyeshėm.

    Banorėt e Dukagjinit e posaēe fisin e Shalės e tė Merturit i kishte kapė nji frigė e paspjegueshme. As ata vetė s’dijshin me ja gjetė rrėfanėn as psehin. Parandiejshin nji dishka tė trishtueshėm nė zemėr, thue se pėrnjimend s’do ta gėzojshin korėn e vjeshtės. “Bane, Zo’, hajr!” pėshperitej gojė-mė-gojė saherė qė qėtė u trumhasėshin nė lavėr, saherė qė parmenda thehej lik pėrmjet, saherė qė bishti i kmesės a I spatės u jitėte nė dorė pa krye, saherė qė gjaja u tėrhusej vėrrijeve apo merrshin malin, thue se u kishte ra dhekci i gushtit, apo tė kishin ndie erėn e ujkut. Barive e robnisė i ishte mbushė mendja, se deri gjaja e gjallė mė atė vjetė s’ishte ajo e vjetėve tjera.

    Dikush ja lėnte fajin hanėve, qė mė atė stinė muerėn dallash. Tjerė betoheshin me Zot e Orė tė fisit se bagėtija dishka parashifte. Kėshtu kishte ndodhė — pohojshin me bė e rrėfe pleqt e katundit — gjithsaherė gjyshave, apo edhe atyne vetė nė rini, u kishte tokue me i shkue mbretit nė ushtri, apo me luftue me Turk, kur ai kishte pasė synue ti prekė nė fe ase nė kanu, nė liri tė trashigueme apo nė nderė tė armėve tė krahit.

    Shpatullat, mandej, pėrforcojshin e shtojshin pėshperitjet. Shpatullarėt ma tė pėrmendunt e Dukagjinit — e s’ishin pak — e merrshin me kaull se s’do tė kalonte ajo vjetė pa u derdhė shum gjak, pa u shkretnue shum koniqe e pa u djegė shum kulla. Nė mende tė tyne ata shifshin qartė dhe pėrcaktojshin me saktėsi timin qė do tė mbulonte fisin e fiset e para, luftėn qė do tė bahej, vigjėt qė do tė pėrshkojshin katundet e vorret qė do tė ēileshin rishtas ndėr bajrakė tė Lekės. E vorret s’ishin tė dokujdo, por pėrkundra, vorre shpijash sė para e burrash kambė-fisesh.

    Nuk ishte punė e lehtė me u a mbushė menden kėtyne parafolėsave malorė se e ardhėshmja asht nė dorėn a Zotit e se vetėm Ai e din se punėt qė do tė vėrtetoheshin, janė tė shkrueme nė menden hyjnore e jo nė eshtėn frymorėsh sė pa-arsyeshėm, tė shiquem nė dritėn e pishės apo nė rrezet e diellit nė prezore. Ma se nji herė u kishte pasė folė frati prej elterit mbi kėto bestytni tė rrėjshme dhe u ishte kėrcnue me mallkim atyne qė trėmshin popullin me profeci tė tilla. Gjithshkafja ishte qenė kot. Mjerisht nė mbushėmenden e tė Dukagjinasit peshonte baras, nėmos ma tepėr, besimi nė kėto sende e uzdaja nė provaninė e Hyut, nė dorė tė cilit janė shartet e njerit. E s’ishte pėr tu vu faj.

    Tė veēuem prej botės, tė mbajtun nė terr tė padijes gjatė shum shekujsh, tė ndrymė posi mė nji fortesė qindrese ndėr Alpet e Veriut, gjithmonė me pushkė pėr faqe e nė luftė tash me Anadollakė, tash me Sllav, pa pasė tjetėr mik as mėsues jashta Meshtarit misjonar, i cili me gjith vullėndet tė mirė, rrallė mund ti afronte, tė Dukagjinast e shkretė banė adhe tepėr, qė pėshtuen fenė e ruejtėn ma mirė se kudo njeti traditat gjyshore tė asajė Shqipnije, e cila dikur qe e tanė katholike. Shkollarėt — thojshin deri burrat e urtė tė kėtyne viseve — dijnė po, tė luejnė kalemin, por nė punė tona janė berre. Dieja e shkollimi janė njimend tė mira, por s’janė pėr nė tė malit. Nė na duhet parmenda e pushka. Librat e zbusin njerin. I malsori zbutet nė banka tė shkollės e nė mėsime, posi zbutet duhani i gėzhitun nė palė tė fierit tė njomė apo nė lėpushtra malit. Po u zbut tepėr duhani, edhe nė qe i ardhun prej Shkupit apo nga Sheldija, s’ndezet ma as s’e mban zjarmin, ashtu si s’ndezet baruti i lagėt. Na, mandej, pa barut tė terun s’kemi tė gjallė. Turku, po s’ndjeu duhmėn e plumbit tė zi e s’pau flakėn qė vjell gryka e hutės, kishte pėr tė na marrė gratė nė shtrat dhe kishte pėr tė na dhunue kishė e vorre. E atėbotė shka do tė na viente jeta?

    Shėjeve tė natyrės, andėrrave e shpatullave u shtoheshin mė atė vjetė ngjarje tjera edhe ma tė qarta.

    Pėrflitej gojė mė gojė dhe prej njaj fisi, posi kalon vetima nė vjeshtė, kalonte fjala nė fis tjetėr se kėtu u rrxue nji koēek nga bjeshka, atje u shemb nji rreshpe nga mali, kėndej u ndigjue nji gjamė posi bumbullimė nė mot tė kthielltė, andej u panė do danga nė diell e njolla gjaku nė hanė. Sigurisht kishte ndodhė edhe tjera herė, por nė fillimin e asajė vere shumkush i kishte vu shėj ēdo ullini qė rrxohej prej qielle, dhe nė mende tė vet i kishte pa kah dirgjeshin nė drejtim tė Shkambit tė Rajės, nė Kunorėn e Nikajve, nė Ēellum tė Merturit e kah Guri Murg i Salcės, nė Qafe tė Agrit a nė Ndėrmajna, kah Biga e Shalės a Rrėshelli, nė Balca tė Shoshit a kah Dushmani e Toplana.

    Shkambijt qė shkoqen, gjama ditėn pėr dielli, dangat nė diell e hanė e hyjt qė vrasin ndėr male e bjeshkė besojshin se pėrnjimend shėnjojshin dekė e rreziqe ndėr lagje, nė fis a bajrak, ku ndodhshin.

    Shka ma fort turbullonte shpirtin e shumkujė nė Dukagjin ishte hieja e Orėve e e Zanave qė aty-kėtu bahej beh apo — si pohohej — u kallxojshin.

    Ma se nji ndėr shtegtarė e ndėr bari e merrte me jetė e gur tė vorrit se natėn nė bjeshkė, ditėn pėr dielli nė qafa e logje, pranė krojeve e gurrave kishin veshtrue tė Bukurat e natės kah bajshin gjamė si burrat, kah hėjkojshin si gratė, kah qitshin pushkė, si tė ishin nė luftė me anmik. I kishin marrė vesht, tue kuvendė njana me tjetrėn dhe prej gojės sė tyne kishin ndigjue emna burrash qė do tė diqshin mė atė verė, tjerė qė do tė vriteshin apo do tė varroheshin randė. Nė mende tė tyne, mandej, kėto zbulime tė “Shtou -Zo’- rreshtin” s’ishin kllapi jermi as pasqyrime tute, por paralajmime tė sakta sa e saktė pėr ta ishte Ora, pa tė cilėn njeri s’ka tė gjallė mbi tokė mėsa trupi pa shpirt apo peshku pa ujė. Shum i kishin vu shėj ditėve tė caktueme nga Shtoj-Zo’-vallet dhe s’ishin tė pakėt ata, qė ditė pėr ditė shkallojshin, pa ju ba vesht kujė, mrizin e gjasė, qershinė a mandin nė oborr, bishtin e lahutės apo drunin e pushkės pėr tė njehė, kėshtu, pa gabim afatin e dhanun nga Hijet gjysėhyjnore. Pritshin me frigė vėrtetimin, vėrtetim qė, ēėse mbahet mend nė kėto male, s’huqi kurr nė kėso rasash. Prite Zot me thanė se Orėt s’janė gja apo se ato munden me rrėjtė. Kishte pėr tė qenė mėshortja qė aty-pėr-aty Zanat ta shitojnė nji guximtar tė tillė, edhe po tė ishte ky drangue me fletė e i pashitueshėm. Nji herė qenė tue i mbetė nė qafe Pater Dedės sė Shalės, kur ky prej elterit boshatisi kėto besime tė rrėjshme, tue u qitė bejleg Orėve e Zanave tė Dukagjinit. Fill mbas meshet populli u pėrzie nė log tė kishės dhe u gjetėn asish, qė do tė kishin vu dorė nė armė, po mos tė ishte qenė nji meshtar ai, qe u kishte folė aso doret. As dorėzanėt e kishės as pleqt e katundit s’mujtėn ti paqėtojnė tė zemruemėt. Prandej kėta vetė qenė tė ngushtuem, pėr ti vu kapak asajė pakėnaqėsije, tė thrrasin fratin nė oborr dhe ta porosisin, qė aty e mbrapa tė predikonte Ungjillin e fjalėn e Zotit, por mos ti prekte ma nė Orė e Zana tė fisit.

    Nė ketė gjendje shpirtnore e gjetėn Dukagjinin ngjarjet e verės sė 1910-tės, ngjarje tė cilat populli mbarė i njef nėn emnin “Lufta e hyrrjetit”.


    Nuk due ta lodhi lexuesin me zhvillimin kronologjik tė fakteve as me arsye, tė cilat i shtynė Zhon Turqt tė caktojshin nji ushtri tė rregullt me ma se 50.000 tė armatosun pėr tė shtypė kryengritjet kosovare dhe pėr tė sharmatosė Shqipninė, e cila zgjohej nė ketė kohė prej kllapisė shekullore dhe lypte, si tjerat kombe nėn perendorinė e kalbun otomane, pamvarsinė. Ndjenja kombėtare tashma ishte ngjallė.

    Thom vetėm se nė ditėt e para tė korrikut Durgut Pasha, i njoftunn ga Dera e Lartė posi gjenerali i pathyeshėm, mbasi lau nė gjak Shkup, Prizren e Gjakovė, Gash e Krasniqe, u kap me pararoje tė veta nė fushėn e Mulosmanajve. Kėtu mblodh rradhat tjera tė ushtrisė dhe vendosi, tė merrte pėr pakė dit frymė, para se tė drejtohej tė shkelte dhunisht prakun e Dukagjinit, tue kalue nė Qafen e Kolēit.

    Marrshimi i shpejtė i ushtrisė otomane dhe lajmi i papritun se ajo me tė mirė a me tė keq do tė pėrshkohej nepėr Dukagjin, ku do tė mblidhte armėt, do tė merrte ushtarė dhe do tė vendonte taksat, si nė vende tjera tė perendorisė, mnderoi nė mėnyrė tė papėrshkrueshme bajrakėt e Lekės. Shėjet e deri tashme fillojshin tė vėrtetohen.

    Luftė, luftė! ndigjohej nė katėr anėt dhe burra e gra, djelm e ēika pregatiteshin pėr tė ja prė rrugėn gjysė-hanės a spakut pėr tė ja pėrgjakė keqas shtizėn, para se kjo tė xėnte vend ngallnyese mbi kalanė e Gencit dhe mbi muret e Rozafes iliriane.

    Nuk ishte e para herė qė i Aziatiku ndeshej ball pėr ball me armėt e Dukagjinit. S’ishte e para herė qė nė qafa tė kėtyne maleve, tepėr tė ngushta pėr tė huejin, shallvarėt anadollakė kalleshin flakė e verdhė nga baruti i “kaurrave” gjithmonė kryengritėsa. S’ishte e para herė qė turijt e trashė tė Turkut tė pėrgjakeshin mnderėshėm nga konaku i hutės. Ketė gja e dinte mirė Durguti dhe ma mirė e kuptonte Bedri Pasha, sundimtari i Vilajetit tė Shkodrės. Shi pėr ketė arsye, ky i fundit, thirri nė qytet parinė e Dukagjinit dhe, mbasi i porositi me nji fjalim tė zjarrtė e pėrkdhelės tė pajtojshin gjaqe e varrė ndėr vedi e fis me fis, tė hiqshin dasi e degame, tė zgidhshin ata vetė e me tė mirė ēashtjet e bjeshkėve e tė vėrrinit, tė vadave apo tė kufijve endė pezull, pėrfundoi kuvendin me lajmin se nji ushtri nga Kosova do tė kalonte nepėr Dukagjin. Ngarkonte parinė, prandej, qė tė paqėtojshin popullin, tė hapshin sytė ata vetė dhe mos tė rrėheshin nga kleri e nga koēakėt, nga tė huejtė e nga krye-kėcyemėt e mbrendėshėm pėr ti ba kundėrshtim a pėr ti sjellė pushkėn urdive tė Sulltanit, pa tė cilin deri dielli s’bante dritė as s’nxėnte mbi tokė.

    Nga tė pranishėmt u gjet kush i pėrgjegji Pashės me urti e pa u nxė. Qe ndonji qė i tha tmē, se nė Dukagjin dielli kishte ba dritė gjithmonė e kishte nxė e se edhe aty e mbrapa do tė bante dritė e do tė nxėnte gjithnji, si qe si s’qe gjallė sulltani. Dielli. ishte syni i Zotit e jo i mbretit tė Stambollės.

    Bajraktarėt, veē, as s’folėn as s’kundėrshtuen ēiltas. E dijshin tashma se fjalėt e mėdha janė shėj ligėshtije posi shėj tute asht tė kuellunt nė tė madh tė atij, i cili I frigohet natės, kur kjo e xėn para se tė dalė prej ashtės sė rrastė. Zati shpijat e bajraktarėve, nė pėrpjekje tė vazhdueshme me vezira e pashė, kishin mėsue shum prej botės orientale. E kuptojshin, prandej, se kjo kur tė mėnin, tė lėmon; kur don me tė prė, tė gostitė; kur don me tė poshtnue, tė levdon; kur tė tutet, tė miklon; kur tė shofe tė ligėshtė, tė rjep pėr sė gjalli. Pėrvoja e 500 vjetėve ishte vėrtetimi i kėtyne pohimeve. Urtisht menduen tė ja bajshin qefin sundimtarit dhe tė ja pranojshin dhantitė, por me porositė a Laokontit: “Timeo Danaos et dona ferentes” = U tutem Grekėve edhe atėherė kur mė mbushin me dhanti. Mė tjetrėn anė vendosėn mos tė prisheshin me tė vetėt as mos ti pengojshin nė luftė, po tė ja shifshin gjasėn e po ti kėshillojshin rrethanat. Kėndej mbasi shtinė nė qese ka nji mixhidė tė bardhė, u filluen pėr vende tė veta.

    Nė Shalė e Shosh, Nikaj e Merturė, Toplanė e Dushman gjetėn punė tė reja. Prej Shkambit tė Rajės e mė Therme tė Nikajve, prej Kodrave tė Palēit e mė Qafė tė Kolēit, prej kėndej e nė Qafe tė Agrit, prej Ndėrmajnave e mė Qafė tė Boshit, prej Qafės sė Pejės e nė Qafė tė Valbonės, prej Balzave tė Shoshit e mė Therme tė Toplanės ishte qitė kushtrimi: “Hiq kushtrim kush tė jeshė mė shtatė e shtatėdhetė, me dalė nė luftė, se na ra Turku.

    Kushtrimi ndėr male tona asht gjithmonė i hatashėm. Mė ketė herė duel edhe ma i mnderėshėm. Pasugurija, friga, trishtimi se kishin punė me anmikun e shekujve, tmera e mizorisė sė provueme sa herash nė tė kaluemen, shqetsoi ēmos kurr banorėt e shkretė, tė dhanun nė ketė stinė mbas gjajet e punet, mbas shatit e kosės, mbas vadet e prashitje.

    Zani i kushtrimtarėve, ma i thekshėm se pushka nė beh, u pėrcuell qafe nė qafe, mal nė mal, katund nė katund, lagje nė lagje me nji shpejti vetime. Shkambij e gryka, kodrina e pyje, koniqe e kulla gitej si tė pėrsritėshin tė qindfishueme nji fjalė tė vetme: kushtrim, kushtrim! Tė mėdhaj e tė vogjėl nė zemra tė veta provojshin mė ket rast ata shka provojnė banorėt e qytetit atėbotė, kur posa tė bombarduem pėr tė parėn herė, veshtrojnė rishtas fishkullimin shurdhues tė sirenave, qė lajmojnė se fluturakėt e anmikut kanė mbulue prap se prap qiellėn endė tė pazhdavaritun nga pluhni e timi i gėrmadhave. Merre me mend gjendjen shpirtnore tė qytetarėve mė ketė ndėrkohė nė pritje tė shofin rrafsh. pėr dhė shka ndoshta sulmit tė parė I pėshtoi, ke bumbet e derdhuna porsi breshni s’u plasėn tė tana. Posaēe gratė e fėmitė e Dukagjinit mbarė u gjetėn posi vogjėlija e njaj shpije, qė papritmas zgjohen natėn dhe, tue e pasė qitė kryet nė dritėsore pėr tė pa se shka asht zani, kujtohen se kulla asht rrethue prej flaket e se ndodhen nė mjes tė furrės e tė zjarmit. Burrat e djelmnija e bame pėr armė, nė kushtrim njifshin zanin e burisė qė i thirrte nė luftė dhe u pregatitshin, posi pregatiten rradhat e zgjedhuna tė ushtrisė pėr tė ngrehė bajonetat dhe pėr tė msy anmikun, jo ma mbas pritash e nė llogore, por fyta-fytas nė log tė mejdani.

    S’ishte vetėm kushtrimi ai qė tė rrqethte shtatin. Kushtrime ishin qitė kush e din se sa herė nė kėto vise. Sadoqė sė keqes s’I mėsohet kurrkushi, prap i Dukagjinasi poterėn e luftėn i kishte ba petk. Zati Turku s’i la kurr rahat banorėt e Dukagjinit, si pėrsė katholikė, si pse tė pandigjueshėm ndaj Derės sė Lartė. Gjatė pėsėqind vjetėve, veē, as kėta s’ja kursyen barutin e zi as plumbin tė Anadollakut. Kudo i qiti puna e shtegu, mbrenda e jashta vendit tė vet, qenė nė Shkodėr apo nė Gjakovė, Shkup a Pejė, Stambollė a Morė kukelat, stėrnipa tė Lekės, e diftuen vedin. Diqėn ndoshta, por s’lėjuen kurr tė fyheshin as tė poshtnoheshi.

    Dishka tjetėr shtonte frigėn nė popull dhe mjeronte edhe ma tepėr vendi.

    Gojė mė gojė pėshperitej dhe njani i kallxonte tjetrit pėrshkrime prrallore mbi ushtrinė anmike. Fantazija e atyne pakė vetėve, tė cilt lė e rritė nė kėto gryka pa e pasė shkapėrcye nji herė me thanė prakun e Dukagjinit, sadoqė kishin mbas vedit gadi nji shekull jetė, e paraqitėte ushtrinė e Durgutit me ngjyrat ma tė zezat dhe ma tė pėrfrigueshmet. E prejsė fjala e keqe zėhet besė ma udobisht se e mira, fjalėt e kėtyne pleqėve e kishin atė peshėn e vet, edhe pse s’i pėrgjegjėshin sė vėrtetės. Ishin kėta burra tė motnuem, qė nė jetė tė tyne tė gjatė, sa herė, ndoshta, ishin kapė fytas me ujq e harusha, kishin ndie pėr ngjat e pėr afėr lufta drangojsh e kulshedrash, njifshin shtriga e mėngjistare, ishin takue nė Zana e Orė bjeshkėsh, por mė tjetrėn anė gjithmonė me gja malit, s’kishin pa kurr ushtri tė rregullt as njerz kombesh sė hueja. Dashtė e padashtė kallximet e kėtyne patriarkėve tė thjeshtė e tė drejtė depėrtojshin nė koniqe e tbana, nė oborre shpijash e nė ndeje grashė pranė krojeve ashtu si nė grumbuj ēobajsh ndėr mrize. Kėta, grani ma tė shumtėn e vogjėli, xėjshin besė e u dridhshin posi thupra nė ujė para kėrcnimeve, qė i pritishin. E si s’ishte mnerė e rrezik i zi ai qė tė madh e tė vogėl e vėnte pėrball njaj ushtrije, luftarėt e sė cilės s’kish burrė qė i njehė? Tanė, mandej, harapė tė ardhun prej pėrtej detit, me buzė tė trasha ‘i pėllambė e krye brėnga-brėnga, me qafė sa tė kaut e shpatulla harushe. Thohej edhe se tė tanė kjo mori njerzish ishin tė veshun me petka ngjyrė bari dhe s’dalloheshin faret prej malit, se ishin tė armatosun deri nė dhambė me armėt e Sulltanit, se ushqeheshin me mish kualsh e mushqish qė pėrdorojshin pėr topa e deri me mish qėjsh qė u ruejshin ēadrat. Shtohej se nė luftė ishin tė rrebtė dhe tė pa farė mėshrire. Para tė krishtenėve tė pakryqt tėrboheshin. S’njifshin besė as ndore, dorėzim as falje. Deri tė plagosunt e vet i mbytshin pėr mos tu qitė pengim nė luftime, tė dekunt i digjshin dhe tė xanunt rob i shtėrngojshin ase pėr tė ndėrrue fe apo, nė rasė mohimi, i cecatshin pėr kadalė dhe i bajshin mish kutijash. Dhunojshin gratė e katundeve, npėr tė cilat u shkelte kamba fituese dhe ēikat i tretshin nė Azi, ku do tė rriteshin robina e turkina nė shėrbim tė veseve e tė andeve tė tyne. Ndėr tė armatosun tė Pashės s’mungojshin as asish qė katallaj tė lėm nė shkretitė e pėrtej Misirit, kishin nji sy nė ball dhe me atė sy duq sa nji filxhan, shifshin si natėn si ditėn. Kush mund tu pėshtont.

    Si mos tė mjaftojshin kėto pėrfetyrime fantastike, tė huajituna gadi tė gjitha prej prrallave mitologjike tė netėve tė gjata tė krezhėmve a nė roje kazanash, hijshin tashti nė shenė dishmitarėt. Edhe kėta pėrbėtoheshin se kishin pa me sy e prekė me dorė atėbotė, kur si tė ri patėn qenė tretė nė Tarabulluz a Edrene, se atje, nė skajin e botės, ku s’ka tokė ma, njerzt janė pėrbindėsha e gjysė katallaj. Tė njajtit mėrgimtarė, tė kthyem nė vend, tashti pėr tė tėrhjekė kureshtėn e ndigjuesave dhe pėr tė nxitė mėnf e hakmarrje kundra Turkut u kishin pohue sa herė tė pranishėmve se atje, ku Sulltani tretėte Shqiptarėt kryengritėsa, hahej mish njeri, ushqeheshin me gjarpij e mi tė pjekun, me kacaleca tė gjallė e kandėrra tjera. Atje, kishin thanė prap kėta, robnija s’njef babė as nanė, motėr as vėlla. Atje — shtojshin — s’kanė vorre as s’nderojnė tė dekun. Mund, njerin, posa tė ketė dhanė shpirt, ashtu si e ka falė Zoti, e qesin larg nė shkreti a nė breg tė ndonji lumit tė vetmuem dhe aty e lanė pėr tė qenė ushqim ēakajsh a hjenash, luajsh a kokodrilas.

    Ky soj njeri kishte msy Dukagjini.


    Kurrnji herė nė tė kaluemen bajrakėt e Dukagjinit s’u diftuen ma tė bashkuem e tė lidhum me shoqisho’in, ma tė organizuem dhe tė vendosun ase me dekė i madh e i vogėl ase me dalė faqe bardhė e me pėshtue. E pra lufta, sė cilės po ja hijshin, s’ishte as lojė kapuēash as bajrak nė log tė kishės, as darsėm, as gjoje shėji. Krejt pėrkundra: kishin punė dhe do tė bajshin hesapet me nji Durgut Pashė e Ali Beg Kostur nga Kosova, shqiptar ky i fundit si ata dhe ma mirė se ata i stėrvitun nė armė e taktikė ēetash e males.

    Nuk u rrėjshin Spartanėt e veriut — si ēdo popull nė kėso rasash — mbas prrallave e fantazisė femėn. Shumica e pleqnojshin mirė se shka donte tė thotė me u pėrballue me nji ushtri tė zgjedhun tė Derės sė Lartė dhe deri mė atė ditė tė pathyeshme, kamba e sė cilės kishte dridhė tokėn kahdo kishte shkelė dhe e kishte ba tė qesė ujė. E dijshin se kali i Harapit tė detit, tė cilit po i delshin nė bejleg, s’ishte veshė me lėkura buejėsh, por me armė tė ēelikta, ma havana e topa tė zez. E pra kėta Gjergj Elezat e ri, tė rritun nė Jutbinėn Dukagjinase, s’kishin kalė as shyt, topuz as mėzdrak. Por, po, nė vend tė tyne kishin malet e thepisuna e qafat e Orėve, kishin pėr armė kmesa e spata, huta gjysė tė ndryshkuna e kubure tė mshehta, ndonji peticė mė tė rrallė e pak malere junane apo edhe ma pak mauzerre mbreti me ballna fishekėsh tė njehun. Mujė e Halil, por, kishin zemrėn, Gjergj Elez kishin guximin. E nė luftė zemra e guximi, trimnija e qindresa lanė nderė e pėshtojnė vendi.

    Thermopylat e nipave tė Pal Dukagjinit u nxunė nga Spartanėt e Kanunit. Nė za tė Leonidės sė Shalės, tė Mehmet Shpendit, tė parit tė djelmnisė, rrani Ēun Nika e Marash Delija, vrapuen Lekaj e Abat, Pecaj e Pjollė, Vuksanaj e Gimaj, Nėnmavriq e Bregas, Me ta u bashkuen djelmt e Thethit, tė cilt, tue pasė sigurue Qafėn e Pejės e tė Valbonės, i shkuen nė ndihmė fisit e vėllaznisė sė vet sė pa-dame, tė vendosun me dek.

    Nė Lugun e Ndėrmajnave, aty ku Krojet e Bajraktarėve e dajnė fisin e Shalės me tė Nikajve, u caktue qindresa. Kėtu u rrxuen aha vigaj dhe me trupėn tė tyne e me rrėma u thurėn tė vetmet shtigje kalimi nepėr pyllėn e shpeshtė e tė paskaj, qė prej fshatit tė Nikajve s’dan pėr gadi dy orė rrugė as s’huqė deri nė livadhe tė Qafes kundruell Shalės, bri Rrėshellit. Aty-kėtu u ngrehėn mure e prita dhe mbas tyne e mbas ahave u rreshtuen luftėtarėt posi luajt nė pusi. Ishin kėta ma tė njoftunt pėr shėj e pėr trimni, pėr zemėr e guxim. Shtatėqind shpi Shalė u betuen mė Shėn Marrabė e qiri tė festės, mė Shėn Gjon tė Shalės e nė Orė tė Bigės se kurr e pėr tė gjallė s’do tė lėjojshin me kalue asajt kambė anadollaku pa e pasė la me gjak pėllambė pėr pėllambė atė vend dhe pa i diftue Stambollės se taborret e saja ishin tė pamjaftueshme pėr ta shtrue Shalėn arbėnore. Turkija vetė e Sulltani do ta merrshin vesht se ēė zemėr e ēė trimni kishte i Dukagjinasi. Shtatė krajlat do tė bindeshin mėsa Pasha krenar do tė jitėte pa mend. Zemėr-plasun do tė vėnte themrėn andej kah kishte vu majen e, I koritun si koriten burrat, nė jerm tė disprimit do tė turfullonte: “Mori Shalė, ti Shalė mizore, pak na u duke e shum na dole.

    Mbi Brisa, mandej, e nė Shtėrziqe nxuni pritat Toplana thineshė e Dushmani sygac.

    Nė bashkėpunim me burra ushtarė s’munguen as ketė herė, si s’huqėn kurr nė tė kaluemen, gratė sokolesha, ēikat Zana mali e aq ma pak munguen djelmoēat endė tė rij me moshė, por tė mėdhaj dhe tė burrnuem me zemėr. Kėta paraqitshin mė ketė rasė mbrapavijat: pėrherė tė gatshėm dhe tė lum pėr tu pru luftėtarėve bukė e ushqim, bylmet e pije, armė e fishekė. As femnat as rinija s’merrshin para syshė breshnin e plumbave tė anmikut as gjylet e randa tė topave qė rrahshin pada qafat dhe vjellshin zjarm mbi ta, thue mali e pyjet kishin marrė flakė. Dukej se toka ndėr kambė u ishte ēa e vulkani i ndiqte. Por Zanat nė xhubletė s’e ndalshin hapin as drangojt e vogjėl s’e ulshin barrėn. S’pranojshin me i pėshtue dekės larg tatave nė ball tė luftės. Nė duerė tė babave, kėta tė fundit kishin shprazė pushkėn ma sė pari, atėherė kur akoma pa pasė mbathė tirqit, kishin qitė pėr festė me miq e ndėr darsma, tė dielėn e Pashkėve nė agim e natėn e Krishtlindjes nė shėj tė lėmit e tė ngjallunit tė Krishtit. Nė duerė tė babave e pranė tyne dishrojshin tash, nė qe nevoja, me dhanė jetėn e vet ase me ta me dalė fituesa kundra anmikut tė vendit e tė fes.

    Nji epopė e pashoqe do tė delte pėrshkrimi i kėtyne luftave, po tė lindte nė Dukagjin nji poetė i madh, si Fishta I madh, dhe tė vėhej me shkrue si k.

    Po, Zo’, nė Salcėn e Merturit shka ndodhte nė ketė kohė? Pra bajraku trim i Berishės trime ja ēili derėn ushtrive tė Sulltanit pa pushkė tė shtim.

    Jo: Salca asht ndezė flakė, pse flakė e ndezi Durgut Pasha. Po, Salcė e Palē e Brisė janė lidhė besa-besė e pėrbetue nė Zojė tė Merturit e nė atė tė Alshiqes, para me u shkrumbue nė flakė e me u shkri nė zjarm, se me e lėshue vendin e vet pėr tė gjallė apo me i lanė marre vedit e Dukagjinit. Kėtu ma tepėr se kudo njeti ēdo gur bahet ledh qindrese, ēdo ah mburojė, ēdo shkamb fortesė, ēdo shteg pritė, ēdo pritė ball lufte. Grimcohen gurt prej topave tė anmikut, pritat ndezen flakė, ahat veshken gjethsh dhe krekcohen degėsh, shkambijt ndezen prej dinamitit dhe kuqen prej vapet tė barutit, por zemrat e tė Salcnjorėvet s’topiten. Veshet nė barut tė zi Salca, por ujqit e Berishės trime s’trėmen mėsa trėmet bisha nga njegulla e vjeshtės. Luftojnė drangojt e Merturit kundra kulshedrės sė ardhun prej Azijet dhe, nėqe se ketė herė s’mund e mbytėn pėrbindėshin e idhnuem. Gjithnji, veē, e varruen randė dhe e smbrapėn tė pėrgjakun. E smbrapėn pėrse Salca e kish Orėn ēuet, mėsa nė krye kish Prelė Tulin, burrin e pėrmendum tė fisit, nderėn e mbarė Dukagjinit, namin e Shqipnis.

    Mos tė ma marrė, prandej, pėr tė keq lexuesi, nėqe se fytyra e kėtij burri mė grishė ta kundroj ma pėr sė afėrmit dhe nė tė tė paraqes nji anė tė shndėritėshme dhe nji shembull tė shkėlqyeshėm tė shpirtit tė Dukagjinasit tė dikurshė.


    Pėsė huta grykė mė grykė lajmuen, atė nade, Salcėn se agimi i asajė dite binte dishka tė rė nė fis. Tė shtimet e hutave, ashtu si u shprazėn mė atė rast, s’ishin ogur-zeze. Tė gjith nė katund e dijshin se kishin ra nė shėj gėzimi. Atyne qė nga kreveti i shpijave apo nga oborret pėvetėn se shka ishte pushka — si e kanė doke malet dona — fqijt e kumarėt pėrgjegjėn: “O...oo, s’a’ gja e keqe, morė, joo, por Tul Hasės i ka falė Zoti nji djalė.

    Djali nė bajrakė tė Dukagjinit ishte nji krah ma tepėr, nji pushkė ma shum, nji ushtar i rij, nji Orė fatalume qė i shtohej rradhės sė Bukurave tė bjeshkės edhe atėherė, kur fėmija s’ishte trashigimta.

    Prela — pse kėshtu desht tė ja vėnte emnin i jati nė ligjim te kisha s’dihet se leu me ndonji shėj tė veēantė nė trupin e njomė. As bijat e oxhakut as ndrikullat e trollit, qė e rahatuen fėminė pėr tė parėn herė nė djep, s’hetuen gja tė posaēme. Nemose pėr sa dihet, s’ tha kush se djali leu me kėmishė, as se pat flatra nėn sjetulla, as tjera shėje nė shpatullat e vogėla. Vetėm se po: gjithkush erdh me pa pėr gėzim, mbet i habitun, tue kundrue djepin plot, tue soditė nji kreatyrė aq tė bukur e tė shėndoshtė. Kishe thanė pėrnjimend se femia s’ishte i lindun nė ato ditė, por para disa muejėsh tė mirė. “Rueje, Zot, marshalla i kjoftė, syni i keq mos e paftė e Orėt i pastė te kryet me Engjuj e Shejtėn!” i thanė gratė e katundit saherė zbuluen djepin pėr ti urue jetė tė gjatė e tė lume. Ma tė afėrmt e shpisė e ndrikullat e zemrės I lidhėn do pėj nė rreth tė djepit, do tufė shum ngjyrėshe, do goca deti e rrueza, cingare tė vogėla priēi e pare sermi. Nė kaēurrelat e ballit i ngatrruen, mandej, me pak dyllė nji njesė Zojet e nji tė Shėn Andout, tue e sugurue, kėshtu, prej shtrigave tė natės e prej mėngjistareve, prej synit tė keq e prej bakėqiv.

    S’kaluen shum dit e nė vėllaznl tė Tulės filluen tė ndihen disa pėshperitje. Endė sot s’dihet se kah duelėn as se kush qe ai, qė e hapi fjalėn, se do dit para se tė lėnte Prela, dikush ndėr bari tė fshatit kah po kėrkonte natėn do dhi tė ngėrmueme nė bjeshkėn e Salcės, shi pėrfundi Majes sė Rrėshellit, aty ku sot asht Kodra e Ēamarotit, paska pasė pa se do hije tė veshuna nė rreze hane paskanė pasė mbulue livadhin dhe po paskanė pasė ēilė kuvend shoqe me shoqe. Qenka tremė ēobani dhe qenka smbrapė hajnisht mbas njaj guri. Paska currue veshtė dhe paska prigjue fijalėt e tė Bardhave tė natės. Ndėr tjera njana I paska pasė thanė shoqes: “Mbrenda pak kohe e Tul Hasės ka pėr ti lė nji djalė: ka pėr ti dalė trim e fisnik dhe Ora e tij ka pėr tė qenė fatalume mbi tė tjera shoqe. Ajo ka pėr tu pri motrave ndėr lufta dhe dy herė nė jetė ka pėr tu gjetė fort ngusht, por ka pėr tė pėshtue e pėr tė dalė faqe bardhė. Emnin e tij kanė pėr ta kėndue nė Lahutė tė Malcis. Orėt — pse sugurisht Orė do tė jenė qenė ato — paskanė pasė paralajmue edhe shum sende tjera. Njatje vonė u paska pasė shkue mendja dhe paskanė pasė dyshue nėmos po i ndigjueka kush ndėr tė dekėshėm. Ma e hieshmja ndėr to u paska pasė folė tė tjerave: Drue se ndokush ndėr njerzė ash kah na veshtron. Po e shitojmė, paskanė pasė thanė shumica; po e fluturojmė shkambit, paskanė pasė shtue disa sosh. Jo, jo, paska pasė pėrgjegjė Hieja e Madhe, mjafton qė nė mende tė kėtij guximtarit, po ndodhi kush I gjallė nė kėto vende, tė shlyejmė gjithshka ka mujtė tė ndiej prej nesh. Ka pėr tė mbajtė mend vetėm lindjen e djalit tė Tul Hasės dhe, po bani e e diftoi emnin e vet, aty-pėr-aty ka pėr ta lėshue shpirti. Ndoshta, e sigurisht shi pėr ketė kėrcnim, bariu i ynė s’e zbuloi kurr emnin e vet as se shka pau e ndjeu mė atė natė. Zati posa u ēuen Orėt prej atij vendit ai s’dijti tė thotė kurr tjetėr gja pėrveē shka i ishte qenė lėjue tė diftoj.

    Nė, natyrisht, s’na intereson kėtu gjith aq vėrtetsija e kėtij fakti.

    Qe fantazi e rrėjshme shka thohet se pau ky bari, apo dishka me tė saktė ju shtir.

    Puna asht se Prelė Tuli posa nisi tė marrė kambė, ngrehej mbas pushkės sė t’et dhe s’lėjonte qė i vėllai Kola — para tij me moshė — ta sundonte apo ti urdhėnonte. Kur tata pėr tė parėn herė, tue e mbajtė nė gjuj, e bani ti hiqte gisht hutės, femija nė vend qė tė tremej nga krizma e duhma e barutit, tanė u shkri nė gaz dhe kėcei prej gėzimit. Aty e mbrapa ishte vėshtirė me ja hjekė doret, sidomos ndėr raste festash, hutėn a kuburen e babės. Si muer mend e shise dhe nana i mbathi ēakēirėt e vogjėl nė vend tė kėmishės qė aso kohe bajshin si djelmt si ēikat deri mė nji shej moshe, djali e ndjeu vedin tė mad.

    Tashti kurdo Tuli a burrat e katundit, miq tė ardhun apo udhėtarė qė pėrbujshin nė shpi tė tij, hijshin nė kuvende burrnije apo rrahshin ēashtje kanuni a diftojshin ngjarje fisesh, Prela s’dahej tyne: rrinte me sy kokėrr dhe i veshtronte me vemendje e pa ba za, thue se ishte plak i vjetėr e jo kalama. As pėrkėdheljet e nanės, as fjala e babės s’e bajshin tė shkojė nė tė shtrueme, derisa mos tė ishte rahatue i mbrami mik. Ai vetė posa ndokush hinte nė prakun e derės, i qitėte stolin, e, burrave kutinė e duhanit: thirrte kafen pėr ta dhe dinte ti pėvesė e tė pėvetet me ta si tė ishte ma I miri burrė me mustakė. E pra akoma s’I kishte mbushė gjashtė vjetat. Ndėr moshatarė ishte gjithmonė i pari: i pari nė lojė, i pari nė fjalė, i pari nė squetsi e i pari tė marrė vendime. Vaj-halli pėr kė nuk i ndigjonte atij. I kandeshin lojėt “shejash”, “bajrak” e mbi tė gjitha luftat me pushkalla e zhgjeta, me pushkė druni e bahre. Ishte i mbatun nė tė folun dhe i kadalėshėm nė gjikime. Tė vetėt e quejshin “plaku I vogėl” e fėmijtė e lagjes e thirrshin “bajraktar”. E pra shpija e tij as s’ishte derė e parė, as ma soje se tė tjerat nė fshat. Ishte, po, shpije sė mirė, por shum oxhiqe tjera ja kalojshin nė za e pasun.

    Si u ba i zoti tė shkojė me gja, prindja e ēuen ēoban me ēobaj tjerė. I ngjati pak ēobanija pėrsė gjet nji mik qė ja hoq ketė havale. Po thom havale, mbasi Prela e ndiente vedin tė prirun ma fort pėr parmendė e shatė, pėr spatė e kosė se sa pėr gja tė gjallė. I kandeshin punėt e mbrendit, ndera e shpisė e pėrpjekjet me tė hue.

    Thame sipri se ēė nė femini Prela gjet nji mik. Ky mik qe frati i famullisė sėPalēit, sė cilės i pėrkitėte Salc.

    Frati e shifte shpesh ketė djalė te kisha ne e diele. Nė tė hetoi veti tė dallueme. E pau se ishte mendtak, i urtė, i ēiltė, i shoqnushėm, i peshuem ma tepėr se ja lėjonte mosha, dhe mbi tė gjitha Prela ishte i mirė e i pasherr.

    Nji ditė prej ditėsh, ndėrsa prindja po dojshin ta ngushtojnė Prelėn, tashma bėrbjek, tė merrte nė kujdes tufėn e dhive, qe se pėr fat tė tij, ja behi frati te shpija e Tul Hasės. Ishin kohė krezhėmsh e meshtari, simbas dokeve kishtare mė kėto ana, ishte tue ba koniqet pėr borxhin e gatimin e Pashkėve. Do tė diele pėrpara e pat leēitė prej elterit, se nė Salcė konaku kishte pėr tu ba nė kullėn e Hot Palit. Kėtu djalė mbas djalit, ruheshin me kujdes — posi privilegj i veēantė — petkat e meshės e shka nevojitej pėr sjellje fetare mė tė tilla rasa. Tash frati ishte tue shkrue fėmijtė pėr mėsim fetare, po tė mujte, edhe pėr shkollė. Pėr ketė qellim kishte ardhė tė lypė Prelė.

    Para kėrkesės sė tė “bekuemit” ngurroi i jati i Prelės, Tuli, e shnoti e ama. E pra kjo, do kohė pėrpara, pat ra nė godi me fratin mbi ketė ēashtje atėherė, kur pat ēue hakun e kishės te qela nė Palē. Gjithnji fratit s’i mohohet gja e aq ma pak atėbotė, kur ky tė biejė nė derė. Prandej, sadoqė me tė vėshtirė, sėmbramit ja dhane fjalėn — dhe ashtu si e dhane e mbajtėn — se do tė ja ēojshin Prelėn te kisha, saherė tė lėjonte moti e tė ja shifshin gjasėn pėr nji rrugė aq tė gjatė e tė pasugurtė si ishte rruga prej Salcet e nė Pal.

    Prelės i ra spata nė mjaltė. E njimend, tė frati djali xu tė vėrtetat e fesė, por edhe mėsoi tė shkruejė e tė lexojė, tė bajė pak llogari dhe muer njoftėsitė e para mbi historinė kombėtare e mbi tjetrėn botė. Kėshtu mendja e tij dhe kuptimi duel paksa nga rrethi i ngushtė i banorėve tė malit. Shka mandej i viejti nė tė tanė jetėn qe, se nga goja e meshtarit e, ma fort nga shpirti i tij, xu tė jetė shqiptar I nderėshėm e fetar i pa zhigla. Ma vonė vetė Prela ka pėr tė dishmue se, nėqese ai ndėr bejrakė tė Dukagjinit kishte pasė fitue nji emėn, ketė gja do tė ja dinte pėr nderė zhgunit tė Shėn Franēeskut. Po, pėrnjimend bijve tė dėjė tė kėtij Shejtit qė nė, sado tė harruem prej tanė botės, s’na harruen kurr, as s’na u larguen nė ditė tė mira, as s’na braktisėn nė rrethana tė vėshtira, — shtonte burri i maleve — do tu falemi nderės pėr fė, tė cilėn deri tash e ruejtėm, pėr tradita qė mbajtėm e pėr ndjenja kombėtare qė ata, pėrherė ma shqiptarė se Shqiptarėt, na ndikuen nė zemra e nė shpirtė.

    Nė shkollė tė fratit Prela do tė kishte mėsue edhe shum sende tjera, por pėr fat tė keq tė tij e tė katundit, frati s’ndei gjatė nė Palē. Prelės, prandej, ju desht tė pezullojė mėsimet. Kėshtu si tė tjerėt bashkėfshatarė qe ngushtue tė epej mbas punėve tė shpisė e mbas jetesė.

    Kėtu e mbrapa, veē, Prela s’qe ai i pėrparėshmi. Vetive tė tija tė natyrėshme tashti u shtohej nji botėkuptim ma i haptė, nji peshim ma i mbatun, dhe nji ideal ma i naltė e tėrhiqte nė jetė. Kjo qe edhe arsyeja, pėr tė cilėn nisi tė hijė ndėr burra para kohet. Kudo muer pjesė me tjerė nė kuvende e pleqni tė katundit, nė mbledhje tė bajrakėve a nė ēashtje tė bijtuna mbrenda e jashta Salcės, filloi tė dahej nė shėj dhe tė pėvetej, tė veshtrohej me vemendje dhe tė ndigjohej. Zakonisht fjala e tij, edhe pse ma i rm ndėr pleq, ishte fjala e mbrame, posi fjala e ma tė urtit ndėr burra tė fisit e e ma tė mirit. Njimend s’i mungonte shprehja as s’i deshtoi kurr urtija. Ishte i drejtė e i pa-anėshėm nė gjikim, i palakueshėm nė vendim tė marrun, i pathyeshėm para rushatit a kėrcnimeve, besnik e i ngulun. Ishte, por, edhe i mėshrirėshėm e i dhimshėm pėr tė ligėshtin, i fortė pėr tė fortin e padrejtė, i pakreni ndėr shokė, fistar ndėr tė huej, bujar me zemėr e mikpritės me aq sa kishte nė votėr e nė konak, i mirė me gjithken.

    Kemi ēekė se nė Salcė shpija ma e njoftuna ishte shpija e Hot Palit. Kjo pat shkue, kohėn e Hotit, mė nji fije pėnit pėr kah mashkujt. Hoti s’pat femijė dhe kur i diq e shoqja i kishte kalue tė gjashtėdhetėtat. Shokėt e dashamirėt, kundra vullėndesės sė tij, i xunė nji ēikė oxhaku dhe nji ditė prej ditėsh, gadi pa e dijtė kush, ja prunė nusen nė derė. Kurrkush s’u bind pėr ketė martesė tė pakohė, por jo tė pavend. Dihet se trashigimi nė male tona patriarkale asht gja shėjte dhe bekimi i Zotit. Sugurisht ky bekim s’mungoi, pėrsė nė pak kohė trollin e Hot Palit e gėzoi Zoti me djelm, ndėr tė cilt Ukėn e Cekėn. Si u rritėn kėta, pasunuen shpinė, blenė tokė e ograja, shtuen gjanė e gjallė dhe mbushėn koshat me bereqet e shtyllat me talla, sana e dushqe. Kėshtu ja rritėn nderėn derės e oxhakut tė vet aq sa me u pėrmendė pėr tė mirė nė tantė Dukagjinin. Pėr ma tepėr Uka e Ceka duelėn tė urtė e trima dhe dalė-ka-dalė muerėn parinė e Salcės, pari tė cilėn e mbajtėn me nderė pėr shum vjet, sadoqė as kėta s’ishin bajraktar.

    Mjerisht edhe nė ketė shpi, sikurse nė shum tjera tė Dukagjinit tė atėherėshėm, hini martesa e paligjėshme dhe me tė vėmja zhgatrruese e familjes. E s’ka se si tė ndodhė ndryshej, mbasi aty ku pėrxėhet Zoti, s’ka ma vend bekimi as e mira, paqa as harmonija e vėrtet.

    Nėsa shpija e Hot Palit shkonte tue ra dhe i largohej lumnisė sė parė, timi i Tul Hasės, pėrkundra, naltohej, nė saje tė Prelės, pėrherė e ma fort nė qiellin e Salcės e tė Merturi.

    Njimend se Prelės s’i duel kurr tė kapej nė pasuninė e Hot Palit, por po, ai i fitoi vedit namin e zanin e ma tė mirit burrė nė fis e ma tė pėrmenduni.

    Kjo asht arsyeja pėr tė cilėn pranija e Durgut Pashės nė kufinin e Merturit e gjet Prelė Tulin nė krye tė Salcės. E shi kėtu fillon epopeja e lumnueshme e kėtij burr.


    Ushtrija turke ishte derdhė nė Gash e Krasniqe. Hecte kadalė, tue lanė mbas vedit shpija tė djeguna e tė rrenueme nga topat, ara tė shkeluna, kollomoqe nė tufė tė korruna pėr tagji kualsh e mushkash, pemė tė preme, ograja e vathė tė shkretnueme. Robnija e tremun, ne e parė, dhe e strukun ndėr shpella e pyje, prej kah pushka e koēakėve kundra taborreve tė Sulltanit bahej pėrherė e ma e rrallė, i dorėzohej dalėkadalė hanė-e-hyllit, me tė cilin e lidhte besimi e jo ndjenjat as gjaku. Vetė Shaban Binaku, i cili nė ēpalljen e Konstitucionit tė Turqve tė Ri shi nė mbledhjen e auktoriteteve ma tė nalta turke, nė Gjakovė, pat thye asi shtegu, stemėn e Sulltanit e shkye fotografinė e tij, tue e shkelė dhunisht dhe pat thanė: “Mue mė thonė ujku i Gjakovės e sa tė jemi un gjallė, s’la tjetėr kangj tė kėndojė mė ketė vend as s’pranoj kurr punė tė reja nė katund tė vjetėr”, tashti ishte thye ma fort me dredhi se me armė. Bante, prandej, pjesėn e Turqisė kundra fiseve katolike tė nji gjaku e tė nji vėllaznije me tė. Pushka e tij e idhtė si Zana e malit, kur kjo tė duejė me tė shitue, ma e shpejtė se rrufeja, kur don me tė vra, kishte heshtė. Vendin e barutit e tė vezmes lyese e kishin xanė katėrqind lirat turke, dhanti gėnjyese e anmikut tė tij e tė Shqiptarėve. Edhe Boletint e Sokolicės, Sylejman Agajt e Botushės e Zajmi i Pejės ishin ligėshtue para numrit tė pacak tė ushtarėve tė ardhun nga Saloniku e Stambolla. Kush sish kish marrė malin, kush ishte tėrhjekė nė Mal tė Zi. Deri qindresa e Qafes sė Morinės, ku Gashnjanėt e tė Krasniqasit i patėn qitė bejleg vetė Durgut Pashės, mbaroi me fitimin e kėtij tė fundit. Mbas kėsajė fitorje rruga pėr Qafen e Kolēit ishte ēilė dhe kėtu synonte Pasha.

    Ndėrkaq Nikaj e Merturė, kėto ma tė parat nė bajrakė tė Dukagjinit, ndodheshin para zjarmit. Vlojshin mbrenda vedit porsi vėlon kazani i rakisė nė okė tė para. Lėvizshin andej e kėndej posi lėvizin kaprrojt e turitun nė ashtė, posi thitė e egjėr a ujqit e rrethuem prej flakės, kur pylli tė ketė marrė zjarm nė gushtin e verės.

    Si ndodhė gadi gjithmonė nė kėso rasash, as kėto dy fise e aq ma pak tjerat nė Dukagjinin e mbrendėshėm, s’ishin nji fjale as nji mendimi. Rreziku nė prak tė derės, marrshimi i njaj ushtrije qė u avitej posi ujėt e njaj liqeni artificial, mbasi ti jetė thye cfrati (penda) i naltė, morija e madhe e fes-kuqave tė Azisė, qė deri mė atėherė kishte shkretmie, posi kacaleci ndėr ara, krahina e fise ēmerr prej Shkupit e deri nė Valbonė, i bante banorėt e shkretė tė daheshin nė “pėr” e “kundra” qindresės. Nuk ishte pėr tė ju vu faj. Vogjėlija asht gjithmonė posi tallazet e detit nė baticė e zbaticė.

    Nevojitej zotsija e Prelė Tulit pėr tė paqtue shpirtėnt, pėr tė zemrue tė frigsuemėt, pėr tė thye kundėrshtarėt. Lirija s’fitohet tue ju ba urė anmikut as pushtuesit; feja s’mbahej tue tėrnue kryqin; atdheu s’pėshtohej tue hikė; vendi s’ruhej tue e lėshue; ndera e zani s’rritej tue I shkelė; burrnija s’diftohej nė dit tė mira; trimnija s’ruhej ndėr xhubleta e nė mjes furkash. S’jitėte tjetėr veē a me u shkri I madh e i vogėl e me dekė si u kishin dekė tė Parėt apo me u marrue para botės e fiseve tjera e me dalė e me e lėshue pėrgjithmonė.

    Fjala zjarm e burrit tė maleve, syni gacė i tij dhe zemra ēelik, pėrpjekjet me pari e hipnotizimi i vogjėlisė, ku Prela kishte vu uzdajėn, elektrizuen Salcėn e Merturin. Vendosėn tė desin tė tanė sa ishin. Kėtij vendimit i ndejėn besnikė edhe atėbotė, kur Nikajt e Raja ranė nė duer tė anmikut. Tash pėr tash as arsyetimi I Prelės, as fjala e dhanun, s’mjaftojshin. Lypeshin fakte. Duhej me u a mbushė menden simpatixuesave e kundėrshtarėve, me provė nė dorė, se edhe nji grusht njerz tė vendosun e tė lidhun tok porsi Spartanėt nė Thermopyle, posi Makabejt nė mproje tė Ligjės e tė tempullit, do tė ja thejshin hundėt anmikut, edhe po tė ishte ky i fortė e i panumėr sa ishte qenė Ksersi me ushtri tė veta persjane apo Antioku me ato tė Sirianėve.

    Pėr tė njoftė forcat e ushtrisė e ma fort ndoshta, pėr tė grabitė ndonji armė a municion, 200 vetė ndėr ma tė letėt e ndėr ma guximtarėt e Nikajve e tė Merturit, nė terrin e verbtė tė natės, ju afruen ēadrave tė anmikut nė Mulosmanaj. Durgut Pasha kishte ngulė aty dhe po sharmatoste Krasniqen. Pushonte me ushtri tė lodhun dhe synonte tė siguronte shpinėn para se tė merrte rrugėn pėr Qafėn e Kolēit e pėr Dukagjin.

    S’gėrset ndryshej mali, kur nė maje tė Hekurave apo nė Ershellin e Shalės, pa pritė pa kujtue zhgarkohet nė breshėn nji rė e zezė vjeshtore, si gėrsiti, ushtoi e u trand toka, kur dyqind martina flakė nė flakė posi rrufej a ndezė cikolen, u shprazėn nė ushtri tė anmikut nė tė zbardhun tė asajė dite. Dyqind burra u hallakatėn nji zani, posi ulurojnė ujqit e lodhun uje nga dimni i gjatė nė pyllin e Ndėrmajnave, atėherė kur prej andej dynden mė tė katėrta pėr ti ra prė ndo’i katundi tė afėrm. Kodrat pėr rreth u ndezėn flakė e flakė u ndez dispmeshėm e mėnijshėm gjenerali i pathyeshėm Shefqeti. Ishte “kopil” turkoshaku i mėsuem pėr armė e i vaditum nė luftime.

    Posi qesin gjuetarėt nė Selimaj, tė tanė pėr nji herė batare, mė nji tubė thishė sė egjėr, qė u damtojnė arat e bjeshkėn ma fort se pėr ti vra, mbasi mishin s’u a hanė derrave, sa pėr ti turitė shtasėt turiēe ase pėr ti shitue — thonė se ku tė pėrgjaket derri ‘i herė, s’shkelė kurr ma mė tė njajtat gjurmė — ashtu bani Durguti me pushkatarėt tanė.

    Mbėlodh, pra, ushtrinė e alarmueme dhe mbasi nė emėn tė Koranit e tė Sulltanit e nxiti pėr hak-marrje kundra kaurrave kryengritėsa, rreshtoi taborret pėr luftė. Ngrehi top e havan dhe me to rrahi mallim krahin prej kah kishin ardhė tė shtimet e martinave dhe ish’ ndigjue brima. Fishkulluen plumbat dinamit tė mauzerreve turke, u ndezėn flakė grykat e mitrolozave, bumbulluen malet pėr rreth, u trandėn koēekė e shkambij, por zemrat e Gedeonave shqiptarė s’u trėmėn as s’luejtėn vendit mėsa luen Ēellumi i Merturit para stuhisė qė e rrahė nė net tė thellimit.

    Potera qe tue u zgjatė e s’dij se si pat me pėrfundue, ashtu si s’dij se sa tanuza mbetėn pa krena, po mos tė ju kujtonte dinaku i Stambollės nj aj strategjije. Mbushi topat e vet e havanat me ranė tė imtė lumi e me zall bregu, me dhė tė shkrythtė, me hi e thėngill tė shtypun dhe me ta gjuejti pritat tona. Endė s’njifej gazi lotues. Nji tim me tė marrė frymėn ju ngjesh pyllės e shpatinave; nji pluhun i zi me tė verbue u ēue si njegull e dėtė. Rrjedhimet s’qenė tė pafuqi. Ēeta trimneshė e Nikajve e e Merturit dishmuen ma vonė se aty e mbrapa s’qenė tė zotėt me vu pushkėn nė thumb, ke sytė u digjshin dhe u lotojshin; martinat s’u punojshin si pėrpara ke nė konak e amė tė tyne depėrtonte pluhni. U ngushtuen, prandej, tė lėshojshin pritat dhe tė kthejshin nė katunde tė veta pa u pasė hi ferrė nė kambė, po, por edhe pa I pasė dalė nė krye qellimit, pėr tė cilin kishin shkue.

    Tash. Durgut Pasha s’kishte ma shka pritėte. Friga se nė Qafen e Kolēit, po tė hutohej ma, do tė ndeshte nė parzmat e ēelikta tė malsorėve e bani ta xėnte ketė shteg para kohės sė caktueme e natėn pėr terr. Gjet kundėrshtim tė paktė. Raja, Shėn Gjergji, Blakaj e Bėtoshė me fisin e Nikajve u dorėzuen apo muerėn malin. Pushkatarėt ma nė shėj u tėrhoqėn nė krah tė Shalės e ma e shumta kah Salca, ku pregatitej me dekė Prelė Tuli me tė vetėt.

    Nė Therme tė Nikajve u ngreh komanda e Pashės fitues. Nė logun e kishės sė fshatit, ku ndodhej aso heret franēeskani Atė Pjetėr Gjadrri, u naltue flamuri hanė e hyll. Rreth tij u ngrehėn ēadrat spitale, depot riserva e mbrapavijat. Me to xuni vend nji kolonel Azije e kapidan Ali Begu.

    Nisi rregjistrimi i armėve dhe dorėzimi, njehja e banorėve e numrimi i gjasė sė gjallė e ēmimi i mallit. Bashkė me dorėzim shėnjohen njimi anekdote me aq sulme tė veēueme ēetash qė s’i lėjshin kurr tė qetė ushtarėt okupatorė. Kurrkush ma mirė se frati s’kishte pėr tė dijtė me na rėfye se shka i ra pėr hise tė vuejė nė kėto dit e sidomos atėherė, kur mbi ēadra e mbi ushtarė tė Pashės krisi mauzerrja shqiptare, huta e martinja e koēakėve. E kėtu i do dijtė begut tė Kosovės, nėqese meshtari pėshtoi pa u burgosė e kisha pa u dhunue. Shqiptari ēdo feje tė jetė, asht shqiptar dhe gjakun s’e harron as vėllan s’e poshtnon para tė huejit. Vetėm komunistat banė shka historija s’mban mend ndėr nė as kohėn e Turkut.

    Ndėrkaq nė Therme grumbulloheshin rradhat ma tė zgjedhunat e Durgutit.

    Ky e kishte vendosė dhe ishte bėtue tė hijė nė Salcė a me tė mirė a me tė keq, me premtime dinake apo me zjarm e flakė. Nė rast se do tė ndeshte kundėrshtim me armė, e kishte da e kėputė me e ba “fani” me tė madh e me tė vogėl dhe me e qitė faret Salcėn kreshnike ma zi se Shipion Afrikani Karthagjinėn madhėshtore.

    Ishte mėsue gjenerali i Derės sė Lartė me kėrcllue dhambėt dhe me shkumbue prej vėnerit, sa herė nevojitej me i shti frigėn kujė, por edhe fill mbas me ba buzėn nė gaz dhe me pėrkėdhelė atė, qė mėnisė sė tij s’i tutej. Ujku tėrnon qimen, por s’ndėrron lėkurėn.

    Mendoi, pra, me u marrė vesht me Prelė Tulin e npėr tė me ra nė godi me Salcė. Bani si ujku i moēnuem me dhelpnėn dinake. Kjo e grishun tė hinte nė kėsollėn ku gjindej ndė qeni i Shėn Gjonit, i pėrgjegji prej te dera: zanin ta ndjesha, por dhambėt mos ti pasha! Nuk ju afrue bisht-tufja as nuk i xuni besė ujkut tė trashė.

    Turkija edhe pse nė prendim tė lumnisė sė vet shekullore, trashigonte prej njaj sė kaluemje sė lumnueshme e sė gjatė madhninė e armėve dhe squetsinė politike. Kėto mik duhet ti mohohen. Pėr shekuj e shekuj nė gji tė vet kishte rritė e ushqye burra e politikaj qė kishin dridhė botėn, sulltana e gjenerala qė kishin shtrue popuj e fise dhe, mirė a keq, tanė kėta i kishin mbajtė nėn sundim. E vėrtetė edhe se tash ishte nė zhgatrrim. Kėrkonte e bante ēmos para kėsajė gjendje tė meremetonte, tue ju pėrshtatė kohės e zhvillimit tė shekullit tė njizetėt, ndėrtesėn e vjetrueme tė vetėn, tė trandun nė themel dhe tė plasun nė katėr anėt. Nuk asht pėr tu bindė ke as tash Turkisė s’i mungojshin njerz tė mėdhaj. Nji ndėr ta, e ndoshta, jo ma i mbrami, ishte Shefqet Durgut Pasha: “kija inadė, por folja hakun”. Zotnonte ky trimninė e hartin ushtarak; dinte ma mirė se ēdo tjetėr dreqnitė orientale me tana marifetet e veta. Pėsėqind vjet Turki nė Shqipni, ku mjerisht ma fort lakmija e parja, rybet e ndera, se vetė shpata e forca kishin formue nė ketė vend nji Turki tė vogėl, e kėshillojshin gjeneralin e squet tė pėrdoronte taktikėn e vjetėr. Aq ma tepėr mbasi kishte punė me njerz tė thjeshtė e — nė mende tė tij — ne e moēme.

    Ne parė dėrgoi nji lajmtar tė vetin te Prelė Tuli.

    I ngarkuemi i Pashės e gjet burrin e maleve nė Salcė, tashma gjysė tė shkretnueme prej popullsisė. Prela gatohej pėr qindresė. E priti pėrfaqėsuesin turk me nderime doketare qė i epen mikut. Buzėqeshun pranoi “selamet” e Durgutit e “ēmimin” — si thonte ai — qė kishte pėr tė baba Mbret. Ky, rriti Zo’jetėn, — shtonte lajmtari — kishte nderim tė madh pėr Dukagjin e posaēe pėr Salcė, prej sė cilės lypte ndimė e bashkėpunim pėr tė vu qetsi, rregull e sugurim. Pėr ketė arsye e jo pėr tjetėr kishte ngarkue mėkambėsin e vet tė kalojė me ushtri asajt pėr tė hi nė Shkodėr. Prej kėndej do tė merrte masat e duhuna pėr riformėn e rė tė zbatueme deri atėherė gadi nė tanė perendorinė otomane. Prej Dukagjinit, e mė ketė rasė prej Salcės, Sulltani i Madh pritėte nėnshtrim e ndigjesė simbas urdhėnimeve tė urta qė kishte pėr tė ēpallė Pasha, Gazi Durgut Pasha. Prej anės sė tij, ky i fundit nė emėn tė mbasardhėsit tė pushtedėshėm tė Muhametit — atij i qoftė lavd — i premtonte rybe, nishana e pare. Pėr kėta mjaftonte tė dorėzonte armėt dhe mos tė kundėrshtonte ai vetė as fisi i tij tue shkaktue, kėshtu, mėninė e Sulltanit para tė cilit dridhet bota. Ēdo kundėrshtim, smbramit, ishte baras si me i ra murit me krye dhe me sharrue vedin, familjet e miletin. Ndėrkaq i qiti para plot grushtin me lira turke, posi fillesė tė bujarisė sė pacak tė Sulltanit dhe tė Pashės.

    S’u dume fisniku dhe, i ndezun nė tė tyrė thue se sytė po i qitshin zjarm e shkėndija, i ra grusht dorės sė trathtarit tue ja derdhė paret pėr tokė. Po mos tė ishte ndera e Shqiptarit — i tha idhtas — qė mė pret mos me ba nė ty shka kurr s’mė ka ba baba as gjyshi, kurr e pėr ketė jetė sytė t’u s’patėn pėr tė ba ma dritė. I kjosh falė mikpritjes shqiptare e nderės sė mikut qė pėr nė, kushdo qoftė ai, asht vehtje e paprekėshme dhe shejte. Mandej vazhdoi: Pa ‘i mend kujtueka Pasha e kujtueke ti e Sulltani se Prelė Tuli i Salcės thehet me pare? Thue ‘i mend mendueka Stambolla se malet tona e Shqipnija blehen me tė holla tė marres? Merr paret tua, prandej, e nė mos daē me tė kja nana turkinė pa mujtė me dijtė se ku tė pushojnė eshtėnt as se ku e kė vorrin, kthe kah kė ardhė, pse, pėr atė Zojė tė Merturit e Shėn Mastjan tė Nik’et, s’ka sulltan as pashė qė e shklet ketė vend me tė keq e pėr dhuni pa ju pasė derdhė nė parzėm plumbat e armėve tona. Por, po, mbreh kambėt, edhe nji herė po tė thom, e nė qe se s’kė hangėr bukė, bukė e krypė po tė shtroj shqiptarēe, pėr ma tepėr pėr rrugė po tė ap ndoren teme deri nė kufi tė bajrakut e nisu pėr te pasha i yt! Veē, viere nė vesh mirė e thuejmi qartė Durgutit se vetė pasunitė e mbretit e pallatet e Stambollės janė pak pėr tė blė Salcėn.

    Kėta ndodhte nė fushėn e Shukut, nėn Kodrat e Palēit, ndo’i ditė para Shėn Qurkut tė Shoshit (14 korrik).

    Dy Salcnjorė tė armatosun e shoqnuen lajmtarin deri nė kufi tė Nikajve, ku ishin rojet tona e rojet turke. Dy teste mauzerrje tė shprazuna me shpejtinė e armėve automatike, pėrshėndetėn mikun e padishruem, qė dredhte te gjenerali posi pulė e lagėt dhe me nji grusht miza.

    Misjoni i tij kishte shkue keq e si a’ ma zi.

    Tėrfelloi Durguti kur muer vesht shka i diftoi nėpunėsi dhe, si rėfei ma vonė vetė Ali Begu, s’i xente vendi vend prej idhnimit. E kėta sugurisht jo pse tutej, pėrse s’ishte njeri frigacak, por prej disprimit e vėnerit qė i gufonte nė zemėr. Eh, kaurr kaurrit, — shkonte tte thanė nė ēadrėn e vet, tash kė pėr tė pa se shka asht Turkija e shka Sulltani! E po kur asht ndie se nji qėn i krishtenė ti qesė bejleg armėve tona? Nji malok Shqipnije me pėrbuzė dhuratat e Mbretit? A ka poshtėrsi ma tė madhe?

    Pėr dy dit rresht ndei mendueshėm e idhtė si zehri. Dishka bluente me mend dhe sendėngjonte. Ruhej, veē, mos tė diftohej trazueshėm pėrjashta. Ishte gjarpėn i vjetėr, i rritum nė shullanin e Harabisė; ishte skile e mėsueme me marrė mendsh pulat, por edhe me lėmue ujkun e me ja zbute hovin.

    Si mos tė kishte ndodhė gja e keqe deri mė atė herė, mbasi i kthei pak terezija e pėrparėshme, urdhėnoi ti bijshin para kryesinė e Nikajve e tė Merturit bashkė me parinė e Palēit, tė Salcės e tė Brisės. Ndėr ta do tė paraqitej me doemos edhe Prelė Tuli. Dorėzimi i armėve ishte urdhėni i ditės. Ky dorėzim do tė kryhej nji sahat e ma parė. Ēdo vonesė a pezullim nė ketė rast ishte delikt dhe kryengritje kundra Derės sė Lartė. Si pasojė vinte ndeshkimi me dekė apo pak me thanė internimi nė skajin e Azisė. Parija e Nikajve e e Merturit tė andej lumit u paraqit nė ditėn e caktueme. Mungojshin ata tė Salcės, tė Brisės e tė Palēit. Edhe nji herė gjenerali, e tash me nji ton kėrcnues, u dergoi urdhėnin e dorėzimit tė armėve. Ishte “ultimatum” i fundit: a armėt a shpirtin. U epte 24 orė afat.

    Mė tjetrėn anė Prelė Tuli e kishte qitė cekėn me dhanė shpirtin, por jo armėt. Nė fund tė fundit Salca i kishte ba me dijtė Durgutit se as nė Shqipni as nė Veri ajo s’ishte fis i parė e, simbas Kanunit tė maleve, tė njoftun edhe prej vetė Sulltanit, as mė ketė rast si perkitėte asajė parija. Dukagjini ishte mvarė gjithmonė prej Kalėsė sė Shkodrės dhe vetėm prej andej pritėte e pranonte urdhėna, e jo prej Kosovet. Kėndej Durgut Pashės, apo po tė ishte edhe vetė Sulltani, i duhej pėrpara me shtrue e me sharmatosė qytetin, mbrapa Malet e Mėdha tė Malsisė e smbramit Dukagjinin. Nė mende tė tyne, pra, Pasha i Stambollės kishte gabue shteg, kishte ra va pa va, kishte hi mė nji pyllė tė shpeshtė e tė vėshtirė me trinė nė krah e tashti s’ishte punė e udobtė me dalė shėndosh. Me nji fjalė, i levertiste me kthye dalė dhe me rrahė nji rrugė njimend ma tė gjatė, por ma tė shpejtė e ma tė sugurtė. Shpesh njeriu tue dashtė me u ngutė e me shpejtue, vonohet.

    Sharra kishte ndeshė nė gozhdė. E gozhda s’ishte hekur i djegun as hekur I butė, por ēelik, ēelik kose. Do shkėndija sugurisht do tė delshin dhe s’dij se kė do tė pėrcėllojshin ma keqas.

    Sa ma i vrashtė qe “ultimatum”, aq ma e vrashtė qe pėrgjegja.

    Nėqese Stambolla i don armėt, tė vijė vetė e ti marrė. Salca s’ban as s’ka bajtė kurr armė pėr tė dorėzue, por pėr tė luftue me to. Prandej kėtu nė vend e jo njeti kemi pėr tė ja dhanė Pashės kėto hekuraēa tė lyeme me mish “thiut”.

    Nji e fyeme ma e madhe s’mund i bahej dintarėve anadollakė.


    Natėn e Shėn Qurkut (13 korrik), nė tė zbardhun tė dritės, Qafa e Qukes, kah kalon rruga pėr bjeshkė tė Salcės pėr tė dalė, mandej, nė Qafe tė Agrit, Fusha e Shukut, npėr tė cilėn pėrshkohet drumi pėr Nikaj, Fusha e Prėēit, Thermja e Nikajve e Mserri u kallėn flakė tė verdhė nga topi e mitrolozi, nga havani e pushka e ushtrisė sulmuese. Tė kishte thanė mendja se rrezet e diellit s’bajshin dritė atė nade aq ishte timi, aq njegulla, aq duhma, aq pluhni I ēuem prej gjyleve tė topave e prej bumbesh, qė derdheshin pa dhimė e pa kursim mbi Salcėn e shkretė. Dukagjini muer gjamė jo ndryshej, por posi tė ishte rrxue kulihum maja e thatė e Rrėshellit e gjysa tė kish ra nė lumin e Nikajve e gjysa tjetėr nė anė prej Shalės. Po thom nė anė prej Shalės, mbasi shungullima u ndie posi gjamė bumbulluese moti deri nė Gurin e Kuq, kufi me Prekal.

    S’ndodhė ndryshej pranėverės nė bjeshkė tona, kur mbas njaj dimni tė gjatė e tė vėshtirė, mė tė cilin majet tė jenė ngarkue me borė sa me tu gja se s’mund bajnė ma, nga tė xetit e diellit e shinat e butė tė stinės shkoqen shtretėn tė pamatun bore dhe, tue u bashkue nė orteg, lėshohen njajse nė lugina, thue malet vetė po shamen ēė nė themel, si ndodhi mė atė ditė nė kufinin e Salcės. Ushtrija ju vesh kodrave e pyjeve, rrugave e grykave porsi i veshet bleta gardhijeve e landėve, kur lėshon zogza nga zgjoni amė, i randuem pėr sė tepėrmi me miza.

    Fishkullojshin plumbat npėr aha e bunga posi fishkullon rriba e verit nepėr ēetina tė bjeshkėve e nepėr qafa, kur don me ndėrrue moti a me shpėrthye stuhija. Qitshin shkėndija kokrrat dinamit tue u plasė pėr gur e shkrepa, pėr ballna kullash e ledhe pritash, thue kėto tė tana ishin gur-gacė e plumbat unorė apo tė parat hekur i kuqun i venduem nė kudhėn e farketarit e tė dytat ēekana tė ēeliktė qė rrahshin fuqishėm mbi tė.

    Vall! Salcnjorėt me besėlidhunt e vet Pjollorė ku do tė jenė? Ku do tė jetė, Zo’ Prelė Tuli me mashkuj: me Kolėn e Mėhillin, Izakun e Zhutin? Thue fisi i tij me Ukė Hotin e Cekėn, me Ndokė Lucin e Binak Prendin, me Gjol Dodėn e tė bijt e Terakut: Nduen e Bercakun, me shpinė e Deli Tahirit, me Balė Pjetrėn e Tush Balėn, me Vocėl Demėn e Grimcin, me Prekė Gjeloshin e Murrec Gjergjin, me Mila’ Micin e Vuksa’ Lekėn, me Gilė Martinin e Lulash Shytanin, me Man Avdinė e Bicel Lorin, me Mark Babunin e Marti’ Peroēin e tjerė si kėta: njiqind e tridhetė me tė njehun? A thue, tė penduem pėr vendimin e marrun ndoshta kambė e nė dorė, tash qė puna kishte ardhė nė tė, kishin hi nė bryenė tė kaut edhe heshtojshin pėr tė pėshtue vedin ma fort se vendin, familjet e veta ma fort se atdhenė? Apo tė mshehun nė Gurt e Ēa, ishin habitė tue lye armėt, ashtu si kishin pasė premtue se do tė bajshin para se tė ja dorėzojshin Durgut Gazi Pashės?

    Se ku kanė zatetė kėta drangoj tė pafletė e din mirė Prelė Tuli, persė ai vetė i ka rreshtue nji ka nji nė Shkamb tė Lekės e Sukė tė Doēit, nė Sukė Marvatė e Kodra tė Palēit, nė Gurt e Ēa e nė Gur Murg. i cili kėtu e mbrapa ka pėr tė qenė kulla e barutit e Oso Kukės nga Dukagjini, kalaja e Lekės tė ri, Kapitoli i Salcės heroike.

    Prela edhe i ka porositė djelt e vet sokola ti njehin mirė fishekėt dhe ti kursejnė e ti ruejnė si dritėn e synit, tue pjestue fishek pėr krye turku e qemerė pėr taborr mbreti. Paj kreshniku i maleve e dinte hollė se trimi i vėrtetė edhe me nji fishek tė vetėm dahet me nderė, por e dinte edhe se nė luftė plumbi vien sa jeta, kushton sa ndera, vlen sa zani e nami.

    Nji gja mund e suguroj lexuesin se armėt nė duerė tė luftėtarėve tanė njimend ishin qenė lye mirė me voj e pastrue sa qė nė tė shtime, aq mirė rrėshitshin sa huta me tu gja malere e malerja mitroloz, pishtolet alltija e alltijat automatikė.

    Kur nga malet e nalta dyndet bora nė orteg dhe mbasi tė jetė flakurue shkambijve e lugjeve vjen e hapet nė ndonji breishtė a ahishtė tė shpeshtė posi lum qė ka thye pendėn, brejt e njomė e ahat fillakēė pėrkulen njajze para turrit e peshės, tue lanė tė kalojė mbi ta sasija e pamatun e borės dhe fill mbas, thue se s’qe gja tufani I sajė, ēojnė kryet si pėrpara e ndreqen, ashtu u ndreqėn luftėtarėt e kukzuem mbas pritash kur panė se anmiku mbas breshnit tė plumbave msyni tė marrė llogoret e tyne. Krisi atėbotė pushka e Prelė Tulit e p’riherė me tė u ndezėn flakė treqind gryka. Treqind tanuza u tretėn e aq ushtarė u rrxuen tė dekun e tė varruem apo u smbrapėn. Nė tė shtime tė para ra dekun koman- danti i sulmit, nji kapidan Azijet sa nji tra kulmi. Vendin e tij e xuni Ali Begu e me tė rreshta tė ri ushtarėsh tė fresktė.

    U luftue gjith ditėn atė ditė e ditėn tjetėr pa mujtė tė bajė ushtrija fėrkem pėrpara. U muerėn shtigje e prita nga njana anė e tjetra. U fituen suka e kodra dhe rishtas u lėshuen. U hodhėn nė grykė tė pushkėve tanėt, u kacafitėn fyta-fyt me ushtarė anadollakė dhe prap u smbrapėn, por as nė zjarm as nė flakė s’u ligėshtuen as nuk i lėshoi zemra. E kishin kėputė me dekė e deka me Turk u gitej fitim i ambėl.

    Balli i luftės mė njanėn anė dhe friga e ndonji pusije sė papritun, terri i natės dhe pasugurija ke tanėt sulmojshin pada me ēeta tė vogėla e tė shpejta pozicionet e anmikut dhe ēadrat, tue pėrgjakė mbrapa e paravija e tue ēue pėr hava xhebehane, e, mbi tė gjitha, mungesa e ushqimit, ja pmni shpirtin nė fyt ushtrisė sė Durgutit. Tri dit rresht batalionet e visė sulmuese mbetėn pa bukė tė rregullt. Mbetėn pa bukė pėrsė Mehmet Shpendi me Shalė u a kishte prė rrugėn dhe me armė tė veta tė pathyeshme s’i lėnte rahat ditė as natė. Shi nė javėn e parė tė luftimeve batalionet e zgjedhuna tė Ali Kosturit tri herė me radhė ēuen flamurin e bardhė pėr tu dorėzue. Ndoshta Salcnjorėt trima s’ju kujtuen kėsajė pune apo edhe, nė ju kujtuen, dreshtėn ndonji dredhi anmike. Mjerisht s’dijtėn tė pėrfitojnė nga rasti. Ali Begu vetė ka pėr tė pohue ma vonė se shi kjo habi e tė Dukagjinasve qe rrenimi i tyne. E njimend, tė katėrtėn ditė rradha tė reja nga Thermja e nga Gurrat e Sakaēit njana mbas tjetrės u pėrspjetėn ke vija e pėrleshjes dhe xevendsuen me fuqi tė reja ushtarėt e bjerrun. Ndėrkaq topat e randė e havanat s’prajshin nji herė me thanė, tue rrahė pozitat tona ēmerr Salcė e Brisė e deri nė Qafe tė Agrit e tė Ndėrmajnave.

    Para fuqive otomane pėrherė e ma tė mėdha Prelė Tuli, posi strategė i mirė, mendoi ti grumbullojė pushkatarėt e vet nė qandrrėn e qindresės, nė Gurin Murg.

    Asht ky nji shkamb i ēuditėshėm, thue se njimend dora e vetė Perendisė e jo tjetėr e ka krijue pėr fortesė.

    Thonė se nė tė, kohėn e Mjesjetės, atėherė kur rregulltarėt e kristjanizmit u pėrxunė nga mungadet e veta tė paqta dhe vendet e tyne, oaze shejtnije, urate e pune, u shkretnuen nga i Azjatiku, njani prej kėtyne njerzėve tė Zotit, xu vend nė ketė shkamb dhe aty banoi pėr shum vjet. E prejse shejtnija e tij e pendesa, jeta e tij e punėt e bindėshme qė kreu terhoqėn vemendjen e banorėve pėr rreth e tė atyne tė largtėve, mbas dekės sė mungarit populli vetė e pagėzoi ketė shkamb me emnin e soēėm: e quejtėn aty e mbrapa Guri i Murgut ase Guri Murg.

    Naltohet ky gadi mbi katund tė Salcės posi nji kala e vetmueme. Mė njanėn anė s’ka tjetėr veē gurinė, shkoza e dullija e ndonji bung nė tė rrallė. Shkėputet prej Qafės sė Qukes me anėn e Prronit tė Lerinit, prrue i veshun me gur tė mėdhaj, por tė tanė me faqe prej Qafes si tė ishin mjellė me kuj e rendue prej njerit. Ndėrsa nė tre ballnat asht i rrethuem prej livadhit e logjeve, prej shpatinave tė vume e tė curakuna, thue janė shpėlaka e dorės. Nė anė prej prendimit shikjon kah Okoli, nji mur i naltė shkambijsh posi nji ledh titanik apo katallajsh ilirjanė. Nji shteg I vetėm, sa memzi tė kalojė nji burrė i armatosun, ēilet nė skajin e lugut tė Qafėgurės dhe tė pėrciell nė kunorėn e Gurit Murg. Kėtu lirisht mund tė gjejnė vend njiqind luftėtarė tė shtėrnguem nė armė tė gjata. Nė rrethinė s’gjindet kurrnji krue pėr bė pėrveē atij qė ma me arsye mund tė quhet kroni murg se sa i Lerinit.

    Mė ketė vend, pra, u ngujuen kreshnikėt e Jutbinės dukagjinase me Prelė Tulin nė krye. Po thom u ngujuen edhe pse prej andej herojt dalin, turren, msyjnė, pėrleshen fyta-fytas, kapen e kacafiten thojas kurdoherė anmiku, i zemruem nga numri e mjetet, guxon tu hudhet ma ngjat se sa ‘i shėj pushke. Mė ketė rasė Prela s’xėn vend mėsa xėn vend ujku posa tė jetė ndry nė kafazin e hekurt. Tash gjindet ndėr prita, tash lėshohet si luani nė gjae yrysh nė llogore tė anmikut, tash drejton ēetat: ep urdhėna, zemron, nxitė, ndihmon, drejton, mpron. Din tė mėsojė e tė qortojė, tė ndalojė e tė frėnojė zemrimin e tepruem tė rijve, entuzjazmin e fitimeve, trimninė e shtyme tė guximtarėve. S’lėjon tė pėrballohet anmiku nė fushė tė lame e pa nevojė, porositė mos tė nguten dhe mos ti besojnė vedit ma tepėr se u lėjon mauzerrja e qemeri i flshekėve nė tė ngjeshun.

    Tashma lufta muer pamjen e nji rrethatimi. Gjithnji ushtrisė i jitėte nji rmgė e vetme sulmi: ajo pėrball shkambit, pasqyrė e lame. Vetėm kėndej mund tė msynte Durguti. E kėndej dha urdhėn tė msyjshin ushtarėt pa shikjue aspak se sa nizamė nevojiteshin dhe se tė panumėr do t’ishin ata qė do tė bijshin dekė posi mizat nė kjumshtė, para plumbave tė njehun e tė pagabueshėm tė Shqiptarėve.

    Nė pushtimin e nji vendi deri sa mos tė merren fortesat strategjike, vendi s’njehet i ram: kėshtu edhe nė ketė rast Salca s’mund njehej e marrun, mbasi endė qindronte nė kambė dhe i pa damtuem Guri Murg. Ky ishte kapitoli i Salcės, pyrgu I kalasė, kulla e qindresės e e ngujimit. Kundra kėtij, u drejtuen tė tana fuqitė turke me tė gjitha mjetet luftarake tė njaj ushtrije moderne pėr atė kohė. Kėndej s’u kursyen gopedrat, s’pushuen mitrolozat, s’u njehėn ushtarėt as armėt. Guri Murg dukej i kallun flakė. Ditė e natė rrahshin topat e bijshin breshėn plumbat. Zjarm, copa e thebla gjylesh e gurėsh, tim, pluhun e shkėndija ēoheshin hava, thue nga gjini I tokės pėr rreth kishte shpėrthye vulkani. Mjaft asht me thanė se — si dishmon mbas luftės nji topēi — vetėm prej vendqėndrrimit tė tij, shprazi mbrenda njaj dite njiqind e tridhetė e shtatė herė kundra kėtij Guri. Kush mund ti njehė, mandej, topat e mitrolozat e randė?

    Guri Murg luhatej posi nė rrajė ti ishte plasė dinamiti, posi anesh ti kalleshin llagemat. S’luhatej veē, as s’tronditej Prelė Tuli me tė vetėt. Trimnohej edhe ma fort e mburrej sa herė nga ēeta e Spartanėve tanė veshtronte hallakatjen e gėzueshme e shpotitė e luftėtarėve qė bertitshin nė ironi: “Ooo...ēoja grykėn, he! Turk Azije, se kė punė me djelm Shqipnije!” e prap: “S’tremet Salca prej trokaēit (kėshtu i emnojshin nė pėrbuzje topat) — s’tuten burrat prej rrokaēit (pėr tė shenjue mitrolozat)!”

    Kishte pėr tė dalė nji libėr, po tė ndaleshim tė pėrshkruejmė anekdote trimnije e vepra kreshnike tė veēanta e tė veēueme. Secili i ngujuem, secili luftėtar kėtu asht Oso Kukė, asht drangue, nėqese drangoj ka ndėr njerzė. Para guximit e heroizmit tė kėtyne fatosave, emnat e tė cilėve duhet ti shkruejė historija e Dukagjinit e e Shqipnisė me germa tė prarueme dhe ti dhėnin dukėshėm nė monumentin e pamvarėsisė kombėtare, Durgut Pasha vetė u ngushtue tė pėvesė i bindun: “Shka janė kėta njerzė tė dalun prej xhenemit, qė s’druen top as mitroloz, bumbe as pushkė?!”

    Shtatė dit e net ngjati lufta mė ketė vend. Pa dyshim do tė kishte vazhdue deri nė dekėn e tė mbramit ushtar tė Sulltanit, po tė kishin pasė Salcnjorėt e tė Dukagjinast armė e municjon, ushqim e ujė. Mjerisht, ndėrsa Durgut Gazi Pashės vinte tue ju shtue forca me bataljona tė fresktė tė tėrhjekun nga Kosova, tė tanėve, pėrkundra, vijshin pėrherė e ma ndieshėm tue ju rrallue qemerėt.

    Kishte nisė tė marrė e tetėta ditė, kur rojet nga bregu i Okolit, nga Sukat e Mar’vatės e Kodrat e Palēit i lajmuen Prelė Tulit se ushtrija e Mbretit i kishte rrethue nė tri anėt. Prela kėqyri rrypin e fishekėve dhe pau se i kishte mbetė vetėm nji teste e paprekun. Edhe tre fishekė tjerė i kishte nė pushkė. Tetė, prandej, mujshin me qenė ushtarėt, tė cilt mund ti ftofte, e jo ma. Preku si vjedhtas shpejt e shpejt si mujti fishekėt e vogjėl tė alltisė dhe pau se edhe kėta ishin lehtėsue faret. Smbramit smbramit alltija vien pėr tė pague vedin, por jo pėr tė thye ushtri as pėr tė luftue. Do shenjue edhe se nji varrė e fitueme ditėn pėrpara, kur Prelės ju desht tė pėrballojė ma tė rrebtin sulm tė anmikut, I epte merzi. Nuk dij e ishte duhani qė I digjte nė varrė apo varra vetė qė shkonte tue u pezmatue. Fakti asht se i rrahte pa-da e pėrherė e ma hovshėm. Gjithnji kėta s’e ngushtonte kreshnikun. E kishte pasė mendue me kohė se darsėm pa mish e luftė pa gjak nuk ka. Shka e bante tė vėjė gishtat nė tamth ishte gjendja e shokėve ma nė hall se ai. Njimend prej tyne mė nji javė tė rrastė luftimi tė papremė s’mbet nji pėr bė i dekun, por po, ma se dhetė sish u plagosėn randė. Shumica tjetėr ishte shterrė fishekėsh. Ēdo qindresė, prandej, ishte e kotė mė atė vend tė lam nė gjak tė Turqve.

    E idhtė asht toka e Shqipnisė pėr tė huejin! ma e idhtė se Maja e Helmit, ku bari helmzė mbytė ēdo bagėti qė tė kullosė asajt tue u rrėjtė mbas tambėlit tė tuleve aq tė bukura me u pa, por tė damshme me u shijue.

    Ēadrat spitale tė Thermes, ato tė kishės sė Nikaj, tjerat tė Qafes sė Kolēit e tė Gurrave tė Sakaēit ishin plot e pėr maje me tė varruem ndėrsa vorret e afėrme tė Krasniqes s’kishin ma vend pėr tė vorrosė dintarėt lėkurazez.

    Nė tė zbardhun tė dritės armėt e randa e tė leta tė anmikut rrahėn pėr herėn e fundit Gurin Murg. Fill mbas sulmuen ēetat ma trime tė ushtrisė durgutjane. Prej Gurit qytetės kurrnji e shtime pushke. Mendimi i parė i gjeneralit turk qe nmos tė ishte ndonji dredhi nga ana e tė ngujuemėve. Nga tė gjitha drejtimet flakuen rishtas bumbe dore. Askush s’pėrgjegji. Pra tė tanė do tė kenė mbetė — pėrfunduen me vedi komandantat azjatikė e me ta edhe Ali Begu. Tashti ishte mjaft pėr fituesa tė shfrejnė nė trupėn tė dekunve, krenat e tė cilve do ti ēojshin ashtu tė cunguem posi dhanti para gjeneralit dhe armėt e tyne do ti grumbullojshin posi trofė ngallnimi. Me ketė qellim ma se dyqind vetė ju ngarruen Gurit Murg. Sugurisht s’i ngarrohen bubrrecat ndryshej njaj kashate buke sė lyeme me mjaltė si ju veshėn Turqt kėtij shkambit. Nė plasa e prita gjetėn, po, gėzhoje fishekėsh e ballna tė thatė; shėje zjarmijesh e shtroje bari sė veshkun, ndonji matare e dromca buke... ushtarė e komandanta mbetėn me nji grusht miza nė duerė.

    Prelė Tuli me tė vetėt e kishte lėshue Gurin Murg natėn pėr terr. Pa i pasė hi ferrė nė kambė ishte bajtė nė Brisė. Kėtu, mbas mendimit tė tij, vendi ishte ma I pėrshtatshėm pėr nji qindresė ma tė gjatė,

    Me kaq mund tė thohet se Salca ishte marrė, por akoma s’ishte dorėzue.

    Lajmi i ramjes sė Gurit Murg e gėzoi Gazi Pashėn ashtu si gėzoi Burrin epirot fitimi nė Tarant kundra Romakėve.

    Ushtrija ishte dhetue keqas dhe pėrgjakej dita-ditės nga tė malit. Shum ishin lodhė ujet e mėrzitė prej kryengritėsave. Pasugurija e, mbi tė gjitha, damet pėrherė e ma tė mėdha nga ēetat qė u bijshin mbas shpinet posi skyferi u bjen pulave, i kishte demoralizue Ndoshta shi pėr ketė arsye Durgut Pasha ne e parė u dha dorė tė lirė ushtarėve tė vet mbi Salcė e Palē, ku dogjėn, plaēkitėn, rrėnuen e shkretnuen shka gjetėn. Vetėm, po, se gjetėn pak e aspak, mbasi ma shum se gjysa e robnisė e kishte lėshue vendin ēme kohė me tė madh e me tė vogėl. Ky edhe qe fati I tyne. Po thom, fati i tyne, mbasi njimend se u dogjėn at, por nemose i pėshtuen mėnisė, dhunės, shpėrdorimeve e poshtnimeve qė provuen tjerėt, tė cilt s’kishin mujtė tė largohen.

    Merret vesht se kėsajė mėnije tė Anadollakėve nuk i pėshtoi as kisha e Palēit sado qė aso heret ishte e mbyllun pėr mungesė tė famullitarit. Turqit hinė mbrendė, muerėn petkat e meshės, dhunuen enėt shejte jo ndryshej por si Antioku enėt e tempullit tė Jeruzalemit, dogjėn rregjistra e rrėnuen arkive e shkrime.

    Ndoshta s’do tė kishte mbetė gja nė kambė nė kėto dy katunde, po mos tė kishte dhanė nji kundėr-urdhėn vetė Durguti pėr tė kufizue kėshtu vandalizmin. Ketė gja vėshtirė se e bani pėr mirėsi, por ma fort pėr taktikė e joshje dhe pėr mos tė nxitė edhe ata qė ishin ndėr shpija tė dalin nė mal. Durguti ishte pėrfaqėsues I dėjė i perendorisė sė lindjes dhe si i tillė e dinte se ndėr nė vien ma fort burrnija e zemėrgjanėsija se hakmarrja e mizorija. Shqiptari asht bishė e ujk para timit tė barutit, por bahet kingj para mirėsisė e madhnisė shpirtnore.

    I Dukagjinasi, mandej, edhe ma thekshėm se ēdo fis tjetėr asht i egėr me tė vrashtin e i butė me tė paqėtin. Ai asht i ndieshėm dhe i pėrvujtė me atė qė e ēmon, e don e e hatron, por s’i pėrkulet madhshtorit as s’i bahet urė kurrkujė. Bahet si fėmija nė duerė tė atij, qė e lėmon dhe tėrhiqet me tė mirė sa me shti kryet nė zjarm. S’din tė gėnjejė ai vetė e kujton se as tjetėrkush s’gėnjen. Prandej rrėhet pa tė vėshtirė. Pritet mbas fjalės sė dhanun dhe i rrin besnik premtimeve pa mendue se premtimet ndėr njerzėt e sodit janė pluhun syshė e tė shumtėn janė kurthė trathtije.

    Durguti, i squet si tė squet e veleta ishin endė diplomatėt e Turkisė, e shifte se me gjith fitime — e ēė farė fitimesh! — tė bame, rruga me ra nė Shkodėr nepėr Dukagjin ishte e gjatė e pėrplot me pengime e tė panjoftuna. Qafat, nepėr tė cilat do tė kalonte ushtrija, ishin gjithnji tė xanuna e tė ruejtuna mirė nga pushkatarėt tanė kryengritėsa. Trėmej — e kishte arsye — se Salcė e ma zi, do ti delte Shala, Salcė Shoshi e Pulti, Salcė Toplana e Salcė Dushmani, Salcė Shllaku e Salcė Prekali.

    Dy luftimi me Prelė Tulin: ai pashė I Sulltanit tė Stambollės e ky malsuer I rritun nė gėrdhata tė Dukagjinit e ndėr qeta malesh, ja kishin mbushė menden se udobisht mund tė takohej rishtas nė tjerė Prela, mbasi gėrdhatat e qetat s’mungojnė as s’rradhohen deri sa njeri mos tė kapet nė Shtojin e Shkodrės, ngjitė me kala tė Lekės, nėn Drishtė.

    Mendoi, kėshtu, tė kthejė dalė, tė tėrhiqet nė Gjakovė dhe prej andej, a mendėsh sė veta apo i kėshilluem prej Salonikut, ti drejtohej Shkodėrs mė tjetrėn anė.

    Pėr mos tė lanė mbas vedit nji zjarm, tė cilin ai e kishte ndezė pa nevojė e tė cilin tash e mbrapa s’ka pėr tė mujtė ta shkimbė ma, sadoqė ka pėr tu pėrpjekė ta mbulojė me hinin e Turkisė sė madhe, vendosi tė marrė me tė mirė Dukagjinin. Dau tė pajtohej disi me Prelė Tulin. Ēoi, pra, e e thirri jo ma si anmik, por pėr ti dhanė ēmimin pėr trimni tė diftueme.

    Kėshtu dhelpėna anadollake ka pėr tė ba me Abdullah Hoxhėn e Gashit e me Shaban Binakun e Krasniqes, tė cilt tė rrėjtun nga fjala e Pashės e besa turke, ju dorėzuen nė Gjakovė dhe mbaruen nė konop.

    Pohimi i tė vjetrit: “ruena Zot, prej mikut, pse prej anmikut ruhem vetė”, I viejti mė ket rasė Prelės. Njimend kėtij s’I mungonte trimnija ashtu si s’i mungonte urtija. Dihej se nuk ishte e para herė as e mbramja qė Turkija kishte ba tė hupin pa shėj pa pullė ata, tė cilt ajo vetė me suguritė ma tė mėdhatė i kishte thirrė pėr marrėveshtje e qyshke paqe. Prėsa (trathtija) pėr Derėn e Lartė s’ishte trathti, por politikė e ligjėshme e normė sundimi.

    Para grishjes sė Durgutit shum nga rrethi i ngushtė i Prelės e kėshilluen tė paraqitej te gjenerali. Ma tė vjetėrt, pėrkundra, ja mbushėn menden tė dergonte nji tjetėr nė vend tė vet. Detyra e kėtij tė derguemi s’do tė ishte vetėm tė paraqesė dishiret e Prelės, por tė shtihej se ishte ai vetė Prelė Tuli i Salcės.

    Pėr burrin e maleve s’ishte gja e udobtė tė ja ngarkonte nji tjetrit nji barrė tė tillė, mbasi prej sajė mund mvarej jeta. Ishte pėrgjegjėsi e madhe e ai vetė s’mund e merrte mbi shpirt. Shkado tė ndodhte, ndėrgjegja e tij e krishtenė do ti vritėte nė tanė jetėn. Mbasandej, nesėrpo tė ndėrrojshin punėt, kush e suguronte se farefisi i tė hupunit s’do t’i kėrkonte nji gjak pėr mashkullin e tretun?

    Kėtyne ndėrdyzave tė Prelės ja gjet rrėfanėn i vėllai, Kola. Ky, burrnisht, u vullėndetue ta kryente atė misjon tė vėshtirė e tė rrezikshėm. Ndėr tė gjith Kola ishte ma i pėrshtatuni pėr atė rangė. Jo vetėm se, bani — prite Zot! — e s’kthei ma, s’kishte pėr tė pasė vaj mbrapa nga tė huejtė, por edhe Kola, jashta se nė urti, kishte shum prej tė vėlla’t si nė dukė si nė sjellje. Ishte i pashėm, e ndoshta ma I pashėm se Prela, trim sa ta lypish, zemėrbardhė e i pa farė krenije. Nė fjalė, veē, ishte mjaft i ngutshėm. Katundi thonte se kishte qafen e shkurtė. S’duronte dėngėla, s’pranonte dokėrra as ai vetė s’ēante kopalla. Mė tjetrėn anė ai ishte rritė ma fort me gja tė gjallė malit, se sa ndėr kuvende burrash apo pranė oxhakut te shpija. Punėt e urtisė e tė mikut — thonte ai vetė — ja kam lanė Prelės, por — shtonte — as ky s’kishte pėr tė qenė Prelė Tuli, po mos tė kishte se ku e me shka me e pritė mikun, se ku e me shka me u shtrue sofrėn pleqve e burrave tė urtė tė bajrakut. Kurrnji shpi e mirė ndėr nė — vazhdonte — s’asht ba oxhak e e pėrmendun vetėm me urti, por edhe me punė e kambė berresh. Toka jet shterpė, kur gjaja e gjallė s’asht plle. Kola ishte shejtar i pėrmendun. Ēse u ba tė shkojė me gja e i aftė tė bajė armė, kurr ujku s’i pėshtoi plumbit tė tij, kurdo uja apo dheksi e shtyni ti hudhej grigjės apo ti afrohej vathit. Prelėn, mandej, e donte pėr sė tepėrmit. Kurr s’e la vetėm nė luftė as nė pėshtjellime fisesh. Pėr tė epte kryet dhe deka i dukej mish dashit, mjaft tė pėshtonte vėllan. Ma se nji herė nė breshėn tė plumbave i duel para, para anmikut ju ba shyt e mproje dhe nė shtigje tė rrezikshme pritė qindrese. I mjaftonte nji shėj i Prelės e ai ishte gati tė qesė nė taborre tė mbretit, nė mbledhje bajrakėsh, mjedi Shkodėrs a nė ēarshi tė Gjakovės, nė saraj tė vezirit a nė dorėzani me njizet e katėr.

    Kėndej kurrgja e jashtzakonshme, ke tash s’lejonte qė i vėllai tė vėhej nė rrezik. Pranonte ta provojė vetė para. Nė fund tė fundit deka e tij do tė ishte vaj pėr nji shpi nė Salcė, por jo jazė e dam pėr tanė Dukagjinin.

    Kola u vesh e u mbath si t’ishte tue shkue krushk. Ngjeshi armėt e argjanta tė vėlla’t, vuer nė xhamadan arit nishanat e e Prelės, dhe fillikat vetėm u nis pėr te Pasha, atėherė sa nė tė ēuem nga Gurrat e Sakaēit. Si u kap kėtu, rojet e pėrcuellėn te ēadra e gjeneralit. Ky ēme kohė ishte qenė i lajmuem pėr ardhjen e tij. I rrethuem prej shtabit tė vet, Durguti i duel para te dera. Mbasi e pėrshėndeti pėrzemėrsisht, e bani tė rrijė pranė vedit dhe dinakisht e pėveti: A jė ti Prelė Tuli i Salcės? Po, zotni, — pėrgjegji Kola — Prel’ Tul s’ka veē nja nė Dukagjin e un jam ai qė keni lypė. Shka don Mbreti prej mejet? Pasha, ma velet se Veziri i Shkodrės para shtatė Shalnjanėve tė dikurshėm, e muer me tė mirė e me fjalė tė buta e tė njerzishme i dha tė kuptojė se Sulltani e kishte falė e se ai vetė, Durgut Pasha, e ēmonte trimninė e tij nė luftė dhe ēme tash ai harronte gjithshka kishte ndodhė nė ato dit. Mbreti, mandej, e kishte caktue tagėr—mbledhės nė fis tė Merturit dhe prej tij s’kėrkonte tjetėr jushta dorėzimin e armėve, ndonji armė tė keqe sa pėr shej nėnshtrimi e dorėzimin e koēakėve. Dera e Lartė u a njifte tė drejtat e pėrparėshme dhe ishte gadi tė paguejė dhe tė shpėrblejė tė gjitha damet e bame prej ushtrisė si nė Salcė si nė Palē. E kėshilloi, pėr ma tepėr, qė mos tė bajshin ma luftė as mos tė nguceshin me ushtrinė e tij. Ajo shi nė ato dit do tė dyndej andej dhe aty e mbrapa do tė lėnte qė vetė Dukagjini tė sundohej, posi deri mė atėherė, simbas Kanunit tė Lekės e mbas auktoriteteve tė vendit, tė njoftuna kah mot prej Mbretit e qeverisė turke.

    Para kėtyne premtimeve pėrkėdhelėse, pėrgjegja e Kolės qe e shkurtė e e preme. Dukagjini s’kishte koēakė, mbasi pėr deri sa me zort e me fuqi tė rrinte ushtrija nė truell tė Lekės, tanė populli do tė qindronte nė mal. Vetė Sulltani u a kishte pasė lanė armėt gjatė shekujsh dhe kurr nė tė kaluemen s’u kishte pasė lypė ushtarė as tė dheta. Dukagjini ishte gadi ti dalė mbretit nė ushtri, kudo ta lypte puna pėr mprojen e Shqipnisė e tė vendit, por jo pėr tė ju ba atij a tjetėrkujė shėrbėtuer a rob. Banorėt e Salcės e tė Palēit zotoheshin tė kthejnė te shpijat e veta pėr tė gėzue paqėn e jo pėr tė pregatitė luftėn.

    Mbas kėtyne fjalėve Pasha i bani nderimet e duhuna Kolės, I la armėt e brėzit e tė krahit dhe e pėrcuell me rojet e veta pėr Salcė, ku e pritėte me padurim i vėllaj.

    Kaluen do dit. Vonė, atėbotė kur Prelė Tulit vetė e jo tjetėrkujė, ju desht tė merrte damshpėrblimet pėr fisin e vet, ky pat rasėn tė njifej personalisht me Durgut Pashėn. Gazi Pasha mbet i bindun pėr urtinė e malsorit dhe me ande i diftoi mbi sa i kishte ndodhė me Kolėn.

    Ushtrija e Durgutit njimend e la Dukagjinin dhe u tėrhoq ne e parė nė Gjakovė dhe mbrapa, tue marrė nji rrugė tjetėr, u drejtue pėr nė Shkodėr.

    Luftėtarėt, tė strukun malit e tė rreshtuem ndėr qafa, kthyen shumica ndėr shpija e troje tė veta tė shkretnueme. Qenji “shendllek” i pėrgjithtė ndėr tė gjitha fiset e Veriut kufi me Kosovė. Tė shtimet e pushkėve nė shej gėzimi lajmuen tė madh e tė vogėl, katunde e lagje se Turkija ishte thye e se Dukagjini edhe nji herė kishte dalė fitues. Ishte i lirė si pėrpara. Gjithnji burrave tė malit e posaēe Prelė Tulit u ishte ngulė nė krye se paqa s’do tė ngjatėte.

    Nji Shqipni e lirė s’mund bahej kurr deri sa edhe nė skajin ma tė largtin e atdheut tė shkelte thundra e tė huejit, kahdo qoftė ky.

    Ngjarjet e vjetėve qė vinė provuen se burrat e urtė, edhe pse tė pa shkollė e tė padije politike, pa diplomaci, patėn arsye.

    Shqetsimet, turbullimet e vazhdueshme e kushtrimi nė armė pėr tė rrokė pushkėn herė kundra njanit herė kundra tjetrit, e mbajtėn Dukagjinin edhe pėr shum kohė mbrapa me pushkė pėr faqe. Ju desht tė luftojė nė pritė kundra Turkut nė zhgatrrim, nė sogje kundra Shkjaut, nė mal kundra fuqive tė mėdha europjane, nė beh kundra trathtarėve e tė shitunve tė vendit. Mjerisht atėherė as sot, mbas ma se nji gjysė shekulli, s’mujti tė fitojė tė drejtat qė i pėrkasin si krahinė, si shumicė katholike, si rreth administruer, e pra ai dha ma shum se ēdo prefekturė tjetėr pėr vend tė vet e pėr Shqipni.

    Mė kėto rrethana tė vajtueshme pėr vend, por edhe tė lumnueshme pėr historinė e Rilindjes, pėr fitimin e sugurimin e Pamvarėsisė Prelė Tuli i Salcės muer pjesė pėrherė e gjithkund me tė njajtėn burrni e me tė njajtėn trimni tė Gurit Murg.

    Mjaft asht tė pėrmendim kėtu, luftėn e dytė nė Qafė tė Kolēit, jo ma kundra Turkut, qė tashti e kishte marrė hakun e kishte thye qafėn prej Shqipnijet e prej Ballkanit, por kundra Veshoviqit e ushtrisė sė tij malazeze.


    Kishin kalue gadi dy vjet ēse Flamuri i Shqipnisė ishte ngrehė nė Vlonė. Shqipnija kishte fitue pamvarėsinė e vet tė andėrrueme, por jo qetsinė e paqėn e dishrueme.

    Ngatrresat e mbrendėshme, lakmimet e synimet e jashtme, posaēe ato tė fqijve gjakpisa, anmiq shekullorė, s’i lanė malet tona tė merrshin frymė.

    E qe se nė korrik tė vjetit 1913 ushtritė malazeze pėrgjakun Kosovėn e Bajram Currit dhe drejtohen pėr tė njajtėn rrugė tė Durgut Pashės. Synojnė tė shtrojnė Malsinė e Gjakovės dhe, tue pėrshkue Gash e Krasniqe, tė hijnė nė Dukagjin.

    Fatkeqsisht luftėtarėt e luanit tė Dragobisė qenė shtėrngue ta lėshojnė Qafen e Morinės dhe Veshoviqi me ushtri tė vet u derdh nė Gash e Krasniqe. Kėta ndodhi jo pėr ligėshti tė armėve tė pathyeshme tė Currit, i cili nė ketė kohė ishte I nxanun nė Junik, por pėr pabashkim tė disa Shqiptarėve, tė cilve akoma s’u kishte dalė pija e Turkisė. Kėta lypshin tė luftohej gjithnji nėn flamurin hanė-e-hyll tė Stambollės. Heroi i Kombit s’e pranoi kurr ketė gja. si s’e pranoi Haxhi Zekė Biberi as s’desht ta ndiejė Dukagjini e aq ma pak Prelė Tuli.

    Pesė dit para Shėn Qurkut tė Shoshit (14 korrik) nji ngjarje e papritun kumtoi Merturė e Nikaj e me ta mbarė Dukagjinin, se Shkjau ishte te dera.

    Papritmas njiqind ushtarė malazez, tė armatosun deri nė dhambė, ja behėn nė oborrin e kishės sė Currajve tė Epėr. Ishin dėrgue prej komandės sė gjeneralit tė vet pėr tė grabitė trathtisht fratin e vendit. Harroi zogu i shkinės se nė male tona ndodhi, po, ndonji herė, tė grabiten gratė, por kurr, ēse mbahet mend, s’dihet se u grabitėn burrat. S’kishte faj, nė tjetrėn anė, pėrsė Veshoviqi s’e dinte se te na burri vritet, por s’koritet. Atij nanė-lokja njimend i mėsoi trimninė, por jo besėn as burrninė. Ndoshti gjenerali cetinas mendoi ta ketė me vedi “tė bekuemin” si peng lufte. Kėshtu Franēeskajtė e Dukagjinit s’do tė guxojshin tė ēojnė peshė popullin kundra divizionit tė Krajl Nikollės. Plani, njimend, s’ishte i gabuem, por po, se hesapet i kishte ba me hamende. Pėrvoja e atyne vjetėve e kishte mėsue tė malaziasin se shguni i vrashtė i Shėn Franēeskut nė tokėn e nipave tė Lekės e nė trollin shqiptar qe gjithmonė flamur pėr tė zemrue nė vinė e parė tė luftimit kundra ēdo tė huejit. Qe hije e lehtė si hijet e Orėve tė mėdha, qe ai qė mėsoi rrugėn pėr tė dalė nga robnija; qe shėj beshkimi e kartė lirije; qe fenėr qė shndėriti, nxeu, drejtoi, mprojti bashkatdhetarėt, tė cilt me tė u rritėn, nėn hije tė tij u strukėn, me tė vuejtėn e me tė edhe gėzuen — po qe se gėzim pat ndonji herė Shqiptari.

    Thame sipri se Veshoviqi i kishte ba llogaritė me hamende e hamendja shpesh tė qet ku s’tė don mendja as arsyeja. Puna e njiqind malazezve nė Curraj mbaroi si ajo e dhisė shytė, e cila shkoi pėr tė xierė bryenat e la edhe veshėt.

    Simbas planit tė bam prej gjeneralit, ushtarėt do tu kapshin Curraj natėn e natėn edhe do tė grabitshin fratin. Pėr fat tė kėtij tė fundit rruga pėr Curraj ishte e gjatė e cubat e Cetinės, tė pamėsuem nė kėto ana, buerėn kohė e shteg. Mbrrijtėn nė tė zbardhun tė dritės, atėherė kur robnija ishte nė tė ēuem dhe shtėrngohej tė dalė nė punė, tė lėshojė gjanė a tė niset pėr shteg. Nė fshat s’ishin pak koniqet e oxhakėt qė timojshin, shėj ky se rangėtoret natare kishin shti bukėt nė zjarm dhe xhezet pėr burrnim tė trollit e pėr huanikėt herakė kose nė bjeshkė. Pėrjashta akoma s’lėvizte frymė e gjallė.

    Kjo qe edhe arsyeja, pėr tė cilėn ushtarėt e Veshoviqit menduen se ishin gjithnji nė kohė pėr tė ēue nė vend qellimin e urdhnin. I thirrėn, prandej, meshtarit te dera dhe lypėn tė hijshin mbrendė. Ngurroi frati ne e parė, ke kisha s’i ēilet kujė para kumbonės sė nades dhe aq ma pak tė armatosunve rezmije. Lypej plaku i katundit apo ndonji i njoftun prej fshatit. Shulat e peticave krisėn nė derė disprueshėm. Njiqind zaje njiherit ju kėrcnuen shėrbėtorit tė Zotit serbisht apo me nji shqipe tė keqe, por frati s’u tund as nuk u a ēili.

    Fjalėt vonojnė: malazezt thyen derėn, por edhe famullitarit i duel tė rrahte kumbonėt nė shėj kushtrimi.

    S’shtėrngohen ma ngutshėm as ma shpejt ushtarėt ma tė zgjedhurit e njaj kazerme kur papritmas bjen burija e alarmit, se sa u shtėrnguen atėbotė burrė e grue nė Curraj. Pesėdhetė vetė me armė e ma se njiqind me spata e kmesa, thue ishin tė bajtun prej rribės sė murlanit e jo nė kambė tė veta, mė nji tė rrahun qerpiku, u gjetėn nė oborr tė kishės. Krisi atėbotė pushka e Gjelosh Ramės e me tė pesėdhetė tjera nji flake. Shungulloi lugu i Curraj e ushtuen malet pėr rreth, jehuen shkambijt trishtueshėm: “Hiq kushtrim se na e mbytėn Shkjetė fratin!”

    Por, jo: trimnija e Gjelosh Ramės e guximi i kukelave homerida, thue ishte Muji me tridhetė agallarėt e vet, pėshtoi tė paprekėshėm meshtarin dhe mbas nji luftimi tė shkurtė xu rob, posi nė lum pranė kishet xėhen nė kosh tė peshkut troftat, kur valės ti qiten pritat, kapicė ?????? dhunuese tė tempullit. Paj, nemose Malazezve u ishte dashtė me e dijtė se ndėr male tona s’hin kush nė kishė tė meshės me ksulė nė krye pa e gjymhasė Madhnija, i paēim ra nė dorė! me kapuē e kokė.

    Ngjarja nė Curraj qe fat pėr fis tė Nikajve: njiqind currakė ma tepėr u armatosėn me petica e me qemerė plot.

    Zani se nė bajrakė tė Dukagjinit kishte ra Shkjau u pėrhap ma shpejt se vetima nė tė tana fiset.

    Prelė Tuli edhe ketė herė qiti kushtrimin pėr luftė. Nė fjalė tė tij rrani Nikaj e Merturė burrė pėr tim.

    Kurr nė kėto dy barqe s’ndodhi nji gja kaq e papritun. Kurr s’u gjetėn ma tė gatshėm pėr ti ndigjue prisit.

    Ti kishte thirrė Prelė Tuli nė darsėm tė Mbretit apo nė magaze tė Misirit, sugurisht burrat e maleve s’do ta kishin lanė punėn mė atė mėnyrė si e lanė atė ditė. Po, kėta Makabejt e shqipes lėshuen kosat nė gjysė tė sjellmes, braktisėn shetėnt nė rrajė tė bimėve, s’u kujdesėn pėr xhamadana es tirqė tė vjerrun nė lisa hieje e pushimi nė krye tė livadheve e tė arave, por ashtu si qenė mė tė leta e pa tė mbathuna nė kambė, rrokėn armėt dhe pa darė rrugė as kohė pėr tė ra te shpijat e pėr tė lajmue tė vetėt, u gjetėn tė gjith tok si kokėrrat nė shegė, rreth Prelė Tulit tė Salcės.

    I qeshi fetyra kreshnikut, por edhe ju gėzue zemra e u prek kthellė nė shpirt Atė Bernard Llupi, famullitari i Palēit, qė mė atė herė me kryq nė njanėn dorė e me pushkė mė tjetrėn i printe fatozave pėr tė mprojtė kufinin shejt tė atmes nė rrezik.

    Mos tė bindet lexuesi ke nė Martirin e Kombit, Atė Llupin, mbytė nga komunistat serbjanė nė ditėt tona, vetėm pse ai e desht Shqipninė e punoi pėr popull tė vet tė trathtuem, due tė paraqes nji ndėr bij tė dėjė tė Franēeskanizmit shqiptar. Mos tė ēuditet — po thom — ke kėtu zhgunin e Shėn Franēeskut e shef me armė nė dorė thue se hekuri qė mbytė e kryqi qė pėshton, plumbi qė vret e Feja qė gjallon pėrkojnė e krygjėzohen pajtueshėm nė pėrqafime dashunije. Kurr frati, e as kėtu Atė Bernardi, s’pėrdoroi armėn pėr tė mbytė, por kurr edhe s’ju shmang, as nė tim tė barutit as nė paqė, nė kulmin e lumnisė as nė bankėn e padrejtė tė gjykatores binomit tė vet tė lumnueshėm: “Fe e Atdhe”, binom, tė cilin ai e mishnoi pėrherė me trimni e heroizėm si Patėr Pali prej Matjet, si Patėr Gjoni i Lahutės. Franēeskani shqiptar s’mendoi kurr tė rrėxojė binanė e Zotit, nė dobi tė sė cilės ai kushtoi jetėn. Mė tjetrėn anė s’pat si tė mohojė pėr vedi as pėr tė vetėt atė tagėr, tė cilin vetė Zoti ja fali njerit nė mprojtjen e drejtė tė shejtnores sė vedvedit e ma fort se kėte nė mprojtjen e atmes. Vedin, po, e bani flije Frati, por atdhėn kurr s’e shiti.


    Qafa e Kolēit kthehet rishtas nė Thermopyle Dukagjinase. Vullėndetarėt tanė u kapėn kėtu para se ushtritė malazeze ti ngjiteshin kodrakut.

    Bekimi i meshtarit, mauzerrja e Prelė Tulit, mitrolozi i Man Avdisė sė Palēit, karadakja e Gjelosh Ramės, prija e Tungj Bajraktarit e e Deli Sokolit, flamurtarit tė Nikajve, qenė shėji se lufta ishte nisė e se Durgut Pashė a Veshoviq, Sulltan a Krajl Nikollė para se tė shkelshin nė male tona do tė kalojshin va mė nji lum gjakut, do tė pėrshkoheshin nepėr nji urė tė shtrueme me parzme Shqiptarėsh, do tė thejshin nji pritė ma tė fortė se vetė Alpet e hjedhta tė Veriut.

    Krisi pushka e mitrolozi nga tė dyja anėt. Msyni thinisht ushtrija malazeze, e pritėn trimnisht tė Dukagjinast. Ju fuerėn qafes ushtarėt e Veshoviqit posi egėrsitė e Komorit a tė Lovēenit, i ndalėn djelmt e Prelė Tulit posi ujqit e Jezerės a tė Rrėshellit.

    Nuk dij a qe e vėrtetė a jo por shum nga luftėtarėt tanė pohuen mbas asajė beteje se do si hije, tė veshuna me petka tė bardha, ma tė shndėritėshme se rrezja e diellit, u kishin pri gjithkund nė sulmime e lėvizje luftimi. Ishte ky shėj nji siguri fitimi mbasi Orėt ndėr nė s’diftohen kurr tė veshuna nė tė zi pėr tė shenjue e pėr tė paralajmue gėzim e ngallnim armėsh.

    Nji gja tjetėr qė u dha zemėr tė Dukagjinasve e qė kėta e spjeguen, merret vesht, posi ndimė e mprojtje tė ēueme prejqiellet, qe mbrekullija — nėqe se mbrekulli mund tė thirret — qė ngjau shi ditėn, nė tė cilėn po don tė thehet divizioni I Veshoviqit.

    Ishte pika e ditės: nji ditė e kthiellėt si lodja. Dielli si pisha tashma ishte naltue nė gjysėn e kupės sė qiellės. Shndėritėte fuqishėm mbi qafė, tė lame nė gjak dhe tė mjellun me trupėn tė dekunsh e tė varruemėsh. Kurrnji rė pėr bė s’shifej nė atė ditė tė xėtė vere. Pa pritė pa kujtue qe se ēohet nji vetull e hollė rėje, sa nji post galani. Shkoqet nga maja e Rrukut tė Nikajve dhe merr drejtimin, posi ti prite kush kah Qafa e Kolēit. Deri kėtu kurrgja e jashtzakonshme sado qė vrapi i njegullės npėr qiellė e smadhimi i sajė i shpejtė shumkendin e bani tė mendojė. S’vonoi as sa pin njeri nji letėr duhani e rėja, ditėn pėr dielli, vrau tri herė rresht me bumbullimė e kokėrr rrėfeje, me breshėn e shtėrngatė, nė Gurapesh, pak nėn Qafe, ku ishin grumbullue nė luftim ushtritė malazeze. U trėmėn ushtarėt e shkretė dhe u pėrzien ngatrrueshėm. Thonė se disa sish mbetėn tė shkrumbuem prej rrėfesė, pa mujtė ti thrrasin Shėn Pjetrit tė Cetinės as Shejtit tė Ostrogut. Ndėr Shqiptarė, pėrkundra, s’ra pikė shiut as kokėrr breshni: e pra kėta ishin ngjat tyne jo ma larg se nji shėj pushke dhe pėr ma tepėr ndodheshin ma nalt me vend.

    “Mėtani, burra!” — briti tė madhe Atė Bernard Llupi — se Zotin e kemi krah! “Bini, djelm, sokola tė Merturit — u uluroi tė vetve Prelė Tuli — se Shkjetė i vrau I Shėn Mėhilli”. Shum nesh, tue hjekė kapuēat nė shėj nderimi, urojshin: “Epja, Zot, dragonit tonė! Ndimo Ora e Dukagjinit!”

    Ka disa ēasa nė jetė, kur njerit vedit i vinė nė gojė shprehje e tė fshame tė natyrėshme, tė cilat aty-pėr-aty as me i mendue s’i mendon, por qė mė tė vėrtetėn e kanė burimin e vet dhe bredhin nga fundi I zemrės e i ndergjegjes sė tij. Si tė tilla, ato kanė lidhje tė ngushtė me shka vetė shpirti ruen posi vizar tė mshehtė apo tė mbuluem me nji pėlhurė harrese.

    Kishem pėr tė thanė se mė ketė veshtrim i thirri Prelė Tuli Shėn Mėhillit. Njimend ai ishte i krishtenė i mirė e fetar katėrqindėsh. Besonte, pa tjetėr, e nderonte me mbushėmendje prisin e ushtrive engjullore, truporen e tė cilit e kishte nė shpi dhe e ruente me kujdes posi pajtorin e armėve kundra anmikut. Ndoshta mė ketė rast — mendoj un — nė fantazinė e Prelės do tė jetė ringjallė shena e Bregut tė Shėn Mėhillit, nė kufinin e fshatit Salcė. Si fėmi ma se nji herė ai kishte ndigjue pleqt e katundit dhe tė moēėmt kah kallxojshin historinė e kėtij bregu, nji kodrak ky, ma fort se breg, qė dan Salcėn prej Palēit dhe shikjon kah Kosova. Tė vjetėrt diftojshin se:

    Motit tė jetės, sa s’e mban mend kush se kur, nė vend tanė paska pasė ngulė nji farė Genc Progėn Murret. Vinte, pėr si kallxohet, nga Deti i Murrmė (Deti i Zi). Shi aty ku sot asht Fusha e Kashnjetit, aso heret tanė ky vend ishte pyllė e shpeshtė e e pabanueme, Geci paska pasė ba shėj me spatė tue zgrapė lisat, tė cilt aty e mbrapa do tė ishin posi gurt e kufinit pėr trollin e tij tė ri. Ky truell i parė pėrshinte gadi krejt Salcėn e soēme. Si u shkoi nė vesh kjo punė anasve u idhnuen kundra ardhacakut dhe nji ditė prej ditėsh, tue u bashkue me pėrfaqėsues tė Toplanės, Shalės, Shoshit, Shkrelit e Kelmendit I paskanė pasė ra nė derė djalit tė Prognit. I paskanė pasė kėrkue me tė mirė qė tė shpėrngulej prej andej, por kot. Geci e ndiente vedin tė fortė dhe u paska pasė kundėrshtue. Fjalė mė fjalė paskanė pasė qenė shty aq sa me kapė armėt. Paska pasė krisė lufta, pa mujtė me da fatin e kurrnjanės anė. Qenkanė qenė da prishas e pa besė. Nji ditė e paskanė pasė rrethue Gecin e dy tė bijt e tij binakė. Edhe kėta, tarabakė tashma, ishin tė pėrmendun pėr pashi e trimni si baba. Shka i dallonte ma fort e i bante tė njoftun nė mbarė krahinėn, ishte pėrdorimi i zhgjetės, i topuzit e i shpatės. Rrethimi paska pasė vazhdue do javė. Gjith ditėn luftojshin, por natėn Geci u hupte. Nė secilėn nade ky u delte mė nji krah tjetėr. Kurrkush s’dinte ti apė fillė kėsajė pune. Askush s’ju kujtue se Geci me tė vetėt paska pasė ēilė nji kuer tė gjatė nėn tokė, tue nisė prej shpisė sė vet e deri jashta kufinit tė pronės. Kėtu te do gėrbej kishte mshehė tė amėn plakė, gruen e rejat me vogjėli. Kėto i kishte porositė ti lajmojshin kurdoherė tė shifshin se anmiqt, tė lodhun, kishin qitė cekėn tė kthejshin te shpijat e veta. Njimend dikur e ama i bani me dije se luftėtarėt e rrethimit ishin largue andej. Ma fort prej drojes sė djalit se sa prej pakujdesit lokja i paska pasė lajmue Gecit pak si vonė. Kjo vonesė Genc Prognit i duel hajr. E njimend, mbasi u mbėrthye nė armė u qenka vu mbrapa fistarėve tashma tė kaptuem mbas kodrave tė aferme. Por prejsė s’dinte se kah ja kishin mbajtė e ēė drejtim kishin marrė, paska pasė thirrė prej njaj kodraku: “Ooo, ē’u bane! moree!” I paska pasė pėrgjegjė dikush nė pylle pėrtej, sigurisht tue kujtue se do tė ishte ndonji shoq lufte, mbetė mbrapa: “Ooo! hajdė, morė, hajdė, se po tė pres kėtu!” Geci, nė drejtimin e zanit, e paska pasė gjetė luftėtarin jo fort larg vendit prej kah thirri dhe pa ba nji as dy i paska pasė thanė: “tė gjeta!” dhe e paska pasė prė shpatė. Atė ditė e sot — thojshin pleqt - i mbet emni asajė kodre Kodra e Gjetolit. Paska pasė hecė, mandej, edhe pak e prap paska pasė thirrė si sparit. I qenka pėrgjegjė tjetri. E paska pasė xanė edhe kėtė e e paska pasė prė. Ky i fundit ishte qenė i Kėlmendas dhe si i tillė i dha emnin atij vendit: Kryqi i Kėlmendit. Kėshtu paska pasė ba me tė tjerėt nga Lotajt e nga Shala e nga Shkreli. Edhe sot na kanė mbetė emnat: Kryqi i Shalės, Thepi i Shkrelit, Kodra e Lotaj. Atėherė e mbrapa Gec Progėn Murrit s’ja paska pasė luejtė kush timin.

    Bashkė me dy binakėt Geci paska pasė edhe dy qė kularit binakė. Kurrkund s’mund ja shifshe shokėt: me tė mbetė sytė nė ta. Paska pasė ēilė djerre e ba ara e tokė buke pėr ‘i qind shpi. Gadi gjithmonė nė lavėr qitėte dy djelmt binakė me pendėn e qeve binakė.

    Nji vjetė shi nė valigėn e tė thyemit tė tokės paska pasė ardhė murtaja prej Kosovet. Paska pasė ba kėrdi nė robni. Kur paska pasė mrrijtė ndėrmjet Palēit e Salcės, e lodhun prej rruget e punet, e ma fort nga afshi tė farojė njerzimin, paska pasė xanė vend nė kodėr dhe aty qenka ulė tė pushojė. Paska kqyrė mbrapa: mori vorresh e trupėn tė dekunsh tė pa farė: nji detė i pambatun eshtėnsh. Gjithkund troje tė shkretnueme, lahuta tė thyeme e topuza e mėzdrakė tė vjerrun nė kuj: shpata tė ndryshkuna e harqe tė shlirueme. I qenka dhanė tė qeshė me nji gaz tė mėnjishėm pėrplot me vėnerė. Kur qe para vedit paska pasė veshtrue dy zaje kah po kėndojshin posi dy zanambare. Dy tjera bėrlekeshin si dy mzet misiri. Hėk! Paska pasė thanė me vedi: dikush qenka prap gjallė mė kėto pyje! Qenka ēue nė kambė dhe paska vrojtė rreth e pėr qark. Paska currue veshėt andej kah sparit i erdh zani dhe paska dallue fjalėt: “Oooē..Jaa...Pėrmah!” S’vonueka e murtaja paska pa dy binakėt posi dy Zana; njani kah u grahė qėve binakė e tjetri kah qet farėn mbrapa. Eh! tė punoftė bafti — paska thanė smundja e pa shpirt. Edhe katėr po i thanė vera sonte. Qenka ulė tė bajė shortitė e veta damtuese. Mė atė ēas, mė tė rrahun tė qerpikut, i Shėn Mėhilli paska fluturue prej qiellet dhe me shpatė tė vet tė flakėt I paska dalė murtajės para. “Kij mendt — I paska urdhėnue rrebtėsisht — e mos mi prek binakėt ndore teme!” Lėngatės I paska pasė hi mėndera dhe qenka zhdukė andej nji herė e pėrgjithmonė.

    Mė tė vėrtetėn — pėrfundojshin me besim tė plotė pleqt e Salcės — kurr ma aty e mbrapa s’na erdh murtajė as kolerė nga ajo anė. Krejt pėrkundra, gjithsaherė u nis ndonji dergjė nga Kosova u ndal mė atė meteh, tė cilin na sot e mė atė ditė e quejmė Bregu i Shėn Mėhillit.

    Tashti pėrsa i pėrket prejardhes sė Prelė Tulit e vėllaznisė sė tij diftohet se nji farė Mar’Leke — prej tij lagja e soēme Marlekaj — i pari i vėllaznisė, qenka qenė vra me Buzholin e Pertė’Drines. Prej andej paska pasė hikė e ardhė te Geci. Ky i paska pasė lėshue mikut tokė e mal aty ku sot asht trolli i Tulė Hasės. Pak ma vonė Mar’Leka paska pasė mbytė nė topuz Buzholin dhe kėshtu sugurue vendin.

    Pėr Prelė Tulin fetyra e Shėn Mėhillit ishte ma tepėr se familjare. Mandej legjenda e Krye-Engjullit pėr tė, posaēe mė nji rast asi soji, merrte ngjyrė reale. Nė mende tė tij murtaja e kolera s’ishin tjetėr veē Turkija e Shkjau. Edhe kėta tė dy vijshin prej Kosovet pėr tė mjellė dekė e vaj nė vendin e tij. Nuk asht, ndoshta, kjo arsyeja pėr tė cilėn i thirri, pa u kujtue as ai, Shėn Mėhillit?

    Tė kthejmė tashti te lufta.

    Nė shėjninė e qiellės, ndjekė nga zani i Fratit e nga ulurima e brohoritja e Prelės: “Urra! nipa tė Lekės, mbas meje!” tė tanė luftėtarėt duelėn prej pritash dhe ndoqėn trimin e Salcės jo ndryshej por si tė ishin miza blete qė lėshojnė nė pranėverė dhe, tue zukatė fluturojnė mbas amzės pėr tė kėrkue banesė tė rė. Nikaj e Mertur, Palē e Curraj me pushkatarė nga Shala e Shoshi u lėshuen nė divizionin e trulluem tė Veshoviqit pa shikjue ma llogore as prita, qindresė as breshėn plumbash: dojshin ti kapshin me dorė.

    S’thehet ndryshej gardhi thupėr-frashėn nė krye tė arės, edhe njiqind pllanga pishe n’i pastė, as s’shembet ma keqas muri I pėshtetun stombit, qe ba ai me gur thikė, apo shtėrngue me shelnje tė xanuna, kur mbas shinave qė s’dijnė tė dajnė nė vjeshtė ēohet buena dhe, tue shvalė malin, vėn para vedit papėrdhokė, dhė, zall e rrajēa e shka ka mbledhė sipri dhe, tue torolangė shkrepa e shkambij, pishina prrojesh e trupa, vjen e shprazet mbi kėto prita, si u thye atė botė para sulmit tė Shqiptarėve ushtrija malazeze. I pari tė mbramin s’e priti. Si tė ishin rė para rribės acare tė verit u vunė mė tė lėta kah kishin ardhė. Secili sish synonte tė kapej i pari nė Kishėn Deēane. Por ishte do rrugė pėr tu ba. Gjurmė gjaku do tė lejshin mbrapa. Prej Qafės sė Kolēit e deri nė Valbonė s’qe kush qė mund i njehi ushtarėt e dekun. Edhe prej nesh ranė dishmorė mjaft e u plagosėn shum tjerė, por mumri i tyne zhduket para kufomave tė Malazezve.

    Mė ketė pėrleshje, e cila sadoqė s’ngjati sa ajo e Durgut Pashės dy vjet pėrpara, por qė ja kaloi asajė nė rrebtėsi e hov, u vėrtetue, dashtė e pa dashtė, fjala e Orės e cila nė lindje tė Prelė Tulit pat thanė se dy herė nė jetė ka pėr tu gjetė ngusht, por nė fund ka pėr tė dalė fitues.

    Se kreshniku i maleve tė Dukagjinit duel ngallnyes e diftojnė faktet: se ky qe nė rrezik tė jetės e bajnė dishmi petkat e tija tė bame shoshė nga plumbat e anmikut. Lėkurėn, veē, ndoshta besa tė lyeme me voj drangonit, s’ja pėrshkuen as s’ja prekėn kokėrrat e idhta. Eh po kush mund ti dijė punėt e drangojve?

    Thyemja e Malazezve nė Qafe tė Kolēit qe tue u ba emnesė, por fiset tjera e shokėt s’i ndigjuen Prelė Tulit, i cili kishte vendosė ti ndiqte Shkjėtė deri nė strofullin e tyne.

    Shka kishin fitue me armė e buerėn me pabashkim.

    Mjerisht dasija gjithmonė asht qenė rrenimi i Shqiptarėve. Kjo dasi duket tė jetė ba natyrė e dytė e jona. Deri sot mbas sa vjetve pamvarsi, mbas rrethanave e ngushticave, mbas prangash e punėve tė detyrėshme, mbas mergimit e rrugave tė hueja, na tė merguemėt nga Atdheu, tė verbuem dy syshė nga Komunizmi, kėrkojmė, eh vaj e kob! me shkop e thes nėkrahė se kur e ku mund tė takohemi mė ndonji bashkatdhetar, partije sė kundėrt, pėr ti xjerrė nga vorbulli i syve shka padashtas i pėshtoi anmikut tė pėrbashkėt.

    Fatkeqsisht, po, edhe puna e jonė ka shkue si puna e atyne dy tė Dukagjinasve — na e qesin nė tė Dukagjinasve edhe pse Zoti e din se kah qenė ata — pėr tė cilt kallxohet se mė nji poterė gjaqesh mbetėn tė plagosun randė njani kundra tjetrit. E prejsė varrėt e marruna s’i lėjuen ti barshin nė vigj dhe ti ndėjshin ndėr shpija tė veta, i rahatuen si mujtėn e i kthyen pėr sė mbarit mė nji patalog: njanin bri tjetrit. Mėjti pushka dhe robt e secilit sish ēuen pėr tė thirrė fratin. Sbehi meshtari turr e vrap te kryet e dy tė vramėve. I rrėfei mirė e mirė dhe u a mbushi menden tė falshin shoqi sho’in dhe kėshtu tė ja bajshin hallalė gjakun njani tjetrit. Tė dy u vullėndetuen. Ndėrsa mėkambėsi i Zotit po i forconte nė rektimet e jetės dhe po I pregatitėte pėr ēasin e fundit, vėn oroe se njani sish po mundohej me fijen e frymės sė mbrame tė zgjasė qafėn pėr tė shique shoqin. U bind frati. Kujtoi se ai shikjim do tė ishte pa tjetėr shikjim dashtėnije e kujdesi e: Cukel-a! — i tha ambėl — mos u ban marak: Daku asht ma mirė e duket se po pėshton. Heek! i bekue... e pra kujtova se po des rahat mbasi ta shifshem tė dekun... S’pat me mu dhimtė jeta ma fort se ‘i letėr duhani...

    Pabashkimi qe ai qė nė Okolin e Gashit i shtyni luftėtarėt tanė tė kthejshin dalė ndėr vende tė veta dhe tė shporreshin nga ndėrmarrja e ndjekjes sė ushtrive malazeze. Sugurisht mė ketė herė s’qe as faji i tė Dukagjinasve as pabesnikija e Krasniqes kreshnike. Molla e dasisė qe Gashi.

    Nė mbledhjen qė u zhvillue nė logun e fisit tė Gashit, tė lidhun ma fort me Riza Beg Kryezinė se sa me Bajram Currin, Met Fazlinė e Geghysenaj e Zeqir Halilin e Krasniqes, mbledhje e kuvend burrash, ku muerėn pjesė parija e Shalės e e Shoshit, ajo e Nikajve e e Merturit, e Rajės e e Palēit, Prelė Tuli i ynė bani pjesėn e Diomedit nė rrethimin e Trojės. Harroi shndėritėsinė e armėve tė veta fituese dhe u vu me tana fuqitė tė paqėsonte shpirtėnt e egėrsuem dhe tė zbutėte zemrat e Agamemnonve e tė Akilave shqiptarė tė idhnuem nė gjasim tė prisave akeas, tė cilt pėr tė fyeme vehtjake dojshin tė braktisin ndėrmarrėjen e fillueme me aq trimni e enthuziazėm para mureve tė Ilionit.

    S’ishte punė e lehtė me ja dalė qellimit. Krasniqja ishte helmue e me tė ishte helmue Dukagjini: tė dy i kėrcnoheshin Gashit me luftė, po mos tu a lėnte rrugėn tė lirė npėr vend tė vet pėr tė ndjekė Malazezt. Mė nji farė mėnyre fisi i Currit s’kishte faj.

    Ditėn para kishte pa kullat e veta tė kalluna flakė prej divizionit tė Veshoviqit e tetėmbėdhetė vetė ndėr burrat ma tė zgjedhunt e bajrakut tė pushkatuem me Met Fazlinė nė krye. Mė tjetrėn anė Gashi s’lėshonte pe dhe kish vendosė as mos me ndjekė ushtrinė e Krajl Nikollės as mos me lėjue qė Krasniqja e Dukagjini tė pėrshkoheshin nėpėr kufij tė sajė me armė tė ngrehuna.

    Duhet dijtė, veē, se para se tė niste lufta e Qafes sė Kolēit, fjalėt i kishin pasė ndryshej: Malsija e Gjakovės e Bajrakėt e Dukagjint kishin pasė ba basėlidhėjen e pėrbashkėt, simbas Kanunit, pėr tė rrokė armėt kundra ēdo anmikut qė tė guxonte tė msyjė tokėn shqiptare.

    Sugurisht s’qenė tue u shpėrda pa gjak, po mos tė ishin qenė aty Prelė Tula e Mark Sadika, Sokol Basha e Lush Prela, Lulash Gjelosha e Hilė Ndoja, Ukė Hota e Lekė Cura, Tungj Myftara e Ukė Ēuna, Dedė Trima e Pal Nika, Ēun Kola e Zog Sokola, Avdi Kola e Deli Sokola, pėr mos tė pėrmendė tjerė tė urtė e tė njoftun nė pleqni si kėta.

    Me kundėrshtimin e Gashit lidhja dhe besa e dhanun u prish pėr atėherė. Nga Okoli i Gashit tė Dukagjinast kthyen nė fshate tė veta. Tashma secili sish ngushtohej tė kėqyrte dhe tė mpronte shpinė e vet e vendin e bajrakut.


    Ngjarjet e turbullta, qė karakterizojnė historinė e Dukagjinit ēė prej kėsajė vjete e mbrapa, deri nė vendosjen e qindrueshmeninė e Qeverisė nė Shqipni gjithkush nesh i din. Pushtimi i Veriut tash nga nji, tash nga nji tjetėr i huej, e gjetėn Prelė Tulin pėrherė Prelė Tul: tė nderėshėm, tė pathyeshėm — e ma fort si tė tillė — tė palakueshėm, shqiptar me ndjenja e shqiptar me vepra, tė gatshėm tė rrokė armėt kundra ēdo anmiku e mbi tė gjitha e gjetėn tė kujdesshėm deri nė heroizėm tė ja ruejė vedit tė padanguem atė za e atė nam, tė cilin me trimni e flije ja kishte fitue emnit tė vet.

    Asht pėrnjimend vėshtirė tė gjėjė njeri ndėr male tona nji burrė si kėtė, nji burrė i cili tė ketė dijtė si ky e ma mirė se ky ta endė jetėn e vet pėrplot me nėshtrasha posi mė nji pėlhurė tė ndėrlikueme me fije aq tė shkėlxyeshme e aq me mjeshtri, sa as sot na dashamirėt e tij, as farefisi, as miku as anmiku mos tė munden me gjetė fije pėr tu hjekė as fije pėr tu shtue.

    Njimend Prelė Tuli i Salcės s’pat shkollė.

    Leu e u rrit nė tirqi tė vrashtė tė maleve tė vrashta tė Dukagjinit. Nė hije tė kishės sė famullisė sė vet, mėsoi ma mirė se ēdo shkollar tė duejė e tė adhurojė nji Zot, tė duejė e tė nderojė nji Atdhė. Pėr tė Frati shqiptar qe i vetmi mėsues. Prej tij xu posi xanėsi i mirė, idealin e jetės. Prej tij pranoi e ndoq kėshillin, veshtroi me ande fjalėn, ju shtrue qortimit. Fratit ju pėshtet ndėr tė vėshtira e me tė dau gėzimet. Nga zhguni i murrmė u zemrue nė luftė, me zhgun u mbulue ndėr rreziqe, nė hije tė zhgunit pushoi mbas mundit e djersėve. S’harroi se ndaj Fratit e ndaj zhgunit kishte detyrė mirėnjohje, shpėrblimi, dashtėnije birnore. Kudo e kurdo qė ky petk i bekuem u gjet nė rrezik tė dhunohej apo tė nepėrkambej nga tė prishunt nė shpirt, nga ata qė tė bijt e Shėn Franēeskut i kishin ferrė nė sy, Prela e mprojti me guxim e trimni legjendare.

    Leu i paralajmuem prej Orėve tė fisit. Diq me Zot e tė Shėn N’kollė nė gojė, pranė Zojės sė Merturit e nėn hije tė Shėn Mėhillit tė Bregut.

    Rektoi me meshtar te kryet e me qiri kulaē tė ndezun mbi parzmėn e vet tė ēeliktė.

    Nė dekė e vajtuen Orėt e Dukagjinit, u gėrdhishtėn pėrgjakshėm burrat e fisit. Para se jeta e tij tė shkimbej posi qiri, qė i digjej lotueshėm, ai bani buzėn nė gaz. Pėshperitėte atėbotė me ma tė mbramen fije tė zanit nė vesh tė famullit ma tė dashtunit, nė vesh tė Tush Balės:

    “Thuejmu nipave e tė Dukagjinasve se deri sa kėta tė mejnė Fenė e tė Parėve tė gjallė e tė padangueme, kanė pėr tė qenė tė lum e tė dėjė tė thirren tė Dukagjinas: deri sa tė duen vendin e vet e tė mundohen pėr tė, kanė pėr tu pėrmendė e pėr tu quejtė me arsye nipa tė Lekės e Shqiptarė tė njimendtė. Zot e Atdhė qenė pėr mue ideal jete: ndershmeni ndėr vepra e burrni nė tė vėshtira e lufta mė qenė normė veprimi”.


    Nė kujtim tė Burrit tė Fisit e pėr
    mos tė harrue tė Parėt u botue ky
    librec me shpenzime tė PAL CEKėS
    DEDNDREAJ nga Salca.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com