|
KARAKTERI I LIDHJEVE MARTESORE PARA ÇLIRIMIT ABAZ DOJAKA ZėNIA (FEJESA) DHE DETYRIMET EKONOMIKE NDėRMJET PALėS Sė DJALIT DHE PALėS Sė VAJZėS Zėnia e vajzės ishte njė marrėveshje ndėrmjet zotėrve tė shtėpive ose prindėrve tė tė rinjve pėr lidhjen e martesės sė ardhshme. Siē e pamė, zėnia nuk bėhej me pėlqimin e tė rinjve, por me dėshirėn e prindėrve dhe me ndėrmjetėsimin e shkuesit. Nė tė kaluarėn, pėr fejesėn e dy tė rinjve pėrdoreshin fjalėt: zėnie, mblesė, mbulesė, vlesė. Vajza quhej e zėnė (e nxanė, e zanė), e vluar, e mbuluar, ndėrsa djali i zėnė (i nxanė, i zanė) i vluar, i mbuluar. Por, termi mė i pėrdorur ishte i zėnė dhe e zėnė. Nė vendin tonė, nė pėrgjithėsi, mosha pėr zėnien e dy tė rinjve ka qėnė: pėr vajzat, 12-14 vjeē dhe pėr djem, 16-18 vjeē. Kjo nuk do tė thoshte qė prindėrit tė mos kujdeseshin pėr zėnien e tyre edhe pėrpara kėsaj moshe. Kėtė tė drejtė ua jepnin prindėrve zakonet patriarkalo-feudale, sipas tė cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fėmijėt, pra, edhe e drejta pėr «zėnien» e tyre nė ēdo moshė e, ngandonjėherė, edhe para lindjes. Ky zakon pėr parinė kishte karakter tė theksuar politik, sepse nėpėrmjet fejesave, krushqive, forcohej familja patriarkale, forcoheshin lidhjet ndėrfisnore midis familjeve, pėrjetėsohej pushteti politik i klasave shfrytėzuese. Siē e thamė, zėnia e fėmijėve qė nė vogėli, qė nė djep dhe, nė ndonjė rast qė pa lindur, praktikohej nė shtresat e pasura. Por, nėn ndikimin e tyre, u shtri edhe nė shtresat e tjera tė popullsisė, megjithėse ajo praktikohej rrallė. Materiali ynė dhe burime tė tjera na lejojnė tė gjykojmė se kjo dukuri ka qenė mė e pėrhapur nė shekullin e kaluar dhe, ndonėse rrallė, praktikohej nė mbarė shqiptarėt. «Fėmijėt e tė dy sekseve fejohen qė nė djep pa u lejuar qė tė shihen e tė njihen gjatė kohės sė fėmijėrisė, as kur rriten nė moshė, shkruan Pukvili. Ndodh shpesh qė tė fejuarit tė mos dinė se i janė premtuar njeri--tjetrit, njė rregull i tillė ėshtė e drejta dhe e fshehta e prindėrve tė tyre, tė cilėt ua bėjnė tė njohur kur u do qejfi. Kur mbaron kjo kohė, vajzat zakonisht janė 12 vjeē dhe djemtė 18 vjeē 16 . Duke folur pėr bajraqet e Pultit: Shalėn, Shoshin, Krinin dhe Toplanėn, si dhe pėr Rrėzėn e Tepelenės, Hani ve nė dukje se «fejesat bėhen kur fėmijėt janė ende tė vegjėl, nganjėherė bile edhe kur lidhen nė djep 17 , Fejesat e bebeve qenė thuajse krejt tė pėrgjithshme 18 , nėnvizon Durham. Nė shtresat e mesme dhe tė varfėra tė popullsisė zėnia nė djep ose pa lindur fėmijėt bėhej me qėllim qė tė forcohej miqėsia ndėrmjet dy shtėpive. Marrėveshja bėhej drejtpėrdrejt, me marrėveshjen e dy tė zotėve tė shtėpisė ose tė dy prindėrve tė fėmijėve. Kur dy gra nga shtėpia e tyre ishin me barrė, ata shfaqnin dėshirėn qė, po qe se lindnin njėra djalė e tjetra vajzė, tė porsalindurit do tė quheshin tė zėnė ndėrmjet tyre. Nė ndonjė krahinė bėhej edhe ndonjė ceremoni e vogėl dhe, kur lindnin fėmijėt me seks tė kundėrt, lajmėrohej me tė shtėna pushke se tė dy familjet u lidhėn me miqėsi. Ndodhte qė zėnia e fėmijėve tė bėhej kur kėta arrinin 3-4 vjeē. Pėr ligjėsimin e kėsaj shkėmbehej edhe buka, domethėnė, organizoheshin gosti nė tė dy familjet. Lidhur me moshėn, ėshtė e nevojshme tė vėmė nė dukje se nė popullin tonė, me ndonjė pėrjashtim, nė martesėn e vajzave ndiqej radha: mė e madhja mė parė e kėshtu me radhė. Kjo respektohej kudo dhe, kush e shkelte, pėrbuzej nga tė gjithė Madje, nė zona tė veēanta ndodhte qė djali, po tė kishte motra, nuk martohej para tyre, pavarėsisht se mund tė ishte mė i madh se ato. Qė vajza tė quhej e zėnė, duhej pa tjetėr njė ceremoni e rastit, e cila zhvillohej nė shtėpinė e vajzės ose nė shtėpinė e njė tė treti (tė afėrm ose miku tė shtėpisė sė vajzės). Kjo vizitė nė Korēė quhej «tė shkelat». Zakonisht, tė dy palėt rreth 6 ose 8 vetė, nga 3-4 pėr secilėn palė, pasi mbaronin qerasjen, shkėmbenin nishanet ose dorėzonin shenjėn («shejin», si pėrdorej nė Veri). Nė pėrgjithėsi, shenjėn qė ia lėshonin nė dorė tė atit tė vajzės e dorėzonte njė i afėrt i djalit, nganjėherė edhe i zoti i shtėpisė ose shkuesi. Sė bashku me shenjėn dorėzoheshin edhe tė hollat. KLD e pėrcaktonte shenjėn tė pėrbėrė prej «nji unazė tė remėt a targjanėt (tash vonė). . Unaza e dhetė grosh janė me kanun» 19 . Nė Kosovė vinin nė tryezė unazėn, dhe njė koronė argjėndi, qė ishte shenja se u dha fjala. Kjo tregonte qė vajza ishte lidhur e nuk mund tė jepej gjetiu. Edhe nė jug tė Shqipėrisė, sipas materialit qė kemi mbledhur nė shumė zona, jepej njė shenjė e tillė. «Nishani zakonisht ėshtė njė pare e vjetėr floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon nė treg» 20 . Nė shumė krahina tė Shqipėrisė, veēanėrisht nė veri, sė bashku me unazėn jepej edhe njė shami. Shamia ėshtė shenjė rituale qė tregonte se vajza ishte e «mbuluar» apo e «zėnė». Nė zonat malore dhėnia e shenjės ishte njė farė kapari, qė pala e djalit i jepte asaj tė vajzės. Mbas shenjės askush tjetėr skishte tė drejtė tė vinte dorė mbi atė vajzė, ndryshe do tė binte nė gjak. Nė fillimin e saj shenja, siē duket, ka qenė njė objekt i vetėm qė nuk shoqėrohej me ndonjė plaēkė tjetėr. Mė vonė u shoqėrua me njė numėr tė caktuar objektesh dhe, shpeshherė, edhe me tė holla. Duke iu referuar materialit tonė pėr krahinat e ndryshme tė Shqipėrisė, vemė re se kjo dukuri na paraqitet si mė poshtė: Nė Malėsi tė Madhe, pasi merrej miratimi pėr zėnien e vajzės, caktohej afati, kur do tė dorėzohej «ēmimi i nuses». Nė kėtė datė i zoti i shtėpisė apo shkuesi dorėzonte pjesėn e parė tė «ēmimit», domethėnė paret e unazės, qė pėrbėnin kaparin. Me kursin e sotėm tė tė hollave kjo shumė arrinte deri nė 500 lekė. Zakonisht shumėn e tė hollave e kėrkonte miku. Nė Malėsi tė Gjakovės, para se tė pihej kafja e zėnies, shkuesi merrej vesh pėr punėn e «mesitit», shpėrblimit qė pala e djalit duhej tia jepte anės sė vajzės. Mesiti nė fillim shprehej me dhurata tė ndryshme pėr tė afėrmit e vajzės, si p.sh.: tė atit njė dhjetėshe turke (revole), vėllait njė mauzer, dajės sė vajzės njė sahat me qostek, sėmės dhjetė kokė dhi. Mė vonė «mesiti» u kėrkua nė tė holla qė arrinin 3000 deri nė 5000 lekė 21 . Nė Nikaj-Mėrtur, gjatė kohės sė zėnies sė vajzės lihej si kapar njė shumė tė holla, tė cilat i merrte i zoti i shtėpisė. Nė fillim vlera e kaparit ishte e papėrfillshme: njė mexhide, njė koronė ose njė lek. Ka pasur raste qė si kapar ėshtė pėrdorur njė shami, njė sapun, madje edhe njė cigare duhan. Por, kėto shėrbenin vetėm sa pėr zėnien e vajzės. Mė vonė bėhej marrėveshja pėr «pazarin e ēikės», qė zakonisht pritej 12 qese serme (baraz me 12 napolona flori). Nga kėto, gjysma ishin tė hollat e unazės, 6 napolona (baraz me 3000 deri nė 4000 lekė) 22 . Nė Lumė (Kukės), kur vinte mahrama (njė shami qė i jepej shkuesit si shenjė se i ati pranonte tė jepte vajzėn), familja e djalit, me anėn e shkuesit, i ēonte vajzės disa dhurata si lesh, pambuk, bojėra tė ndryshme etj., si dhe disa tė holla qė quheshin «pare hupsa», sepse nuk llogariteshin nė «forcė», nė shumėn qė do ti caktohej dhėndrit pėr nusen 23 . Edhe nė fshatin Golaj tė rrethit tė Kukėsit familja e djalit ēonte 500 deri 2000 lekė si kapar pėr zėnien e vajzės 24 . Nė Domgjon (Mirditė), natėn e zėnies sė vajzės, prindi i djalit sė bashku me shkuesin lėshonin unazėn, njė shami dhe njė sasi tė hollash, qė arrinin 3000 deri 5000 lekė. Unaza dhe shamia i takonin nuses, kurse tė hollat familjes sė saj 25 . Nė Fushė-Arrėz (Pukė), pala e djalit ēonte shenjėn, qė pėrbėhej nga njė unazė e njė rubė e kuqe, si dhe njė shumė tė hollash 26 . Nė Lezhė, me kėtė rast pėrveē unazės sė argjendtė dhe shamisė (qė ishin tė vajzės) shtėpia e djalit dėrgonte edhe disa tė holla, sasia e tė cilave varej sipas kėrkesės sė mikut. Nė qoftė se miku tregohej i arsyeshėm, atėherė shuma ishte e vogėl dhe arrinte deri nė 300 lekė. Por, kishte raste kur ai kėrkonte 1000 lekė. Kėto tė holla shėrbenin si kapar, quheshin pare nan gju dhe pėrdoreshin nga i zoti i shtėpisė si tė donte 27 . Si shenjė nė Mat ēohej njė unazė, njė shami dhe 200 grosh 28 . Ndėrsa nė Mirditė shenja zakonisht ishte mė e shtrenjtė. Nė Kushnen, nė tė kaluarėn, paguanin njė shumė qė shkonte nga 3000 deri nė 4000 lekė 29 . Po kaq paguanin edhe nė Kthellė tė Epėrme dhe nė bajraqet e tjera tė Mirditės. Pėr zonėn e Kurbinit 30 kemi kėtė tė dhėnė: Ditėn e zėnies sė vajzės i ati i djalit dėrgonte nė shtėpinė e vajzės shenjėn, qė pėrbėhej nga njė unazė, njė shami mėndafshi dhe njė peshtaf, brenda tė cilit vendoseshin sendet e tualetit. Veē kėtyre, babai i dhėndrit dėrgonte edhe 500 deri nė 2500 lekė (kjo varej nga gjendja ekonomike e shtėpisė sė djalit), tė cilat, tė shumtėn e herėve, shpėrdoroheshin nga pala e vajzės. Kishte edhe raste kur kėto tė holla familja i pėrdorte pėr pėrgatitjen e rrobave tė vajzės. Edhe nė krahinėn e Tiranės, 31 sidomos nė Malėsi, pala e dhėndrit paguante njė sasi tė hollash pėr zėnien e vajzės. Nė Hasdushk 32 (Rrogozhinė) dhe nė Rostej 33 (Durrės) familja e djalit i jepte njė sasi tė hollash palės sė vajzės. Shuma e tyre caktohej nga i ati i kėsaj dhe nga shkuesi. Duke zbritur nė krahinat e Jugut kjo dukuri paraqitej e zbehtė ose nuk shfaqej fare. Nė Korēė dhe rrethet e saj, nė Ersekė, Pėrmet, nė disa zona tė Gjirokastrės (Lunxhėri, Zagori qytet), nė Çamėri e ndonjė vend tjetėr kapari nuk pėrdorej. Ndėrsa nė Bėrzeshtė 34 (Librazhd) kjo dukej shumė qartė. Ka qenė zakon qė, pėr tė zėnė njė vajzė, babai i djalit atė ditė qė ēonte nishanet, i jepte tė atit tė vajzės nėpėrmjet shkuesit njė sasi tė hollash si kapar, pėr tė siguruar zėnien. Nga tė dhėnat e mėsipėrme, del se kjo dukuri ka qenė mė e theksuar nė zonat malore, ndėrsa nė zonat me fshatarė tė vegjėl dhe ēifēinj pothuaj nuk paraqitej fare. Megjithatė mendojmė se nė njė tė kaluar tė largėt kjo dukuri ka qenė pėr gjithė shqiptarėt. Kėtė, siē do ta shohim edhe mė poshtė, na e tregon e drejta e anės sė vajzės pėr tė kėrkuar shpenzimet e pajės nga shtėpia e djalit, gjė qė shfaqej edhe nė zonat jomalore. Por, edhe atje ku nuk shfaqej, tė dy palėt bėnin pėrgatitje pėr martesėn dhe shpenzimet ishin tė dyanshme. Nė kėto zona kishte marrė njė zhvillim tė madh shkėmbimi i nishaneve. Sigurisht duhet bėrė dallimi ndėrmjet shtresave dhe klasave tė shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe: klasat e pasura paguanin mė shumė pėr nishanin. Por, edhe nė shtresat e mes.me dhe, nė njė masė mė tė vogėl, edhe nė shtresat e varfra tė popullsisė, nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė shtresave tė pasura, shkėmbimi i nishaneve mori njė pėrhapje tė madhe, duke u bėrė njė barrė e rėndė pėr ekonominė e shtėpisė. Shkėmbimi i nishaneve, qė praktikohej mė shumė nė jug tė Shqipėrisė dhe nė qytete, mori njė zhvillim tė madh veēanėrisht nga gjysma e dytė e shek. XIX deri nė prag tė Çlirimit, kur Shqipėria kishte hyrė tashmė nė rrugėn e zhvillimit tė marrėdhėnieve kapitaliste. E theksuar ka qenė nė qytetet e Korēės, Shkodrės, Gjirokastrės, Tiranės, Beratit, Vlorės etj, dhe nė fshatrat rreth qyteteve tė jugut. Madje, nė Korēė kjo kishte marrė formėn e njė gare midis familjeve tė ndryshme, kush tė shpenzonte mė shumė. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo, sa nė vitin 1826 burrat e komunitetit ortodoks tė Varoshit tė Korēės, duke parė shpenzimet e tepėrta qė bėheshin me rastin e lindjeve, fejesave, martesave dhe vdekjeve, morėn vendime tė posaēme pėr kufizimin e tyre. Vendimet e vitit 1826 35 pėr kufizimin e ceremonive dhe shpenzimeve familjare gjatė kohės sė fejesės dhe tė martesės, dolėn nga nevoja e kohės, pasi ato rėndonin shumė ekonomitė e familjeve dhe masat e gjera nuk u bėnin dot ballė. Kėto vendime kufizonin nė njė masė tė mirė shpenzimet qė bėheshin pėr fejesa e martesa. Por, mė vonė, nė vitin 1835, 36 mbledhja e gjerė e meshkujve tė rritur tė komunitetit tė Varoshit, duke shqyrtuar vendimet e marra mė 1826, nė kushte tė reja, zgjeroi kėto vendime dhe lejoi tė bėheshin shpenzime mė tė mėdha. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX shpenzimet pėr fejesat dhe martesat u zgjeruan akoma mė shumė, sidomos nė shtresat e borgjezisė sė re tregtare dhe tė zanatēinjve tė qytetit, tė cilėt pėrpiqeshin tė imitonin shtresėn e borgjezisė tregtare tė Selanikut e tė Manastirit, me tė cilėt ishin nė kontakt. Kjo gjė u shtri edhe nė shtresat e tjera tė qytetit. Prandaj, duke parė pėrmasat e mėdha qė kishin marrė kėto shpenzime, banorėt e qytetit iu drejtuan Kėshillit tė pleqve tė Komunitetit pėr kufizimin e tyre. Qė nė vitin 1905 37 , nga Komuniteti ortodoks i Varoshit tė Korcės u hartua «Kanonizma e re» qė kufizonte shpenzimet pėr lindjet, fejesat, martesat dhe vdekjet. Lidhur me fejesat, kufizoheshin shpenzimet nė ceremoninė e shkėmbimit tė nishaneve e tė tjera. Nyja 6 e kėsaj kanonizme thotė: «Qė sot e tutje shkėmbimi i nishanit 38 tė bėhet jo zyrtarisht 39 , tė pritet zakoni qė prindėrit e tė fejuarit dhe prindėrit e sė fejuarės, tė afėrmit dhe miqtė pėr kėtė qėllim (qė tė marrin pjesė nė ceremonitė e shkėmbimit tė nishanit), tė mos shkojnė (pėr tė dėfryer) njė palė me tjetrėn nė shtėpinė e tė fejuarve. 40 Nė Malėsi tė Madhe 42 , nė fillim tė shekullit tonė, pėr zėnien e njė vajzė paguhej 70 deri 140 korona dhe nganjėherė edhe 600. Shuma varej nė radhė tė parė nga gjendja ekonomike e familjes sė vajzės, por edhe nga ajo e familjes sė djalit. Pra, familja e njė vajzė me gjendje tė mirė ekonomike kėrkqnte njė shumė tė hollash mė tė madhe se njė familje e mesme ose e varfėr. Pagesa bėhej nė tė holla, por ka pasur raste qė bėhej edhe nė natyrė. Nė Malėsi tė Vogėl nė vend tė tė hollave jepnin edhe kafshė ose armė, nė Malėsi tė Madhe vetėm armė. Nė Zadrimė 43 , nė vitet 1906-1909, shuma qė shtėpia e djalit i jepte asaj tė vajzės shkonte 300 deri 400 korona. Kjo shumė, qė shėrbente pėr rrobat e nuses, mund tė paguhej edhe me kėste. Nė Malėsi tė Gjakovės 44 paguante vetėm familja e djalit. Ajo, veē tė hollave, i dėrgonte familjes sė vajzės edhe 50 kg lesh, 20 kg. pa-mbuk (penj), bojėra, etj. «Pėr teshat c vajzės paguante vetėm pala e djalit», thuhet nė njė material nga zona o Nikaj-Mėrturit. Vlera arrinte deri nė 5000 lekė dhe gjysma paguhej nė tė holla dhe gjysma nė natyrė. Sipas njė tė dhėnė qė kemi pėr krahinėn e Lumės 45 , gjatė regjimit tė Zogut, nė kohėn e zėnies sė vajzės, i ati i djalit «priste forcėn, kėpucėt», domethėnė merrte vesh se sa tė holla duhej ti dėrgonte mikut. Kjo shumė arrinte 20 deri nė 30 napolona. Vėrtetė miku i merrte tė hollat, por ai i kthente pėrsėri nė njė formė tjetėr, nė plaēkat qė pėrgatitėshin pėr vajzėn. Nr Pukė 46 , nė tė kaluarėn, pala e vajzės i pėrgatiste gjithė rrobat e saj, por tė hollat pėr kėto i paguante pala e djalit. Nė Mat 47 «pritet hesapi» gjashtė muaj para dasmės. Shkuesi me prindin dhe disa nga farefisi i vajzės shkonin nė shtėpinė e djalit dhe aty caktonin sa rroba duhej tė bėnte dhėndri pėr nusen, numrin e dyshekėve, velenxave dhe qilimave, si dhe orenditė e kuzhinės. Nė Lezhė 48 dhe nė malėsi tė saj ana e vajzės i kėrkonte anės sė djalit tė gjitha shpenzimet pėr rrobat e nuses. Tė hollat paguheshin herė pas here gjatė periudhės sė fejesės dhe arrinin deri nė 7000 lekė. Zakonisht, nė Mirditė 49 tė gjitha rrobat e nuses bėheshin me tė hollat qė dėrgonte pala e dhėndrit dhe arrinin nė 7000 deri nė 8000 lekė. Por, pėrveē kėtyre, kur caktohej dita e dasmės, «priteshin kėpucėt», qė ishte detyrimi i dytė i palės sė dhėndrit kundrejt asaj tė nuses dhe qė shkonte deri nė 2000 lekė. Nė Malėsi tė Krujės 50 , nė shumicėn e rasteve, nuk caktohej shuma e tė hollave qė duhej tė paguante shtėpia e dhėndrit. Por, pavarėsisht nga kjo, sipas traditės, dhėndri duhej tė paguante 7000 deri nė 10.000 lekė. Kishte edhe raste kur kjo shumė kalohej, duke e varfėruar sė tepėrmi shtėpinė e djalit. Kur nuk arrihej shuma e tė hollave, ajo plotėsohej me bagėti, tokė etj. «Pėr plaēkat e gocės, thuhet nė njė material nga Malėsia e Tiranės 51 , kryetari i familjes sė djalit i jepte nėnės sė vajzės 40 okė lesh pėr rrobat e leshta. Pjesa tjetėr e plaēkave qė nuk mund tė pėrgatiteshin nė fshat (si p.sh.: dyshekėt, jorganėt kėpucėt, enėt e bakrit, si dhe arka e nuses) do tė bliheshin nė qytet me tė hollat e dhėndrit». Nė fshatrat e Durrėsit, Kavajės e tė Rrogozhinės babai i djalit ishte i detyruar tė paguante tė gjitha shpenzimet qė bėnte pala e vajzės pėr plaēkat e vajzės 52 . Nė disa zona tė Librazhdit 53 , nė kohėn e zėnies sė vajzės, i ati kėrkonte tė holla pėr pėrgatitjen e saj. Kishte dhe raste qė nė vend tė tė hollave tė kėrkonte 5-6 kokė bagėti tė imta dhe njė ka ose njė lopė. Nė Myzeqe 54 babai i vajzės i kėrkonte tė atit tė dhėndrit njė shumė tė hollash qė quheshin para «argėlleku», velenxėn dhe rrobat e nuses. Nganjėherė, nė vend tė argėllėkut nė tė holla kėrkoheshin bagėti, numri i tė cilave varej nga gjendja ekonomike e shtėpisė sė djalit dhe mund tė arrinte nė 20-40 krerė bagėti tė imta, njė pendė qe ose buaj, njė kafshė pune, etj. Argėllėku merrej edhe nė disa fshatra tė Mallakastrės sė Butė si nė Kurjan, Mbėrs 55 etj. Madje, nė Kurjan, nė vend tė tė hollave kėrkohej edhe bagėti e bereqet. Edhe nė krahinėn e Labėrisė, sipas zakonit, shtėpia e dhėndrit paguante njė shumė tė mirė tė hollash pėr pėrgatitjen e plaēkave tė nuses. Nė Kurveleshi, nė zonėn e Salarisė, Buzit dhe Krahėsit, me rastin e martesės, shtėpia e dhėndrit duhej tė paguante «argėllėkun», rrobat e nuses, tė cilat i zgjidhte babai i nuses dhe i paguante i ati i dhėndrit 56 . Edhe nė bregdetin e Himarės 57 familja e djalit paguante njė sasi tė hollash pėr pėrgatitjen e rrobave tė nuses. Nė shumė krahina tė Shqipėrisė sė Jugut dhe nė qytetet ku marrėdhėniet kapitaliste ishin mė tė zhvilluara shtėpia e dhėndrit nuk kishte ndonjė detyrim shtrėngues pėr pėrgatitjen e plaēkave tė nuses. Ato i bėnin sė bashku tė dy palėt. Madje, nė kėto zona, familja e vajzės shpenzonte mė shumė. Nė Çamėri, tė gjitha rrobat e nuses i pėrgatiste i ati i saj kurse dhėndri ēonte disa dhurata pėr nusen dhe tė afėrmit e saj. Duke iu referuar materialit tonė, vemė re se kjo formė kishte pėrhapje mė tė madhe. Ajo, veē qyteteve kryesore ngėrthente edhe pjesėn mė tė madhe tė fshatrave tė Shqipėrisė sė Jugut dhe asaj Juglindore. Nė qytetin e Shkodrės dhėndri i bėnte nuses veshjen e plotė, sende tualeti, si dhe disa peshqeshe pėr njerėzit e saj. Ndėrsa nusja, nga ana e saj pėrgatiste teshat pėr vete dhe tė gjitha tė falurat (dhuratat) pėr njerėzit e burrit. Veē kėtyre i ati i vajzės do ti jepte sė bijės edhe shumė enė e orendi tė ndryshme. E njėjta gjė vihej re edhe nė qytetet e tjera gjė qė e kemi pėrmendur nė pjesėn pėr shkėmbimin e nishaneve. Por, edhe nė fshatra kjo dukuri filloi tė marrė njė pėrhapje tė madhe. Familja e djalit pėrgatiste rrobat e fjetjes (dyshekė, jorganė dhe jastėkė) si dhe njė ose dy veshje tė plota pėr nusen. Nusja, nga ana e saj, bėnte veshje tė tjera pėr vete dhe darovėn pėr njerėzit e burrit. Nė tė gjitha fshatrat e krahinės sė Çamėrisė shumicėn e pajės e pėrgatiste ana e vajzės. Djali ēonte vetėm dhurata pėr nusen e tė afėrmit e saj. Madhėsia e pajės sė vajzės varej nga gjendja ekonomike e familjes. Megjithatė, edhe ato qė ishin tė varfėr pėrpiqeshin ta bėnin kėtė sa mė tė plote, pavarėsisht se rrezonin ekonominė e shtėpisė. Nė disa qytete, si: ne Shkodėr, Korēe, Ersekė, Leskovik, Pėrmet pėrveē pajės qė pėrgatiste vajza, i ati i jepte asaj edhe prikė, njė pjesė tė pasurisė se familjes (pasuri tė patundshme ose nė tė holla). Ndonėse prika si institucion ėshtė e vjetėr, ajo mori njė zhvillim tė madh nė kohėn e feudalizmit, kur familjet e mėdha mbretėrore dhe princėrore, me qėllim qė tė lidhnin aleanca nė mes tė shteteve dhe principatave tė ndryshme, bėnin krushqi me njėra-tjetrėn, duke u dhėnė vajzave krahina tė tėra, tė cilat kalonin nė pronėsinė e burrave tė tyre. Dokumente tė ndryshme flasin pėr aleanca tė tilla edhe nė vendin tonė. Nė shek. XIII, nė vitin 1258 nevoja pėr aleancė e shtyn Mihalin II tė Epirit tė lidhte aleancė me Manfredin Hohenshtaufen, princin e Tarentit, duke i dhėnė pėr grua bijėn e vet, Helenėn, dhe nė formė prikė njė varg qytetesh tė Shqipėrisė, si Durrėsin, Vlorėn, Kaninėn, Beratin etj. 58 Kjo traditė vazhdoi tė pėrdoret edhe nga dyert e mėdha feudale arbėreshė nė shekujt e mėvonshėm. Vajzat e familjeve tė mėdha feudale, kur martoheshin, merrnin prikė toka tė mėdha. Gjon Muzaka nė testamentin e tij thotė se Vlora dhe Kanina kanė qenė tė Muzakėve dhe i ishin dhėnė prikė mbesės, Regina, qė u martua me despotin e Sėrbisė. 59 Dhėnia e prikės vazhdoi edhe nga familjet e pashallarėve dhe tė agallarėve. Por, mė e theksuar u bė kjo nė shek. XIX nė qytetin e Korēės, veēanėrisht nė shtresat e borgjezisė sė re tė cilat, shfrytėzonin dhėnien e prikės pėr tė patur mundėsi tu siguronin vajzave njė jetė bashkėshortore sa mė tė mirė, duke i martuar nė shtresat mė tė larta tė shoqėrisė 60 , P.sh., J. V. Halla, rreth viteve 1870, i dha sė bijės gjysmėn e fshatit Rėmbec. Duhet thėnė se dhėnia e prikės, mori njė pėrhapje tė gjerė edhe nė shtresat e mesme tė popullsisė dhe u shtri edhe nė zonat fshatare tė elementeve ortodokse tė Shqipėrisė sė Jugut, duke u bėrė kėshtu njė barrė e rėndė pėr ekonominė e familjes sė vajzės. Nė popullsinė e krishterė shqiptare tė Çamėrisė (Gumenicė, Grikohor, Kushovicė, Peshtan, Kastrizė, Ledhėzė etj.), pėrveē pajės, vajzės i jepej si prikė edhe ndonjė dyqan, vreshtė, ulli, tokė buke ose tė holla. Kjo ka qenė mė shumė karakteristike pėr shtresat nė gjendje tė mirė ekonomike. Edhe nė shqiptarėt e Greqisė 61 prika ka qenė diēka e kohės dhe madhėsia e saj ishte nė varėsi tė gjendjes ekonomike tė familjes sė vajzės. Nga tė tre rastet e shtjelluara mė lart del se shpenzimet pėr martesat ishin njė barrė e rėndė pėr ekonomitė e familjeve. Prandaj, pėr tė siguruar shumėn e tė hollave qė nevojiteshin pėr pajėn dhe pėr shpenzimet e dasmės, nė pėrgjithėsi, i zoti i shtėpisė merrte masa tė ndryshme, shiste tokėn ose kullotėn, bagėti tė imėt ose tė trashė, hynte nė borxhe etj. Jo rrallė, ai ēonte njė ose dy djem tė shtėpisė (shpesh edhe dhėndrin) pėr tė punuar nė familjet e pasura, nė qytete, madje edhe nė kurbet (siē ndodhte nė krahinat e Jugut) deri sa tė siguronin tė ardhurat pėr shpenzimet e dasmės. Kjo plagė e rėndė e shoqėrisė shqiptare tė paraēlirimit u kufizua disi nėn shtytjen e masave popullore. Megjithatė, deri nė prag tė Çlirimit ajo ishte problem dhe mund tė zhdukej vetėm me pėrmbysjen e marrėdhėnieve tė vjetra nė prodhim. Duke analizuar materialin e mėsipėrm, lidhur me detyrimet ekonomike qė kishin tė dy palėt e lidhura me krushqi, mund tė nxjerrim kėto pėrfundime: Pagesa qė shtėpia e dhėndrit i bėnte shtėpisė sė nuses, paja dhe prika, janė institucione tė ndryshme, tė pavarura nga njėri-tjetri, dhe secili ka linjėn e vet tė zhvillimit. Nė rastin e parė, domethėnė kur pala e dhėndrit jepte njė shpėrblim pėr zėnien e vajzės (shenja, dhėnia e materialeve tė ndryshme ose dėrgimi i tė hollave pėr pėrgatitjen e rrobave tė nuses, dhuratat e shumta tė familjes sė dhėndrit pėr njerėzit e nuses etj. flasin pėr mbeturina tė blerjes sė grave. Lindja e institucionit tė blerjes sė grave i takon etapės sė parė tė zhvillimit tė matriarkatit. «Me lindjen e martesės me ēifte fillon rrėmbimi dhe blerja e grave», 62 shkruan Engelsi. Por edhe mė vonė, me zėvendėsimin e matriarkatit me patriarkatin dhe me lindjen e familjes patriarkale, martesa me tė blerė mori njė zhvillim edhe mė tė madh. Kėtė e tregon edhe interesimi i tė gjithė anėtarėve tė komunitetit familjar, tė cilėt ndihmonin nė grumbullimin e shpėrblimit qė do ti jepej familjes sė gruas. Pra, martesa me tė blerė ėshtė karakteristikė e marrėdhėnieve patriarkale dhe ėshtė e lidhur me familjen e madhe patriarkale, pavarėsisht se lindja e saj i pėrkiste periudhės sė matriarkatit. Siē duket nėn ndikimin e marrėdhėnieve tė reja shoqėrore martesa me blerje rritej e forcohej sė bashku me rritjen e prirjeve patriarkale, deri sa arriti zhvillimin e plotė me lulėzimin e marrėdhėnieve patriarkale. Me shpėrbėrjen e familjes sė madhe patriarkale dhe me lindjen e familjes sė vogėl u zhduk edhe blerja e gruas, kurse tepruan vetėm mbeturinat e saj. Por, zhdukia e kėtij institucioni nuk tregon se u ndryshua baza e martesės aio nuk e humbi karakterin e saj si njė marrėveshje ekonomike. Me lindjen e familjeve tė vogla, kur gruaja i humbi tė gjitha tė drejtat e trashėguara qė mė parė dhe kur u rrit rėndėsia ekonomike e punės sė burrit (qė zinte degėt kryesore tė aktivitetit prodhues), puna e gruas nė shtėpi zuri njė vend gjithnjė e mė tė madh. Kjo pėrcaktoi edhe fatin shoqėror tė saj, tė cilin e plolėsonte edhe martesa me tė blerė. Tani familja-ekonomi e shikonte ēdo pjesėtar si forcė pune, prandaj, duke dhėnė vajzėn tek djali, familja e saj kėrkonte kompensimin pėrkatės. Nė fillim kjo shprehej me dhuratat, qė familja e dhėndrit i ēonte familjes sė nuses, (nė radhė tė parė tė atit dhe sėmės pastaj vėllezėrve, dajės sė nuses dhe tė afėrmve tė tjerė). Me zhvillimin e shkėmbimit tregtar, vlera e punės sė gruas, veē objekteve nė natyrė, mori shprehjen e saj edhe nė tė holla. Kėshtu lindi «ēmimi i gruas». ėshtė ky «ēmim i gruas» qė zihet ngojė nė tė drejtėn tonė zakonore, nė Kanunin e Lekė Dukagjinit 63 dhe nė materiale tė tjera. Por duke gjykuar nė bazė tė materialit tonė pėr gjysmėn e dytė tė shekullit XIX deri nė prag tė Çlirimit, nuk mund tė flasim pėr martesė me tė blerė. Ajo ka qenė kapėrcyer prej kohėsh nga populli ynė, duke na lėnė si trashėgim mbeturinat e saj dhe jo mė tepėr se mbeturina. Madje, edhe kėto mbeturina kanė qenė tė kufizuara nė zonat malore dhe rrallė nė zojna tė tjera. Paja dhe prika, si institucione, kanė lindur nė periudhėn e shthurrjes sė familjes patriarkale, me ndarjen e saj nė familje tė vogla. Vajza qė martohej, duke u larguar nga ekonomia e familjes, merrte njė farė pjese nga pasuria kolektive e saj. Kjo pėrbėnte pasurinė personale tė gruas sė martuar, tė veēantė nga pasuria e shtėpisė sė burrit, pasuri qė e dispononte nė mėnyrė tė lirė dhe mbi tė cilėn nuk mund tė vinte dorė askush, bile as burri. Kjo pasuri qė, deri nė nje farė shkalle, pėrbėnte bazėn e pavarėsisė sė gruas, nė popullin tonė quhej salem nė Veri, pekuli nė Jug. Me thellimin dallimit klasor dhe me rritjen e forcave prodhuese, paja dhe prika morėn njė zhvillim tė madh. Qė nė kohėn e vjetėr, klasat dhe shtresat e pasura, pėr tė mos copėzuar ekonominė e pėrbashkėt tė familjes, si kompensim tė pjesės sė vajzės, filluan tė jepnin njė shumė tė konsiderueshme tė hollash. Vajza qė merrte prikė nuk kishte tė drejtė trashėgimie nė familje. Duke filluar nga shek. V e kėtej nė shumė popuj asnjė martesė nuk bėhej pa pajė e pa prikė. Nė kėtė periudhė u zhvillua paja me plaēka-veshmbathje, enė e orendi tė ndryshme etj. Edhe nė kohėn e feudalizmit u ruajt kjo mėnyrė e lidhjes sė martesės, nė bazė tė sė cilės qėndronte interesi ekonomik. Madje, nė feudalizėm, familjet e mėdha, pėr tė forcuar pozitėn e tyre pėr tė krijuar aleanca tė ndryshme, i martonin vajzat e tyre me familje tė forta duke u dhėnė njė prikė tė majme, e shprehur kjo nė pasuri tė patundshme qė nganjėherė arrinte nė krahina tė tėra. Paja dhe prika morėn njė zhvillim edhe mė tė madh nė kapitalizėm. Duke shndėrruar ēdo gjė nė mall, prodhimi kapitalist i ēduku nė njė masė tė madhe marrėdhėniet e lashta, tė trashėguara nga e kaluara. Martesa me llogari, martesa me pėrfitim material, u bė lloji kryesor i martesės nė radhėt e borgjezisė. Kjo klasė shtron pėrpara martesės nė radhė tė parė qėllime ekonomike, e shikon atė jo si bashkim njerėzish, por si bashkim kapitalesh, si njė mjet pėr tė grumbulluar pasuri tė reja. Nė shumė vende kapitaliste legjislacioni i jep tė drejtė burrit tė administrojė pasurinė e familjes, duke pėrfshirė edhe pasurinė (prikėn ose pajėn) e gruas. Pra, zakoni i marrjes sė pajės, pavarėsisht nga origjina e tij e lashtė, e ka burimin nė pronėsinė private mbi mjetet e prodhimit dhe, si pasojė ai ėshtė njė zakon i trashėguar nga shoqėria me klasa antagoniste. Ky zakon, qė e ka burimin nė trashėgiminė dhe paprekshmė-rinė e pronės sė klasave tė privilegjuara (sepse vetėm ato kanė qenė nė gjendje tu jepnin fėmijėve pajė dhe prikė tė madhe) u bė njė zakon masiv. Pa j a dhe prika ishin baza me anėn e tė cilave matej vlera e tė rejave qė do tė martoheshin. Edhe nė popullin tonė, si e pamė, paj a dhe prika kishin marrė njė pėrhapje relativisht tė madhe, por madhėsia e tyre varej nga gjendja ekonomike e familjeve. Ato kishin pėrmasa mė tė mėdha nė klasat e pasura, megjithatė, nėn ndikimin e kėtyre klasave, u pėrhap mjaft edhe nė shtresat e tjera tė popullsisė, duke u bėrė njė plagė e rėndė pėr shoqėrinė shqiptare tė paraēlirimit. Materiali qė parashtruam, tregon se nė krahinat malore dhe nė ndonjė rast, edhe nė zonat me fshatarė tė vegjėl dhe ēifēinj mėnyra kryesore pėr tė lidhur martesė ishte detyrimi qė pala e djalit kishte kundrejt palės sė vajzės (e shprehur kjo nė dhėnien e bagėtisė, tė hollave, dhuratave tė ndryshme). Ky detyrim ndryshonte nga njera krahinė nė tjetrėn, duke u varur kryesisht nga gjendja ekonomike e shtėpisė sė djalit qė martohej. Por, pavarėsisht nga kjo, pa plotėsimin e detyrimeve qė cekėm mė lart, nuk bėhej martesė. Nė zonat e tjera tė Shqipėrisė, veēanėrisht nė ato tė Jugut dhe nė qytetet, ose nuk gjejmė detyrimin ekonomik tė palės sė djalit kundrejt vajzės, ose gjejmė vetėm gjurmė tė tij. Veē kėsaj, nė kėto vende luante rol tė madh paja qė babai i jepte vajzės kur bėhej martesa. Pas Çlirimit, me vendosjen e pushtetit popullor dhe tė marrėdhėnieve tė reja socialiste nė prodhim, nė lidhjet martesore vihen re ndryshime tė rėndėsishme cilėsore. Tani, nė vendin tonė, bazėn e martesės nuk e bėn interesi ekonomik, por njohja e ndėrsjelltė e tė rinjve, dashuria e pastėr dhe e sinqertė, interesi i tyre i pėrbashkėt pėr ndėrtimin e shoqėrisė socialiste.
|