|
KARAKTERI I LIDHJEVE MARTESORE PARA ÇLIRIMIT ABAZ DOJAKA SHKUESIA Ndėrmjetėsimi pėr kėrkesėn e njė vajzė nuk bėhej drejtpėrdrejt nga prindėrit, por me anėn e njė personi tė tretė, shkuesit. Shkuesia pėrdorej gjerėsisht. Ajo i paraprinte fejesės dhe martesės. Prindėrit ia jepnin fjalėn shkuesit, i cili ndėrmjetėsonte pėr zėnien e vajzės pėr djalin dhe pėr martesėn e tyre, duke vendosur vetė pėr kėtė ēėshtje, pavarėsisht nga fakti qė bashkėshortėt e ardhshėm as nuk e kishin parė as nuk e kishin njohur njeri-tjetrin. Nė krahina tė veēanta tė vendit tonė shkuesi thirret me emra tė ndryshėm: shkues, mesit, mbles, lajmės, lyes, krushqar. Shkuesi, zakonisht, ishte njė mik i tė dy familjeve, tė djalit dhe tė vajzės. Nė kėtė mėnyrė, ai e kishte mė tė lehtė misionin e tij. Veē kėsaj, ai duhet tė ishte njė person qė i njihte mirė zakonet, «njeri i zoti», «i ndershėm», «i dėgjuar» dhe «i pjekur». Kėto cilėsi i shėrbenin shkuesit pėr pėrfundimin me sukses tė detyrės sė tij. Por, padyshim, njė detyrė tė tillė mund ta merrte pėrsipėr daja e vajzės, qė jo rrallė kryente rolin e shkuesit. Nė kėtė rast, te pala e vajzės nuk krijohej asnjė dyshim pėr vėrtetėsinė e fjalėve tė dajės nė adresė tė dhėndrit dhe tė familjes sė tij. Detyra e shikuesit ishte sa e vėshtirė, aq edhe e lodhshme. Ai shkonte disa herė nė shtėpinė e vajzės deri sa tė bindte prindėrit e saj pėr tė mos kundėrshtuar kėrkesėn e bėrė 6 . «O lajmės, o din dushman, / dhe nga ti sgjetėm dėrman», thuhet nė njė kėngė popullore. Shkuesi lavdėronte familjen e djalit, si dhe vetė djalin, duke i veshur atij karakteristikat mė tė mira qė duhej tė kishte njė mashkull: trim, punėtor, i ndershėm, i zgjuar... Por, ato qė kishin rėndėsi mė tė madhe ishin tė dhėnat pėr shtėpinė e dhėndrit tė ardhshėm, pėr ekonominė e saj, numrin e njerėzve tė shtėpisė (sa mė e madhe tė ishte familja, aq mė e fuqishme ishte dhe, si pasojė, edhe mė e pėlqyer), pėr traditat e saj luftarake, pėr besėn burrėrinė. Bukur shprehej kjo nė Myzeqenė e Vogėl, kur njerėzit e shtėpisė i drejtoheshin shkuesit. «Ka lėng? Ka qull? Ka zile e kėmborė?». 7 Dhe me tė vėrtetė, preokupimi mė i madh i prindėrve ishte qė vajza tė martohej nė njė familje, ku tė mos mungonte, tė paktėn, buka dhe qulli. Kjo tregon edhe varfėrinė e madhe tė familjes fshatare, shumica dėrrmuese e tė cilave nuk mund tė siguronin bukėn e vitit. Rrallėherė rastis qė ana e vajzės tė jepte pėlqimin qė me takimi n e parė. Kjo ndodhte nė ato raste kur tė dyja familjet, qė donin tė lidhnin krushqi, e njihnin njėra-tjetrėn dhe binin dakord qė mė parė, ndėrsa shkuesi kryente njė zakon, pa tė cilin nuk mund tė zihej njė vajzė. Gjithashtu, pėlqimi mund tė jepej menjėherė edhe kur shkuesi, ishte daja ose njė i afėrt tjetėr i vajzės, pėr qėllimet e mira tė tė cilėve nuk dyshonin. Nė raste tė tilla i ati i vajzės i drejtohej shkuesit: «Hajde, mos qoftė prishur! Ta kam falė vajzėn! Nė dorėn tėnde! Nė e gremiē, mė paē nė qafė mua dhe atė! Nė na nderofsh, nderet dhe tė mirat tė ndjekēin pas me gjithė ēke!». 8 Por, nė shumicėn e rasteve pėrgjigja nuk jepej menjėherė. I zoti i shtėpisė, ndonėse kishte tė drejta absolute mbi fėmijėt, sipas zakonit, i pyeste burrat e shtėpisė, tė vėllazėrisė dhe tė farefisit, tė cilėt, tė gjithė sė bashku, hetonin pėr shtėpinė dhe pėr djalin. I pari qė pyetej nga i zoti i shtėpisė ose nga prindi i vajzės, ishte daja. Kjo dukuri vihej re nė mbarė popullin tonė, ndonėse me nuanca tė ndryshme nė krahina tė veēanta. Kujdesi i dajės pėr zgjedhjen e dhėndrit ose tė nuses pėr mbesat dhe nipat e tij ka zanafillen e vet nė periudhėn e kalimit nga matriarkati nė patriarkat, ku «vėllai i nėnės, farefisi mashkull mė i afėrmi, sipas sė drejtės amtare, quhej ende si njeriu mė i afėrm.» 9 Pasi hetohej mirė nga tė gjithė, takoheshin me shkuesin nė ditėn e caktuar dhe i jepnin pėrgjigjen. Kur pala e vajzės nuk jepte pėlqimin pėr lidhje krushqie, asnjėherė nuk tregoheshin arsyet e vėrteta, duke u pėrpjekur tė mos e fyenin palėn e djalit. Kur pėrgjigjja ishte pozitive, caktohej dita e takimit tė tė dy palėve. Nė pėrgjithėsi, nė vendin tonė, pėr shėrbimin qė bėnte, nga ana e shtėpisė sė djalit i jepej shkuesit njė shpėrblim simbolik, qė nė tė shumtėn shprehej nė «njė palė opinga» ose nė «njė palė kėpucė», duke patur parasysh dėmin qė kishte pėsuar, duke shkuar e ardhur nga njėra shtėpi te tjetra. «Sa palė openga shkeve? Jaho, shkus-o! Dėftoi lalės, ti pagjuej» 10 . Mė vonė kėto morėn kuptim mė tė gjerė, «kėpucė», qė do tė thoshte tė paguheshin edhe shpenzimet e ditėve tė humbura me kėtė rast. Nėn kėtė emėrtim mund tė bėheshin edhe peshqeshe tė tjera dhe nganjėherė, jepeshin edhe shpėrblime nė tė holla. Duke u ndalur nė kėtė ēėshtje, vlen tė theksojmė se shkuesia duhet tė ketė kaluar nė tri faza kryesore: faza e parė, kur shkuesi nuk shpėrblehej, faza e dytė, kur shkuesi merrte njė shpėrblim simbolik 11 dhe faza e tretė, kur shkuesi pėr misionin e tij kėrkonte njė shpėrblim tė mirė» 12 . Nė fazėn e fundit, kur u pėrdorėn tė hollat, qoftė edhe si barasvlerėse tė «kėpucėve tė grisura», skemi tė bėjmė mė me njė shpėrblim simbolik, por si me njė veprim qė ndėrmerrej nga persona tė veēantė pėr qėllime fitimi. Pra, kjo ėshtė koha e de-gjenerimit tė kėtij institucioni, periudha e kthimit tė tij nė njė marrėveshje thjesht tregtare, nga e cila shkuesi nxirrte pėrfitime tė mira. 13 Nė periudhėn qė kemi marrė nė studim, tė tria fazat e mėsipėrme tė shkuesit kanė qenė tė pėrhapura nė popullin tonė. Pra, ka qenė pėr mendimin tonė mbizotėruese, faza e dytė, kur shkuesi merrte si shpėrblim njė peshqesh simbolik. Kjo nuk pėrjashton edhe rastet kur, njerėz tė veēantė, tė pandėrgjegjshėm dhe tė shtyrė nga interesa personale, u bėnė shkues profesionistė dhe ushtruan kėtė «zanat» vetėm pėr fitim. Dhe shkues tė tillė ka pasur gati nė tė gjitha krahinat e vendit tonė. Tė nisur nga interesa personale, duke vėnė mbi gjithshka fitimin, kėta njerėz shpeshherė lidhnin martesa tė papėrshtatshme, me diferenca tė theksuara moshe, me njerėz me tė meta fizike dhe mendore. Dhe, ndonėse opinioni i prapambetur e reaksionar, klasat sunduese dhe feja e pėrkrahnin njė gjė tė tillė, shumica dėrrmuese e popullit ishte kundėr kėtyre qėndrimeve. Gjykimi i shėndoshė popullor nė krijimtarinė e tij, i ka satirizuar martesat e shėmtuara qė bėheshin me shkuesi, si ato me diferencė moshe, martesat nė vegjėli etj. Me gojėn e tė rinjve ėshtė shprehur protesta e tyre. «Mė thojshin shoqet mbramė; / Merre moj, merre plakun-o / Plaku kambėt si ēibuk, Shpina e plakut ishte knut, / Plaku barkun si saksi, / Plaku buzėn si mėlēi, / Qyqja ēta baj plakun-o» 14 . Çke, vash-o, qė lan e qan? / Laj e qaj se mė martun-e; / Mė martune, mė dhanė njė plak-e; / Çi rash ngjat e gdhina larg-e / Vinte era, moj si sqap-e. 15
|