|
|
SAMI FRASHėRI Selaudin Ēarēani Samiu lindi nė vitin 1850 dhe fill pas mbarimit tė shkollės fillore tė fshatit vazhdoi mėsimet nė gjimnazin e Janinės ku iu vu studimit tė thellė tė gjuhėve tė lashta dhe atyre tė reja. Ritmet e shpejta nė pėrvetėsimin e njohurive dhe provat e tij tė para pėr tė treguar origjinalitetin e vet u dhanė tė kuptonin bashkėkohėsve tė tij se pas periudhės sė akumulimit tė dije-nive shkencore dhe formimit tė shprehive tė domos-doshme pėr tė hyrė nė rrugėn e kėrkimit, forca e mendimit tė tij origjinal do tė lėshonte shkėndija dhe do tė linte gjurmė qė nuk do ti shlyenin dot vitet e gjatė. Dhe me tė vėrtetė ndodhi ashtu: Gjatė 34 vjetėve tė punės sė tij produktive si shkencėtar dhe si shkrimtar, ai shkroi mbi 50 e ca vepra, disa prej tė cilave nė disa vėllime. (Pėr tė pasur njė ide pėr proporcionet e kėtyre veprave dhe pėr punėn e gjatė e kėmbėngulėse tė shkencėtarit e patriotit tonė tė madh, mjafton tė pėrmendet se vetėm Fjalori historiko-gjeografik nė 6 vėllime ka 4830 faqe dhe se pėr ta pėrfunduar atė ai ka punuar pėr 12 vjet me radhė). Duke njohur trashėgimin e vyer tė Samiut, njohėsit e thellė tė tij, mahniten me gjerėsinė e interesave e me aftėsitė e tij tė mėdha dhe me gadishmėrinė e mendimit pėr tiu pėrgjigjur me vepra shkencore problemeve tė ngutėshme tė kohės. Samiu njihet si romancier dhe dramaturg, si gjuhėtarė i madh dhe filozof, si pėrkthyes dhe pedagog, si autor i njė sėrė veprash shkencore pėr masat, si autor tekstesh pėr shkollėn, si autor i manifestit tė Rilindjes sonė kombėlare Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet, si politikan largpamės, si ideolog i Rilindjes sonė kombėtare. Mjafton tė marrėsh nė duar dhe tė studjosh njė nga veprat e pakta tė tij tė shkruara nė gjuhėn shqipe Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet, qė tė ndjesh forcėn e mėndjes dhe tė karakterit tė kėtij biri tė madh qė lindi kombi ynė; por pėr tė pasur njė pėrfytyrim tė plotė e tė saktė pėr rrugėn e formimit tė tij si shkencėtar i shquar dhe si ideolog i Rilindjes sonė, studimi i veprave tė tij tė shkruara nė gjuhėn shqipe ėshtė i pamjaftueshėm. Njė ndėr veprat e tij, qė njihet fare pakė, (vetėm nga rrethet e studjonjėsve tė Samiut dhe nga ata qė zotėrojnė turqishten) ėshtė edhe njė pėrmbledhje fjalėsh tė urta, tė cilėn Samiu e botoi aty nga viti 1878 nė serinė e botimeve Biblioteka e xhepit. Po ta krahasojmė me veprat e tjera, Emsal (Fjalė tė urta) nuk ėshtė ndonjė vepėr voluminoze, por ajo ka njė rėndėsi tė dorės sė parė pėr tė kuptuar burimet e formimit tė Samiut si shkencėtar dhe si ideolog i Rilindjes sonė kombėtare, qėllimet dhe bindjet e lij, gjerėsinė e interesave, qėndrimin e tij ndaj qarqeve drejtuese tė kohės, ndaj kombeve tė shtypur, ndaj shkencės dhe artit, ndaj arėsimit dhe kulturės dhe rolit tė tyre nė zhvillimin shoqėror. Kjo vepėr na ndihmon tė kuptojmė mė mirė e mė thellė gjendjen shpirtėrore tė shkencėtarit tė madh, i cili pėr shkak tė urrejtjes sė tij tė shprehur hapur kundėr monarkisė, pėr shkak tė atdhedashurisė sė tij tė shprehur me zjarr nėpėr faqet e gazetave dhe tė revis-tave qė ai drejtonte, kish fituar mėrinė dhe urrejtjen e tiranėve qė drejtonin fatet e perandorisė turke. Du-ke lexuar kėtė vepėr dhe duke sjellė nėpėr mend mo-mentet mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij, tė duket se ai ka vendosur nė tė jetėn e vet, njė jetė tė kaluar me punė tė pasionuar e kėmbėngulėse, njė jetė tė kėrcėnuar vazhdimishit, njė jetė tė shkrirė nė luftė e nė pėrpjekje pėr tė ringjallur kombin tonė tė lashtė, njė jetė qė nuk i pėrfillte kėrcėnimet e tiranėve dhe vdekjen dhe qė u shua nė tavolinėn e punės duke pasur rreth e qark dymbėdhjetė mijė vėllime librash tė bibliotekės personale. Nė parathėnien e veprės, tė cilėn Samiu e ka shkruar vetė, thuhet se kėto fjalė tė urta ishin botuar prej tij herė pas here nė rubrikėn Andej kėndej tė gazetave Sabah, (Mėngjezi) dhe se atij i ishin lutur miqtė e dashamirėt qė ti pėrmbledhte dhe ti botonte nė njė vėUim tė posaēėm. Samiu nė kėtė parathėnie pėrmend, veē tė tjerash, se meqenėse ėshtė caktuar qė tė tilla tė thėna i shėrbejnė moralit mė shumė se kėshillimet dhe predikimet e bėra haptazi, nuk u lejua nga lexuesit qė ato tė humbasin duke u lėnė nė faqet e njė gazete, jeta e sė cilės ėshtė nga mėngjezi deri nė mbrėmje... Dhe mė tej vazhdon: ,,Mbasi e di qė do tė ketė nga ata qė dėshirojnė tė dinė se ku i kam gjetur kėto proverba dhe si i kam sendėrtuar, po them nja dy fjalė mbi kėtė pikė pėr tė mėnjanuar dyshimin. Sikundėr nuk e kam bėrė za-kon asnjėherė tė pėrvetėsoj mendimin dhe punėn e tjetrit, edhe pėr kėto nuk mund tė lėvdohem se tė gjitha kanė lindur nga mendja ime. Kėto mund ti ndajė nė tri pjesė: njė pjesė e tyre janė tė thėnat e filozofėve dhe letrarėve tė Perėndimit dhe tė Lindjes, nė ca prej tė cilave ėshtė pėrmendur emri i tė zotit dhe nė ca tė tjera, jo ca nga proverbat janė rindėrtuar nė pėrgjasim tė tė thėnave tė filozofėve dhe letrarėve tė Perėndimit duke ja pėrshtatur moralit tonė kombėtar. Dhe pjesa tjetėr, janė thjeshtėsisht prodhim i mendimit tim tė shkurtėr dhe kjo kap pothuajsc gjysmėn e tė gjitha kėtyre proverbave. Sidomos tė tilla janė shumica e atyre, qė u pėrgjigjen nevojave tė kohės dhe tė gjendjes sonė... Po tė kemi parasysh kohėn nė tė cilėn botohet vepra, kuptojmė thellė qėndrimin burrėror tė Samiut si patriot e shkencėtar pėrparimtor. kuptojmė mirė gjendjen e tij shpirtėrore dhe vėshtirėsitė e mėdha, qė duhej tė kapėrcente pėr tė lėnė atė trashėgim tė vyer, qė sjell gjer nė ditėt tona forcėn e mendjes dhe tė karakterit tė tij. Duke ndjerė gjatė studimit tė kėsaj vepre rrahjet e zemrės dhe hovet shpirtėrore tė Samiut, duke e ngulur vėshtrimin nė ato anė tė jetės ku ai ka drejtuar goditjet e tij mė tė fuqishme, ne kuptojmė se rilindasit tanė tė mėdhenj, qė luftuan pėr tė drejtat e atdheut mu nė qendėr tė Perandorisė turke, kaluan nėpėr njė rrugė shumė tė vėshtirė dhe shpesh herė ju desh tė luftonin kundėr armiqve me vetė armėt e tyre duke u kujdesur e duke qenė gjithnjė nė roje pėr jetėn e tyre. Pa rėnė nė subjektivizėm dhe pa dashur tė modernizojmė Samiun, pėrmbajtja e veprės tė ēon tek mendimi se pėrfshirja nė vepėr e fjalėve tė urta qė kundėrshtojnė njera tjetrėn nuk ėshtė vetėm rezultat i botėkuptimit tė Samiut nė formim e sipėr dhe i mungesės sė kohės pėr tė seleksionuar pėr sė dyti (meqenėse ai i pat botuar ato mė parė nė rubrikėn Andej-kėndej tė gazetės Sabah dhe Terxhumani Shark), por edhe njė formė e stėrholluar pėr tė ēarė rrugėn e mendimit tė tij shkencor, pėr tė mos i prerė rrugėn botimit tė veprave tė tij nė ato kushte kur I sėmuri i Bosforit duke qenė nė pragun e greminės, kalonte ēdo gjė nė njė cenzurė tė rreptė. Megjithė kėto kontradikta qė ka vepra, meqėnėse nuk ruhet gjithmonė njė pozitė e pėrcaktuar mirė, por jepen edhe ide qė janė nė kundėrshtim tė plotė me njera tjetrėn, mund tė thuhet me bindje se fryma e saj demokratike, simpatia e autorit pėr njerėzit e punės, pėr virtytet e tij tė larta, pėr kombet e shtypura ėshtė njė fakt i padiskutueshėm. Duke e vendosur Samiun nė kohėn dhe nė vendin e vet, duhet thėnė se pėr shumė probleme qė ngre nė vepėr mendimi i tij mbetet pėrparimtar pėr kohėn e tij, kėshtu p.sh. mendimi i tij pėr femrėn nuk i kapėrxen kufijtė e mendimit demokratik-borgjez dhe as qė mund tė ngrihet nė kuptimin tonė, por po tė marrim parasysh kushtet shoqėrore tė kohės kur Samiu ngrihet nė mbrojtje tė tė drejtave tė femrės, kuptojmė mirė qėndrimin e tij pėrparimtar. Vulėn e kohės mbajnė edhe njė sėrė ēėshtjesh tė tjera qė i takojnė sferės sė moralit dhe qė kapin njė gamė tė tėrė tė virtyteve tė mikroborgjezit si, bie fjala, tė qėnit ekonomiqar, mos hyrja nė borxh etj. etj. Kėtu bėjnė pjesė edhe njė numur i madh proverbash qė i takojnė sferės sė moralit fetar mbiklasor, njė morali jashtė kohės. Meqenėse njė pjesė tė tyre koha i ka ēvleftėsuar dhe paraqesin interes vetėm pėr tė kuptuar se gjer ku arrin mendimi i Samiut nė njerėn apo tjetrėn ēėshtje dhe cilat janė luhatjet e tij, kėto proverba nuk u pėrfshinė. Por duke lėnė vetėm ato qė kanė vlerė dhe njė pjesė tė atyre qė shprehin gjendjen shpirtėrore tė autorit, mund tė krijohet pėrshtypja e rreme e identitetit tė pikėpamjeve tė tij nė fushėn e moralit tė teorisė dhe tė praktikės sė mėsimit dhe edukimit dhe njė sėrė ēėshtjesh tė tjera me ato tė sotmet. Duke lėnė pjesėn ynė demokratike tė mendimit tė tij qė mundi ti rezistojė kohės dhe qė tregon anėn mė tė fuqishme e mė progresive tė mendimit tė tij, ėshtė e natyrshme qė nuk krijon dot njė pėrfytyrim tė saktė e tė plotė mbi pikėpamjet e Sami Frashėrit tė shprehura nė kėtė vepėr. Por nė kėtė provė tė parė nuk i kemi vėnė vetes njė qėllim tė tillė. Qėllimi ynė hė pėr hė ėshtė ta njohim lexonjėsin me njė nga veprat e shkencėtarit tonė tė madh, tė cilėn e botoi njė shekull mė parė. Duke na u dhėnė rasti qė ti bėjmė tė njohur lexonjėsve tanė njė pjesė tė kėsaj vepre, ndjejmė bashkė me ta gėzimin e madh dhe krenarinė e ligjshme qė kėtė vepėr e ka shkruar Sami Frashėri. |