• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • KėNGė POPULLORE TE RILINDJES KOMBETARE

    RRUSTEM BERISHA

    FJALORTH

    Shėnim: Shkurtesa (t) pėrveē turqizmave i shėnon edhe fjalėt e tjera me origjinė nga gjuhėt orientale. Shkurtesat e tjera jane: (sll.) sllavizėm (1.). latinizėm, em. emėr i gjinisė mashkullore ef. emėr i gjinisė femėrore, esh. emėr nė numrin shumės, mb. mbiemėr, f. folje, ndf. ndajfolje, psth. pasthirrmė; fr. frazeologji.

    A

    abdes, i em. (t) pastrim ritual i duarve, fytyrės, veshėve, kėmbėve para lutjeve, faljes sė besimtarėt tė fesė islame. Pėrdoret edhe avdes.
    ahiret, i em. (t) bota pas vdekjes bota e amshueme. Thuhet edhe ahret.
    ajar, i em. (t) tė mbathurit e kalit rne patkonj tė vjetėr; rregullimi i orės qė tė punojė mirė; masė pėr konstatimin e sasisė sė arit nė stolitė e punuara nga ari.
    aksham, i em. (t) mbrėmje; rituali i lutjeve fetare nė mbrėmje te besimtarėt e islamizmit.
    alltipatllar/e, ja ef. (t) lloj revoleje.
    amanet, i em. (t) porosi; gjėsend apo njeri qė i lihet dikuj nė kujdes me besim tė plotė. Ndėr tė folme pėrdoret edhe amamat.
    amėrlluk, u em. (t) pallto e gjatė, pjesė e uniformės ushtarake.
    arzuhall, i em. (t) lutje me shkrim; shkresė zyrtare.
    askunill, i em. “Askunillin-o ta ka marrė,” sipas vargut: vendimin, urdhėrin pėr pagesė tė taksave e ka marrė i obliguari.
    asker, i em. (t), ushtari; pėrdoret edhe aqeri, astjeri etj.
    axhami, a em. (t) naiv; i papjekur; i papėrvojė; si fėmijė.
    axhel/e, ja ef. (t) ngutJe, nxitim. Pėrdoret edhe hexhele.
    azgan, i em. (t) trim; trim i papėrmbajtur. Pėrdoret edhe azgin.
    avli, a ef. (t) oborr; rrethojė e oborrit; pjesė e veshjes sė grave muslimane me tė cilėn e mbulojnė kokėn, fytyrėn, nė vende publike. Pėrdoret edhe avlli.

    B

    bakshish, i em. (t) dhurate, peshqesh, shpėrblim.
    bashnizam, i em. (t) epror i ushtrisė.
    batar/e, ja ef. tė shtėna me armė pėrnjėherė; nė popull: “e kanė ba batare (patare)”-e kanė pushkatuar.
    batis f. (t) shkatėrroi, dėrmoj; pėrdoret edhe bitis — lodhur, rraskapitur.
    baxh/ė, a ef. (t) taksė tregu pėr shitjen e kafshėve. Baxhaxhi mbledhės i taksave (baxhave).
    bedel, i em. (t) njeri i paguar me tė holla qė zėvendėsonte tė obliguarin ushtarak nė kohėn e Turqisė.
    begenis f. (t) pėlqej; zgjedh; “e ka begenisė”-e ka pėlqyer, e ka zgjedhur.
    behan/e ef. (t) e metė, mungesė.
    bela, ja ef. (t) ngatėrresė, fatkeqėsi.
    bell ndf. (t) vėrtet, pėrnjėmend.
    besh-vakt, i em. (t) pesė kohėt e luljeve fetare tė muslimanėve gjatė 24 orėve.
    beter, i em. (t) njeri i keq, rrebel, i shėmtuar; “u ba beter!” — u bė mė e keqja, u bė tragjedia.
    betajė, a ef. frikė, lemeri, tmerr.
    bidat, i em. (t) risi, ligj i ri.
    bileqe, t esh. “Bileqet n’dorė, prangat n’kamė”; kėtu, mjet pėr lidhjen e duarve tė fajtorit (tė denuarit).
    bimbash, i em. (t) major nė ushtrinė e dikurshme turke.
    birazer, i em. (t) vėlla; kėtu nė kuptimin vėllamth.
    bitevi ndf. (t) pėrgjithėsisht; pėrdoret edhe bytevi.
    boll ndf. (t) mjaft, shumė.
    burdullake, ja ef. lloj lakre.
    buzan, i em. mjeri me buzė tė mėdha, tė cilat ja shquajnė qėndrimin burrėror.
    bylyk, u em. (t) njėsi ushtarake e Turqisė sė dikurshme qė pėrfshinte deri 250 vetė.
    bylykbash, i em. (t) oficer i ushtrisė turke nė rangun e kapitcnit, komandant i bylykut.
    byrden ndf. (t) menjėherė.

    C

    cakas f. trokis; kalis “Ai e cakat kosen” — e kalit kosėn.
    celinė a ef. njė lloj pushke e vjetėr.
    coll ndf. vetėm; pėrdoren edhe trajtat call, soll, sall, sallte, etj.
    cull, i em. fėmijė.
    cylė, a ef. fyell, dru i shpuar.

    Ē

    ēaush, i em. (t) gradė e ulėt nė ushtrinė turke; rreshter.
    ēehr/e, ja ef. (t) pamje e fytyrės.
    ēepaz/e, ja ef. hor, i poshtėr; pėrdoret edhe trajta ēerpaze, ēelpaze.
    ēerep, i em. enė balte nė formė lepsie ku piqet buka.
    ēeskin, i em. i shkathėt i shpejtė.
    ēil, i em. kali me qime tė pėrhimta.
    ēiler, i em. dhomė ku rrin bylmeti dhe zahiret; dhoma e nuseve.
    ēirak, u em. (t) kėtu e ka kuptimin e shpėrblimit lė madh, “me le ba ēirak” — tė jap mundėsi tė bėhesh i pasur, tė kalosh jetė lė mirė.
    ēystek, u em. (t) zinxhir i orės sė xhepit, i cili zakonisht ėshtė i stolisur.

    D

    dajma ndf. (t) vazhdimisht, gjithnjė.
    dakik, u em. (t) minute. Pėrdoret edhe me kuptimin moment, ēast.
    dallkė, a ef. kėtu nė kuptimin daulle.
    daulet, i em. (t) mbreti i Turqisė, sulltanit.
    dava, ja ef. (t) akuzė, padi; pėrdoret edhe nė kuptimin ankes. E gjejmė edhe formėn davi.
    doboj/ė, ja em. depo, vend ku ruhen armėt.
    degermi, a ef. lloj shamie (faculete).
    degėndis f. dėrgoj; “ma degėndisni” — ma dėrgoni.
    deji ndf. ndonjė.
    deli, a em. (t) trim i ēartun.
    denam, i em. (t) manifestim i madh. Pėrdoret edhe danam.
    dert, i em. (t) hall, brengė etj.
    derman, i em. (t) shpėtim, ilaq.
    derhydė, a ef. kėtu e ka kuptimin shpejtėsi, nxitim.
    devri, a ef. (t) roje, patrullė.
    destup psth. (t) lutje fetare me kuptimin: Liro, lejo (o zot)!
    dif, e em. (t) vigan, qenie mitologjike qė simbolizon fuqinė. Trajta mė e shpeshtė ėshtė div, i.
    dilinxhi, a em. (t) i pafytyrė, i poshtėr.
    din, i em. (t) besim islam.
    dindushmanlli, a em. (t) armik i fesė; armik i pėrbetuar.
    divanhan/e, ja ef. (t) mesore, koridor.
    dogra, ja ef. njė lloj pushke e vjetėr.
    dogri ndf. (t) drejt.
    dollamė, a ef. (t) robe e gjatė deri nė gju; njė lloj pallto.
    domuz, i em. (t) thi, derr; pėrdoret nė kuptimin fyes pėr njerium.
    dorėnus/e, ja ef. lajm i fejesės, fjalė e fejesės; fejesė.
    dremiēar/e, ja ef. lloj luleje.
    drumtar, i em. udhėtar.
    dukunis f. “Se dovletit po i dukunis”; sipas kontekstit: nuk i pėrshtatet, nuk i pėlqen, nuk i konvenon.
    dushman, i em. (t) armiku.
    duvar, i em. (t) mur.
    dygm/e, ja (t) pėrthekues, vrimė e veshjeve nė tė cilėn pėrthekohet pulla.

    E

    efendi, a em. (t) zotėri.
    egjenebi, a em. (t) i huaj; kėtu-pėr-faqėsues i huaj.
    eksirek, u em. rreziku i madh.
    emėr, i em. (t) urdhėri (vullneti) i perėndisė (emri i zotit).
    erz, i em. (t) nderi.
    eshkin, i em. vrap i shpejtė i kalit.
    evlad, i em. (t) fėmijė, pjellė, trashigimiarėt qė i lindin njeriut pas martesės.

    F

    felahi, a ef. (t) fshatari, zezaku.
    fermel/e, ja ef. (t) pjesė e veshjes sė vjetėr popullore, njėfarė jeleku nga coha, kadifeja e stolisuar me gajtana.
    ferman, i em. (t) urdhėri me shkrim i sulltanit.
    fermanli, a em. (t) i pandėgjueshėm, kundėrligjor, i ndjekur me urdhėr tė pushtetit.
    fesat, i em. (t) ngatėrresė, grindje.
    fet, i em. (t) pushtim, okupim. Nė kėngėt tona ka kuptimin e lashtėsisė, “jem shqiptarė qysh prej fetit”.
    fetfa, ja ef. (t) interpretim juridik, udhėzim pėr zgjidhjen e njė problemi.
    fidai, a em. (t) njeri i gatshėm pėr sakrifikim, theror.
    fiqir, i em. (t) mendje. “Mė shkoi fiqiri” — mė shkoj mendja.
    flokrnanash, i em. flokėmendafshi; figuraitivisht: njeri me flokė tė mėndafshta,
    forra ef. (e bėn forra) e tundi, i ēuditi rne trimėrinė e ti.
    fukara, ja em. (t) varfėnjak, i varfėr.
    frangjollė, a ef. bukė e nxehtė, e butė.
    frengji, a ef. dritare tė vogla tė kullės qė shėrbenin pėr luftė.

    G

    gacaturr/e, ja ef. bajonetė; thuhet edhe pėr pushkėn.
    gajret, i em. (t) kurajo, qėndresė; “bani gajret” — qėndroni.
    galic/ė, a ef. nė tė zeza, nuancė e ngjyrės sė zezė-e galme. “U vesh nizami galicė”-u vesh nė tė zeza-galme.
    gurib, i em. (t) i vetmuar, i varfėr.
    gargi, a ef. (t) heshtė, shtizė bajonetė.
    gazali, a em. (.) hero, fitimtar, ngadhnjimtar.
    gazep, i em. (t) vuajtje, mundim.
    goxha mb. i madh.
    granicė, a ef. (sll.) kufiri.
    grosh, i em. (t) njėsi monetare turke. Groshi ka 40 para (akēe).
    guber, a ef. (t) palit o e gjatė ushtarake.

    GJ

    gjeshmisholla fr. (t) kėtu e ka kuptimin e pytjes: ēka tė gjet; ē’tė ka ndodhur?
    gjezdis f. (t) shetis.
    gjok, u em. kali i bardhė.
    gjymrykxhi. a em. mbledhėsi i taksave tė tregut.

    H

    haber, i em. (t) lajmi
    habertar/e, ja ef. (t) lloj pushke me tė cilėn jepet kushtrimi.
    hajmali, a ef. (t) nuska.
    hali, a ef. (t) kėtu e ka kuptimin populli, masa. “U mblodh Kosova bitevi / bajraktarė dhe hali”.
    hala ndf. (t) ende, akoma.
    hallku, u em. (t) njerėzia, bota, popullsia.
    halldup, i em. (t) emėr pėrbuzės pėr pushtuesit osman dhe ndihmėsit e tyre.
    han,i em. (t) bujtina.
    hapsan/e, ja ef. (t) burgu.
    harem, i em. (t) banesa e veēuar e grave te muslimainet e pasur; gratė vetė.
    haram, i em. (t) gjė e ndaluar, veprim i ndaluar.
    hasi, a em. (t) kryengritės; njeri qė s’bindet, qė s’nėnshtrohet.
    hasha, ndf. (t) pendim, mohim i njė gjėjė, njė veprimi.
    hasharat, i em. (t) mohues tė pushtetit osman, kundėrshtarė.
    havan, i em. (t) mortaja.
    havajet, i em. (t) taksa (detyrime tė rregullta shtetėnrore).
    hazbi, a em. (t) vullnetar, ai qė ban shėrbim informativ pa pagesė.
    hazne, a ef. (t) arka shtetėrore, pasuria shtetėrore.
    hazrolla mb. (t) i, e, tė, gatshėm.
    heqim, i em. (t) mjeku.
    hergjel/e, ja (t) fermė kuajsh.
    hil/e, ja ef. (t) mashtrim, dredhi.
    hoshxheldin fr. (t) mirė se erdhe!
    hutė, a ef. lloj pushke.
    hudut, i em. (t) kufi.
    hygjym, i em. (t) sulm.
    hyzmet, i em. (t) shėrbim.
    hyqymet, i em. (t) pushtet.
    hyri, a ef. (t) bukuroshe, bukuroshe e parajsės.
    hyrjet, i em. (t) liri; Hyrjet — koha xhonturqve.

    I

    ibret, i em. (t) shėmtim, shembull shėmtimi.
    ibrig, u em. (t) enė pėr ujė me ēafė tė ngushtė, zakonisht punohet prej bakri t ose argjilit.
    ijanet, i em. (t) shpirtkeq, tradhėtar, i pabesė.
    ilak/e, ja ef. (t) farefis, i afėrt nga gjaku.
    ilef/e, ja (ylefe) ef. (t) rrogė mujore, pagė.
    imdat, i em. (t) ndihmė.
    inoj f. (t) agjinoj, agjinim, mbaj ramazan.
    imza, ja ef. (t) nėnshkrim, firmė.
    iman, i em. (t) besim nė njė zot, besim islam.
    iptida ndf. (t) pikėspari, fill.
    iqini, a ef. (t) kohė e lutjes, e treta me radhė, para akshamit.
    irad/e, ja ef. (t) urdhėr pėr amnesti.
    islihat, i em. (t) kėtu e ka kuptimin gjyq; kėshill i pajtimit.
    istikam, i em. (t) llogor, transhe.
    istintak, i em. (t) marrjo nė pyetje.
    istikvar, i em. (t) “shkoi la isitikvar” — shkolla pėr rini.
    isharet, i em. (t) shenjė, gjestikulacion me dorė, kokė etj.
    itat, i em. (t) ndėgjueshmėri; pėrulje; adhurim.
    itibar, i em. (t) nder, nderim, respekt.
    izbė, a ef. (t) dhomė e vogėl; podrum, vend ku ruhen zahiret e shtepisė.
    izbash, i (yzbash) em. (t) kapiten, epror i bylykut nė ushtrinė turke.

    J

    jabanxhi, a em. (t) i huaj, i panjohur, i largėt, jaci, a em. (t) lutje e muslimanėve qė bėhet dy orė pas perėndimit tė diellit.
    jahudi, a em. (t) jeverej, qifut; nė tė folmen figurative koprrac, dorėshtėrnguar.
    jallah psth. (t) ndihmo zot!
    jan, i em. njė lloj qilimi i punuar me thekė.
    japi, a ef. (t) shtėpi, ndėrtesė, godinė.
    jatagan, i em. (t) armė brezi, shpatė e kthyer pak nė maje me dorėz tė stolisur.
    jatak, u em. (t) shtroje, shtrat; njeri qė i ruan dhe mbron nė shtėpi tė tij njerėzit e ndjekur nga pushteti.
    javer, i em. (t) argjutant.
    jakmexhi, a em. (t) bukėpjekės, furrtar.
    jesir, i em. (t) i robėruar i, robi i luftės.
    jeshil mb. (t) i, e, tė gjelbėrt.
    jezer, i em. (t) mjegull.

    K

    kabahat, i em. (t) faji, fajėsia; gabim i.
    kabil/e, ja ef. (t) gjinia, farefisi, fisi.
    kacaturre, shih gacature.
    kacaba, ja (kasaba) ef. (t) qytezė, qytet i vogėl provincial.
    kadi, a em. (tur.) gjyqtar, gjykatės i shejratit (ligjet fetar)
    kajmekam, i em. (t) pėrfaqėsues i vezirit ose valisė nė njė rajon administrativ ose nė ndonjė detyrė tjetėr, nėnprefekt i kohės sė Turqisė.
    kallamoq, i em. misėr.
    kalldram, i em. (t) rrugė e shtruar me gur.
    kallas, i em. (t) kapiten i klasit tė parė nė ushtrinė e vjetėr turke. Pėrdoren edhe trajtat kollas, koliaz.
    kallushan, i em. zeshkan, i zeshkėt.
    kamar/e, ja ef. vend nė mur nė forme qemeri, zakonisht nė dy anėt e vatrės, ku vihen filxhanat dhe sendet o tjera.
    kangjalloz, i em. konsull.
    kanis f. bind, i mbush mendjen, i mbysh kokėn. “S’i kanisim kėtij hyrieti”. — s’i bindemi, s’i nėnshtrohemi.
    kapakli, a ef. njė lloj pushke.
    kapė, a ef. kėtu e ka kuptimin kėsulė, kapelė.
    kapi,a ef. (t) dera.
    kapixhik, u em. (t) derė e vogėl; deriēkė.
    kapsulaē/e, ja ef. lloj pushke e vjetėr.
    karoll/ė, a ef. (t) vendroja postroja, stasion i policisė, stacion kufitar i ushtrisė; karaullė.
    katan/ė, a ef. (t) kali qė tėrheq topin.
    kaurr, i em. (t) i pafe, ateist; i huaj.
    kaush/ė, a ef. kthinė e vogėl a kazermės; letėr-pako pėr tė futur brėnda sheqer etj.
    kaza, ja ef. (t) rreth, territor administrativ.
    kėllėēkaftan, i em. armė, lloj shpate me kėllėf tė mbuluar nga coha.
    kėrcu, ri em. cung; figurativisht: i mjerė, i shkretė, i gjorė.
    kėrdi, a ef. masakėr, gjakderdhje; kėrdisi-bėri masakėr.
    kismet, i em. (t) fati.
    kjamet, i em. (t) katastrofė e njerėzimit, fundi i botės dhe i jetės. Dita e kjametit — dita tragjike e tėrė njerėzimit.
    knyem (i, e. tė) mb. kėtu e ka kuptimin kryeneē, kryefortė.
    kobur/e, ja ef. (t) lloj revoleje.
    koēi, a ef. (t) qerre; pajtan (qerre e mbuluar).
    kopilhan/e, mb. dinak, dhelpanak, njeri qė punon me dredhi.
    kolis f. “Plumat s’tė kolisnė” — plumbat s’tė kapnin; s’tė godisnin.
    kollajme mb. (t) i, e, tė, lehtė, i pamundimshėm.
    kori, a ef. turpi; — turpėrim.
    korollhan/e, ja mb. (t) vend ku rrin roja. Pėrdoret edhe trajta karollhane.
    kokli, a ef. lloj pushke.
    komit, i em. luftar kundėr pushtetit, kaēak.
    konak, u em. (t) bujtinė, shtėpi.
    kongor/e, ja ef. kuvend, kongres.
    koxhobash, i em. (t) epror; kryeplak i fshatit.
    kralic/ė, a ef. (sll.) mbretėreshė.
    kral, i em. (sll.) mbreti.
    krevet, i em. shtrati.
    kumbara, ja ef. (t) lloj granate bombė, arma qė i hedh granatat — mortaja.
    kumpir, i em. (sll.) patate.
    kura, ja ef. (t) shorti pėr shėrbim ushtarak.
    kurban i em. (t) kafsha qė prehet pėr kurban-bajram si shenjė e flijimit; kėtu e ka kuptimin e njeriut qė vendos tė sakrifikohet pėr popull e atdhe.
    kurril/ė, a ef. kėtu e ka kuptim rasė e egėr. “Si kurrilat n’mjegull kanė metė”.
    kuvet, i em. (t) fuqi fizike, forcė.

    L

    lanet, i em. (t) dreqi, djalli i mallkuari, koftlargu.
    lal/ė, a ef. stoli, lara, “thikėn me lala” — me lara.
    len/ė, a ef. kokrra qė lidh lisi.
    levor/e, ja ef. revole.
    leven, i em. njeri i shkathėt, i hollė nga trupi.
    lėpjet/ė, a ef. lloj lakre qė rritet vetė nė natyrė dhe pėrdoret pėr ushqim.
    log. u em. sheshi, vendi i tubimit tė burrave; vendi ku provohet forca.
    ltinė, a em. lloj pushke. Pėrdoret e dhe litinė, lėtinė.
    lukuni, a ef. llavė ujqish, tufė ujqish. Pėrdoret edhe lokuni.

    LL

    llagam, i em. hendek, kanal.
    llaf, i em. (t) bisedė, kuvendim.
    llatin, i em. latin; nė kėngėt tona e ka kuptimin i huaj, njeri qė s’i pėrket kombit shqiptar.
    llot/ė, a ef. shorti, fati.

    M

    magjumi, a ef. shtazė qė ban barrė (mushka, kali, gomari).
    malimxhi, a em. (t) topxhi.
    maliher. i em. lloj pushke.
    mamzerk/ė, a ef. lloj pushke. Thuhet edhe manxerrė, mauzerre.
    manof, i em. emėr pėrēmues pėr ushtarakėt turq.
    mandillezi, u em. mindilziu, figurativisht-fatkeqi.
    manxhar/ė, ja ef. lloj pushke. Thuhet edhe maxhare.
    manafik, u em. (t) shtijėsi, nxitėsi; spiuni, keqbėrėsi.
    martin/ė, a ef. lloj pushke me njė fyshek.
    masbat/ė, a ef. (t) procesverbali qė pėrmban vendimet e tubimit; vendimi.
    mazap, i em. (t) rekrut, ushtar.
    mejhan/e, ja ef. (t) pijetore, kafene.
    mejdan, i em. (t) dylyftim, duel; “Duel nė mejdan” duel nė shesh.
    mejtep, i em. (t) shkolla. Mejteplishkolltari.
    memleqet, i em. (t) krahinė, vendlindje, pėrdoret edhe nė kuptimin atdhe. E gjejmė edhe trajtėn mimleqeti dhe mymleqeti.
    meqem/e, ja ef. (t) gjykim (proces gjyqėsor).
    meram, i em. qėllim, mendim.
    merak, u em. (t) dėshirė; kėnaqėsi; disponim; simpati; malli; melankoli.
    mesnat, i (mesnet) em. kėtu e ka kuptimin famė, autoritet.
    mesrur psth. (t) — ndjesė pastė!
    mesh/ė, a ef. (t) ceremoni fetare qė bėhet nė kishė.
    mexhlis, i em. (t) kėshillė; kuvend; tubim burrash pėr tė zgjidhur ndonjė ēėshtje. Pėrdoren edhe trajtat: meshlis, meshlic. mezlish.
    mexhedi, a ef. (t) monedhė turke e farkuar nga argjendi me vlerė prej njėzet groshėsh. Pėrdoren edhe trajtat: mixhidi, myzhdi.
    mnel/ė, a ef. shpėrgaj, pelenė.
    milet, i em. (t) populli, kombi.
    milazim, i em. (t) togeri i ushtrisė turke.
    miner, i em. (t) shtresė rrethepėrqark dhomės e mbushur me kashtė, lesh, pambuk, lecka etj.
    mirallaj, i em. (t) kolonel i ushtrisė turke.
    miri, a ef. (t) taksa shtetėrore e tokės.
    misur, i em. kėtu ka kuptimin enė pėr dhallė.
    misentik, u em. (t) gjykatės hetues. Pėrdoret edhe mystentik.
    mollais f. rrėfej, tregoj.
    mori, a ef. kėtu e ka kuptimin frikė.
    muhaser/e, ja ef. (t) i rrethuar, i ngushtuar; “e ban muhasere” — e mbyllen, e rrethuan, s’e lėshojnė tė dalė.
    mustafez, i em. (t) ushtar rezerv, rezervist i prapavijės.
    murtat, i em. (t) tradhėtari.
    mydyr, i em. (t) qeveritar i njė krahine.
    mylk, u em. (t) pasuri e patundshme, pronė, tokė dhe shtėpi.
    myhlet, i em. (t) afat, kohė, leje kohore.
    myhyr. i em. (t) vulė; myhyrdar-roje e vulės shtetėrore, sekretar.
    myhmat, i em. (t) pajisje, pajisje ushtarake, municion.
    myshyr, i em. (t) mareshall, komandant i korparmatės.
    myteserrif, i em. (t) kryetar rrethi, prefekt i kohė sė Turqisė.
    myzhdexhi, a em. (t) njeriu qė sjell lajme tė gėzueshme, (myzhde — sihariq, mushtulluk).

    N

    nalet, i em. (t) i mallkuari, dreqi; nalet-leme — i lundur nga djalli (i mallkuari).
    nefer, i em. (t) ushtar.
    nallban, i em. (t) mbathtari.
    nahi, a ef. (t) njėsi administrative mė e vogėl se kadillėku.
    nar/e, ja ef. (t) britma, thirrja; lajmrimi i zėshėm.
    nijet, i em. (t) qėllim, vendim “e baj nijet” — e vendosi.
    nigjah, u (niqah) em. (t) kurora e martesės, kurorzimi.
    ninoj f. shih inoj.
    nebet, i (nibet) em. (t) roje, rojtar.
    nishan, i em. (t) shenjė, cak; dekoratė, shenjė e gradave ushtarake.
    niza, ja ef. (t) luftė.
    nor/e, ja ef. besė pėr mbrojtje; “e kam me nore” — mė ėshtė dorėzuar nė besė pėr mbrojtje.
    nur, i em. (t) dritė.

    O

    ogradė, a ef. (sll.) rrethojė, arė e rrethuar.
    ordi, a (urdi) em. (t) ushtri.
    ornic/ė, a ef. (sll.) kėtu tokė e papunuar.

    P

    padishah, u em. (t) perandor, lartmadhėri; kėtu sulltan.
    pampor, i em. treni; anija; Pėrdoren edhe trajtat pampur, pamporr etj.
    parahmet mb. i, e, tė, pamėshirė.
    pat, i em. (t) qėndrim gatitu, pėrshėndetje ushtarake.
    pejs f. pyes.
    peksimet, i em. (t) bukė e pjekur shumė qė tė mos prishet; bukė e ushtrisė.
    pelivan, i (pehlivan) em. (t) kėtu nė kuptimin i shkathėt, i zhvilluar fizikisht; trim.
    petic/ė, a ef. (sll.) pushkė me pesė fyshekė.
    pėrmjet, i em. beli, mesi.
    pil, i em. gjurmė, shenjė; “guri pil” — guri i shėnuar (i shenjes).
    pisqoliė, a ef. armė brezi me qark, revole.
    plang, u em. pasuri c patundshme, pronė; shtėpia me gjithė pasurinė.
    pobratim, i em. (sll.) vėllam, vėllamth.
    postaēi, a ef. lėkurė berri me lesh qė pėrdoret pėr tė ndajur mbi tė.
    poter/ė. a ef. (sll.) kėtu nė kuptimin kushtrim.
    prezor/e, ja ef. (sll.) dritare.
    pusht, i em. bori, bastardhi.

    Q

    Qabe, ja ef. Faltorja kryesore e islamizmit nė Mekė (Arabi).
    qar/e, ja ef. (t) ilaē, shpėtim, ndihmė; zgjidhje; detyrim.
    qef, i em. (t) disponim i mirė; vullnet; pėrjetim i kėndshėm; dėshirė.
    qefil, i em. (t) dorėzan.
    qes/e, ja ef. (t) shumė tė hollash, baras me pėsėqind grash.
    qitap, i em. (t) Libėr fetar, libėr i shenjtė.

    R

    rabush, i em. ēetele.
    rahmet, i em. (t) mėshira; mėshira e zotit.
    ramazan, i em. (t) emri i muajt tė nėntė, muajt tė agjinimit te muslimanėt.
    razi, a ef. (t) tė jesh razi-tė jesh i kėnaqur, tė pajtohesh, tė kesh mirėkuptimi.
    redif, i em. (t) ushtri rezerve, rezervisti.
    revan ndf. (t) kėtu ka kuptimin vrap kali. Pėrdoret edhe trajta rahavan.
    rezil, i em. (t) hori, i poshtri.
    rixha, ja ef. (t) lutje.
    rog/ė, a ef. lėndinė nė mal, lėndinė e vogėl.
    rok, u (orok, rrok) em. (sll.) afat, kohė e caktuar, kohė e caktuar sipas bisedės sė mėparshme.
    rovin/ė, a ef. (sll.) rrmore, kanal qė e kanė bėrė tė reshurat atmosferike.
    ryshfet, i em. (t) ryshfet, pasuri qė i jipet dikuj pėr ta kryer ndonjė punė.

    RR

    rrepic/ė, a ef. arashkė, repė.
    rrethator/e, ja ef. rrip i fyshekėve.
    rroj f. rrij.

    S

    sabah, i em. (t) mėngjesi, lutjet e mėngjezit te muslimanėt.
    sadrazem. i em. (t) veziri i madh, kryeministėr.
    sadaka, ja ef. (t) lėmoshė, Thuhet edhe sadak-u.
    sadik, u em. (t) i drejtė, i sinqertė.
    sakak, u em. (t) rrugė, rrugicė. Thuhet edhe sokaku etj.
    sallė, a ef. (t) lutje e hoxhės nga minarja pėr tė vdekurin.
    samun, i em. (t) lloj buke.
    saraj, i em. (t) pallati.
    sajdi, a em. (t) nderimi, respekti.
    sardis f. rrethoj. “Mė ka sardis-o bylykbashi”-mė ka rrethuar bylykbashi.
    sejz, i em. (t) kujdestar i kalit tė eprorit.
    selam, i em. (t) tė fala, pėrshėndetje e pėrgjithshme e muslimanėve.
    selam-alejkėm f. (t) tė dėrgo tė fala, t’i ēoj tė falat.
    selamet, i em. (t) shpėtim, gjendje e kėnaqshme.
    sene, ja ef. (t) vit, motmot.
    serastjer, i em. (t) komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė turke nė rast lufte.
    ser, i em. (t) habi, ēudi; “po ban seri” — po habitet.
    sill/ė, a ef. kohė e ngrėnjes midis mėngjesit e drekės.
    sini; a ef. (t) sofėr, truezė; pjatė e rrafshėt.
    singi. a ef. bajoneta.
    sos ndf. nuk, jo.
    skamli, a ef. karriga. Pėrdoret edhe trajta skami.
    skil/e, ja ef. dhelpėr. sull, i em. (t) vendim, marrėveshje.
    suvari, a ef. (t) kailoirėsia.
    sycakar, i em. sygemti, syshtrėmbėri.
    sylah, i em. (t) armėt, armėt e brezit.
    syret, i em. (t) fotografia.
    syshan/e, ja ef. kėtu e ka kuptimin armė, armė personale; e drejtė pėr bartjen e armės.

    SH

    shah, i em. (t) perandori.
    shahadet, i em. (t) lutja fetare, kryesore pėr besimtarėt e fesė islame, dėshmi se e respekton perėndinė.
    shahi, a ef. lloj pushke.
    shallvare-t e.sh. pantollone tė gjera, rrobe e meshkujve.
    shapkali, ja ef. kėtu e ka kuptimin pėr njerėzit qė nuk janė tė konribėsisė shqiptare.
    shefi, a ef. (t) kufi.
    shehit, i em. (t) dėshmor.
    shergje-t e.sh. pjesė e veshjes: “Ca me guna, ca me shergje”.
    shėnkoll, i em. festė fetare.
    shishan/e, ja ef. lloj pushke.
    shkdhij/ė, a ef. shkėndija.
    shyb/e, ja ef. (t) dyshim.

    T

    tab/e. ja ef. (t), istikam, llogore, hendek, fortifikatė qė bėn ushtari pėr vete prej kah mbrohet dhe gjuan me pushkė.
    taht, i em. (t) froni; tahti i sulltani — froni i sulltanit.
    tajm, i em. (t) racion i ushtari t. Pėrdoret edhe tain, tajin.
    taksirat, i em. (t) fatkqėsi, fat i keq.
    taksim, i em. (t) ndarje, shpėrndarje; kis.t.
    talim, i em. (t) ushtrim ecjeje te ushtarakėt.
    lallaz, i em. valė, dallgė.
    tallkin, i em. (t) lutje qė kėndon hoxha me rastin e vorrosjes sė tė vdekurit.
    taraf, i em. (t) parti, grup kundėrshtar.
    tasil, i em. (t) marrje, marrje e taksave, tasildar — marres i taksa ve.
    teboj/ė, a ef. (t) depo armėsh.
    tefter, i em. (t) regjistėr, fletore. figurativisht ai qė s’e respekton rendin nė fuqi.
    telall, i em. (t) lajmėtari, kasneci.
    telatin, i em. (t) lėkurė e shėndritshme; “I ka ēizmet telatin”.
    temih, i em. (t) urdhėri qė duhet tė kryhet patjetėr.
    temena, ja ef. (t) pėrshėndetje, qėndrim gracioz,
    terbjet, i em. (t) edukatė; mėsim pėr mirėsjellje.
    tertibxhi, ja ef. (t) taktizeri, njeri qė punon sipas planit tė caktuar, sipas njė qėllimi tė caktuar.
    terrnoj f. ndėrroj.
    test/e, ja ef. (t) dyzinė (njėsi — dhjetė ushtar ė etj).
    tevabi, ja ef. (t) bashkėmendimtarėt, idhtarėt.
    tėrtip, i em. (t) plan, taktikė.
    tėrlik, u em. rrobe (veshje) e femrave.
    topanxhė/ė, a ef. (t) revole.
    topjak, u em. (t) taksė, Moj taksė.
    top-havan, i em. (t) armė artilerike; njė lloj mortaje.
    tropa ef. (t) pararoja e sulltanit nė raste tė dyshimit /se ėshtė nė rrezik.
    tuje-t e.sh. (t) shenja tė gradave ushtarake. “Njė pasha me shtatė tuje” — ...me shtatė shenja.
    turraē. i em. “Mitrailozit i thotė turraē”, fjalė onomatopeike sipas krismės sė mitrallozirt.
    tuxhar, i em. (t) tregtari.
    tyfekxhi, a ef. (t) pushkėtar, armėpunucs.

    U

    ugurolla fr. me fat. Nė kontekst: kah po shkotn?
    uligj/e, ja ef. (t) parėsia, i moshuari, mė i vjetri.
    umbash, i em. (t) dhjetari, epror i dhjetė ushtarėve.
    urdi, a ordia ef. (t), armatė, ushtri.

    V

    vad/e, ja ef. (t) afat, kohė e caktuar pėr tė bėrė njė punė.
    vali, a ef. (t) kryeqeveritari i vilajetit.
    vakt, i em. (t) koha, koha e lutjeve, koha pėr njė punė, etj.
    vatan. i em. (t) atdheu.
    vergi, a ef. taksa, tagra.
    vezir, i em. (t) titulli mė i lartė nė kierarkinė e pushtetit osman, pas sulltanit.
    vidoj f. mbėrthej. Mbėrthej me vidė. “Top e pushkė i kanė vidue”.
    vilat, i em. (t) kėtu-vendlindje.
    virr f. vrret; onomatope pėr dhitė.
    vithecalik, u em. vitherrėshiqi, epitet pėrbuzės.
    voc, i em. kėtu e ka kuptimin voglushi.
    vojnik, u em. (sll.) ushtari.
    vojvodė, a ef. (sll.) kryetar i fisit.
    vorb/ė, a ef. enė dheu qė shėrben pėr tė zie groshė.
    vrik (frik) ndf. shpejt.

    X

    ximcė, a ef. gjysma.

    XH

    xhamli, a ef. kėtu e ka kuptimin dritare. “Po kqyr hanmi pėr xhamli”.
    xhelep, i em. (t) taksė pėr bagėti.
    xhelepēi, a ef. (t) mbledhės i taksave pėr bagėti.
    xhemat, i em. (t) pjesėmarrės tė tubimit fetar; grumbull njerėzish pėr qėllim tė caktuar.
    xhenaz/e, ja ef. (t) kufoma.
    xhephan/e, ja ef. (t) depo e municionit; municion.
    xhevap, i em. (t) pėrgjigje; lajm.
    xheza, ja ef. (t) dėnim., ndeshkimi, gjobė.
    xhezariz, i em. (t) kryetar gjyqi.
    xhilis, i em. (t) mbledhje, tubim; “bajnė xhilis” -mbajnė mbledhje.
    xhuma, ja ef. (t) e premte (dita e premte); lutje (falje) e pėrbashkėt e muslimanėve qė mbahet nė xhami tė premtėn paradreke.
    xhyherdare, ja ef. (t) lloj pushke.

    Y

    ylefe, ja ef. (t) rrogė, pagė.
    ylema, ja ef. (t) parėsi fetare islame.
    ylqe, ja ef. (t) vend, tokė.
    ymėr, i em. (t) jetė, jetesė.
    ymyd, i em. (t) shpresa.
    yruē, i (yrysh) em. (t) sulmi.
    yzbash, i em. (t) kapiten i ushtrisė turke.

    Z

    zabit, i em. (t) oficeri.
    zabitnam/e, ja ef. (t) kėtu e ka kuptimin pozita e oficerit — posti.
    zapti, a ef. (t) polic i pushtetit osman.
    zid, i em. (sll.) muri.
    zingli. a ef. (t) “ja ēoi mreti tri zingli”, sipas kontekstit ėshtė fjala pėr mjete tė lundrimit.
    zingėrli, a ef. (t) si shigjetė, si duke fluturuar.
    zingji, a ef. pjesė e shalės sė kalit ku i vė kėmbėt kalorėsi, pėrdoret edhe zingia ose yzengjia.
    zjaret, i em. (t) vizitė.
    zjelle, a ef. zgjedha e qeve.
    zollum, i (zullum), em. (t) dėm; dhimė; tortur; padrejtėsi; teror.
    zor, i em. (t) fuqi; mundim; vėshtirėsi; dhunė.
    zyla, ja ef. (t) punė e mundimshme, e tepėrt.
    zyrdi (zurdi), a ef. xhurdi — pjesė e veshjes sė meshkujve.

    ZH

    zhagė, a ef. lėkurė bagėtie e regjur qė pėrdorej nė vend tė thesit; brrakė, kėnetė.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com