• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • KĖNGĖ DASHURIE I

    RRUSTEM BERISHA

    PARATHĖNIE

    Dashuria si aktivitet, si ndjenjė dhe veprim shqetėsimi e gėzimi, si pėrjetim dhembjeje e kėnaqėsie, ėshtė njė fushė e veprimit gjithnjerėzor. Dashuria ėshtė e vjetėr sa vetė jeta e qenies njerėzore. Ajo ka shtrirė frymėzimet e veta nė gjithė krijimtarinė artistike popullore, veēmas nė letėrsi.

    Tematika e dashurisė, nė kuptimin e zgjeruar tė fjalės dashuri, kap hapėsirė shumė mė tė madhe nė krijimtarinė popullore letrare, prandaj do sqaruar qė nė fillim se kėngėt e kėtij bleni bėjnė fjalė vetėm pėr dashurinė midis dy gjinive.

    Nė kėngė kėndohet pėr dashurinė nė ambientin e mbyllur dhe tė hapur, pėr gjeturinė ose strategjinė pėr t“i realizuar dėshirat e tė dashuruarve. Qėllimet e tyre janė tė qarta: entuziazmi rinor pėr t“iu afruar gjinisė tjetėr, qoftė pėr tė kaluar ēaste tė ėmbla, dridhje tė pėrjetimeve qė shkaktojnė fjalėt, shikimet, ndėrrimi i dhuratave, qoftė pėr kontakte fizike, pėr tė cilat ėshtė kėnduar bukur shumė, apo pėr zgjedhjen e shokut pėr bashkėjetesėn martesore.

    Dashuria ėshtė pjesė e jetės dhe manifestohet kudo qė zhvillohet jeta normale: nė viset malore, nė tėbana, buzė krojeve nėn hije, me kėngėt e zogjve; nė rrafsh ku gjelbėron bari dhe rrjedh lumi, atje ku ekziston ura, nė arat e grurit, nė livadhe, nė rrugėt e fshatit etj. Tė rinjve nė kėto ambiente, shpesh u kėrcėnohet rreziku.

    Dashurinė e pėrcjellin dėshtimet, dėshpėrimet, nostalgjia, pėrjetimet tragjike, por e shoqėron edhe shqetėsimi, pėrjetimi i matur e herė-herė edhe gufimet e lira nė relacianin mashkull-femėr. Prandaj kėnga e dashurisė, nė kushte kur ka pasur pak liri e shumė pengesa tė ndryshme, shpesh nis me dashuri e mbaron me humor, nis me dashuri e pėrfundon nė formė elegjie apo edhe tragjikisht. Pra nė letėrsinė popullore nuk ėshtė rast i rrallė qė kėngėt e dashurisė tė kalojnė nė ndonjė lloj tjetėr tė lirikės.

    Duhet theksuar se do tė ishte varfėri e madhe pėr dashurinė si aktivitet njerėzor sikur krejt dashuria tė kėndohej vetėm nė kėngėt erotike. Elemente tė motivit tė dashurisė gjenden edhe nėkėngėt legjendare, janė tė njohura mirė dashuriēkat e Sokole Halilit, pastaj nė epikėn historike dhe nė balada ku dashuria ėshtė bėrė e pavdekshme etj. Kur tė shqyrtohen tė gjitha kėto nė mėnyrė tė veēantė, mund tė konstatohet se tema e dashurisė ėshtė trajtuar gjerėsisht nė letėrsinė popullore.

    Kėngėt e dashurisė bėjnė fjalė pėr simpatitė midis tė dashuruarve, pėr aftėsitė e tyre qė t“i pėrjetojnė kėto ndjenja, pėr pamjen dhe disponimin e tyre, pėr bukurinė, e cila varet nga ē“aspekt shikohet, meqė ajo ėshtė trajtuar sipas shijes tradicionale dhe idealit estetik tė popullit pėr tė bukurėn.

    Situatat e dashurisė paraqiten edhe midis tė martuarve. Kjo dashuri ka arsyet e veta, sepse njerėzit, pėrpiqen t“i gjejnė ēastet e dashurisė sė humbur, ēastet jashta rrathėve tė fatit qė ua kanė caktuar tė tjerėt, duke i martuar pa dėshirėn e tyre.

    Gėzimet e dashurisė jehojnė fort, bėhen tė fuqishme dhe shqetėsuese pėr tė gjithė njerėzit. Ato i japin njerėzimit brumin e pėrtrirjes sė jetės, ku dominon fati dhe fatbardhėsia, ku mbesin mė pak tė diktueshme dhembja e tragjika. Vėrtet, dhembja, tragjika dhe e bukura janė nė shėrbim tė dashurisė si ide qendrore ose si e madhėrishmja nė kėtė motiv.

    Dashuria nė kėngėt popullore shqipe gėzon mundėsinė e ngadhnjimit, qė realizohet me bashkimin e mashkullit e tė femrės, qoftė edhe pas vdekjes, nė varr.

    Aksioni qė i prin dashurisė dhe i pėrshkon kėto kėngė ėshtė bėrė pjesė e lirikės erotike, prandaj ato gėrshetohen me motive tė tjera, me lloje e nėnlloje, qoftė si epizodike apo kryesore, sidomos nė balada. Nė kėtė mėnyrė ato dalin nga suazat e subjektivizmit, nga rrethi i ngushtė i pėrjetimeve dhe bėhen motive tė pėrgjithshme njerėzore. Sferat e jetės qė trajtohen nė kėto kėngė kanė rėndėsi shoqėrore, kulurale, ekonomike etj.

    Dashuria ėshtė domosdoshmėri pėr afrimin dhe bashkimin e tė rinjve, vajzės e djalit. Kjo domosdoshmėri do tė jetė e pranishme vazhdimisht nė krijimtarinė gojore pėr ta nxitur kėtė aktivitet pa tė cilin, fmė nė fund, do tė shuhej lulėzimi dhe shtimi i bimės sė njerėzimit.

    Kėngėt e dashurisė pėrmbajnė nė vete dinamikėn e situatave, tė ēasteve erotike ku paraqitet intensiteti i zhvillimit tė veprimeve, atmosfera e volitshme apo e pavolitshme ndėrmjet tė dashuruarve, tė cilėt nė shumė raste janė personazhe fiktive („Moj e mira”, „Boll e mirė”, „Bre djalo” etj.).

    Dashuria ka bukurinė e vet. Bukuria pėr shijen e krijuesit popullor pėrmban magjinė, e cila josh me zjarr tė pashuar. Magjia ėshtė e pranishme nė shumė kėngė, nė situatat e sjelljes, nė ruajtjen e fshehtėsisė, nė heshtjen e vajzės, nė ecje, nė djallėzitė e pėr-ditshme, tė cilat vazhdimisht bėhen cak mė i qartė dhe qėllim i vetėm i djalit. Kėndej na del edhe kujdesi i pashoq i mashkullit pėr femrėn:

    Boll e mirė, e bardhė si pllumi,
    Me tė qit n“bjeshkė, po t“myt guri,
    Me tė djerg n“shpi, po t“han katuni,
    Me t“qit“n“fushė, po t“qorro“ pluhni,
    Me tė qit n“mal, tutna t“han uki,
    Me tė shti n“arkė, po mė des uni,
    Me tė shti n“xhep, tutna po t“hupi,
    Me tė shti n“gji, tutna t“merr gjumi,
     
    Ishalla t“ruen Zot“i lumi!

    Dashuria pėr kėngėtarin ėshtė diēka e ēmueshme, dhe e shenjtė. Ky shembull ku femra konsiderohet si njė lloj hyjnie nuk ėshtė i vetmi, prandaj s“duhet cenuar as dinjiteti i saj. Femra ka nazet e veta, tė cilat e ngacmojnė dhe e tėrheqin mashkullin.

    Dashnorėt nuk i ndalon rreptėsia zakonore, kėrcėnimi me armė as pengesat e tjera. Nė shumė kėngė vėrehet gatishmėria pėr sakrificat e dy tė rinjve. Sakrifica nė dashuri ēmohet njėsoj si edhe ngadhnjimi, prandaj nė erotikėn tonė edhe kur rrėnohet diēka kėnga i jep jetė, e pėrjetėson artistikisht. Dashuria me tė gjitha trajtat e saj ka kuptimin e vet jetėsor qė nė kėngė fiton kuptimin artistik.

    Nė kėngėt popullore tė dashurisė ka vargje kur ankesat drejtohen kundėr pengesave tė ndryshme: bjerrjes sė kohės dhe tė fuqisė sė tė rinjve nėpėr punė tė tjera tė fushės, pengesat e konservativizmit dhe tė religjionit, si edhe ato tė natyrės ekonomike etj. Aksionet e tė rinjve i thejnė kėto pengesa, ashtu si di tė gjejė zgjidhje kėngėtari, si hero lirik i kėtyre kėngėve, Tė gjitha mospajtimet dhe pengesat kanė gėzuar trajtim adekuat nė lirikėn e dashurisė. Kėto peripeti kanė zgjuar interesim tė madh, duke u dhėnė kėngėve mundėsi pėr jetė mė tė gjatė, sepse nė to paraqiten kundėrthėniet, tė cilat janė tė domosdoshme nė art sidomos pėr trajtimin e realitetit jetėsor.

    Kėngėt e dashurisė pėrmbajnė herė-herė momente sensacionale. Kėto nxiten nga bukuria e femrės dhe aksionet e djaloshit, i cili pėr ta realizuar qėllimin e vet kalon aq shumė pengesa sa qė e arrin tė pamundshmen. Fantazia e tė dashuruarve shpesh nuk ka kufij.

    Kėngėt i trajtojnė pėrjetimet nga kontaktet e shkurtra, nga ledhatimet, nga bisedat, nga sinjalizimet, nga afėrsia fizike e shpirtėrore, nė njė konfiguraoion gjeografik tė caktuar, nė kullosa e vende malore, nė arat e grurit dhe nė livadhet e shmangura ku prania e tė martuarve dhe e fėmijėve nuk ka qenė e madhe. Ka kėngė qė i kushtohen vetėm qėllimit erotik: i martuari takohet mevajzėn, e martuarja me djalin, plaka synon tė marrė djalin, plaku dėshiron tė marrė vajzėn. Kjo ėshtė krejt e kuptueshme pėr lirinė krijuese tė fantazisė, por edhe pėr realitetin. E tillė ėshtė jeta, tė cilėn arti letrar e shquan me karakteristika tė veēanta tė ligjėrimit poetik. Jeta ka toleruar tė dashurojnė edhe ata qė nuk u kanė pri gėzimeve me kohė ose ata qė Ikanė prirje pėr vrapime mė tė gjata nė dashuri, deri nė pleqėri.

    Mund tė supozohet se pengesat e ndryshme, qė janė shfaqur nė dashuri, tė cilat gjithsesi janė tė mėdha, kanė shtuar etjen erotike, prandaj kėnga i tejkalon pengesat, shprehet nė mėnyrė tė lirė, duke shquar elementin sensual. Kėto kėngė kanė ndezur dėshirėn pėr pėrjetime nė kuadėr tė sė cilės shquhet ajo pėr tė grabitur sa mė shumė pjesė tė ndieshme tė trupit nė ato takime me femra ose tė femrave me meshkuj:

    — Hap qerpikun ta puthi dritėn,
    Zbėrthe kmishėn ta kapshoj cicėn!
    — Je i ri ta shkurtoj rritėn!

    Sa u pėrket sjelljeve nė talkime, fitohet pėrshtypja se kėngėt flasin pėr njė lloj garash: a ėshtė mė i fortė mashkulli apo femra nė kontaktet fizike. Gjithashtu, fitohet bindja se po zhduket dikah ajo butėsi, e cila ėshtė karakteristike pėr ledhatime tė tilla, se zotėron konflikti qė shpreh rreptėsinė e takimeve:

    E me ba djal e me tė zan-o pėrfundi,
    O ta nien brimėn, haj tan“katuni-o e!

    Megjithėse religjioni duket si pengesė nė kėngėt e dashurisė, mund tė pohojmė se nuk paraqet ndonjė rol tė rėndėsishėm. Kėtė pengesė e eviton heroi lirik me anė tė imagjinatės krijuese, gradualisht dhe nė raste tė veēanta pėrfaqėsuesi i fesė del edhe mbrojtės edhe pjesėmarrės i skenave tė dashurisė:

    „A je kanė nojherė me ēika,
    A ke pa, djalė, cica shyta?
    Shtrėngoe djalė, sa ki takat!
    Kam vetė hoxhėn me qitap,
    S“a gjynah, tha, asht sevap,
    Kėt zanat vet e kam pasė”.

    Nė shumė kėngė ku situata e dashurisė shprehet me rreptėsi, iniciativėn e ashpėrsisė e shfaq vetė femra qė ėshtė nė kundėrshtim me rolin e saj nė shoqėri dhe me parimet kanunore ku femrės i reduktoheshin tė drejtat deri nė minimum. Femra flet pėr naivitetin e mashkullit, pėr mosgjeturinė e tij nė dashuri:

    — Hajt, or djalė, eu axhami,
    Se s“asht dada hala pėr ty;
    Je tye luejtė hala me thmi.
    Se kur t“bahesh me hi n“bylyk,
    Ēatherė dada ty t“ban ashik.
    Nuk e di ēka asht ashikija,
    Ēka t“bajm“ na, e din kojshija.

    Pėr kėngėt e dashurisė qė synojnė martesėn kėngėtari ka gjetur mjete tė tjera tė komunikimit poetik dhe mėnyrė mė tė matur tė ligjėrimit. Zakonisht ėndrrat, pagjumėsia, moskursimi i mundit dhe i pasurisė, gatishmėria pėr sakrifica, janė garanoione qė forcojnė miqėsinė nė dashuri dhe dashurinė e orientojnė kah jeta bashkėshortore. Kėnga e dashurisė, nė tė shumtėn e rasteve, flet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Ka momente ku lypset tė kuptohet nėnteksti poetik i vargjeve, por pėrgjithėsisht kėngėt komunikojnė shkurt dhe haptas.

    Stili i kėngėve tė dashurisė ėshtė impresiv, ndjenjor dhe, bukur bombastik. Nė lirikėn erotike vėrehet naracioni, kur roli i njėrit nga personazhet bėhet mė i theksuar, inicor. Shumica e kėngėve nga vetė titulli, me shprehje metaforike simbolizojnė vajzėn: rrushe, lule, mollė, ftue, dardhė, shegė, selvi, zamak, trėndafil, pllum, fėllenxė, lepuroshė, arushė, flori, etj. Kėto metafora kanė kuptim mė tė thellė simbolik dhe paraqesin shijen, shpejtėsinė, bukurinė, pastėrtinė, me njė fjalė, tė gjitha vlerat e ēmueshme tė objektit tė dashurisė. Mund tė themi me siguri se lirika e dashurisė ėshtė mjaft e pėrshtatshme pėr ta shprehur realitetin:

    Po jam mollė e po jam ftua,
    Moj e vogla.
    Nė je ftua, ēil pėr mua,
    Moj e vogla.
    Nė je shegė, lėsho degė,
    Moj e vogla.

    Rrugėt e fantazisė nė kėngėt e dashurisė janė mė tė afėrme pėrkah pėrjetimet individuale. „Moj e mira”, si sintagmė me tė cilėn fillojnė shumė kėngė tė dashurisė, simbolizon (pastėrtinė me tė cilėn kėngėtari e forcon shprehjen apelative tė fillimit tė kėngės, Dialogu nė kėngėt lirike tė dashurisė ka karakteristika specifike. Sipas tė gjitha gjasave, mund ta konsiderojmė ose vetėm si monolog, sepse vetė kushtet e jetės sė shoqėrisė iShqiptare kanė qenė tė tilla qė s“kanė lejuar dialog tė mirėfilltė, ose ta konsiderojmė si dialog tė imagjinuar nga njėra gjini, por kryesisht nga gjinia mashkullore.

    Pyetjet e pėrgjegjet, tė cilat formojnė gradacion natyral, i bėjnė funkcionale dialogjet dhe i shtojnė vlerat e kėngės si krijim poetik.

    Figurat mė tė shpeshta, tė cilat pėrdoren nė lirikėn e dashurisė janė: krahasimi, epiteti, metafora, personifikimi, simboli, hiperbola, gradacioni etj.

    Harmonia e tė kėnduarit me mandimet e shprehura nė kėngėt e dashurisė ėshtė mjaft reale, kur shikohen rrethanat nė tė cilat ėshtė krijuar kėnga. Lirika e dashurisė ėshtė ndėr llojet mė tė pasura tė lirikės nė pikėpamje figurative dhe stilistike.

    Kėngėt e dashurisė, zakonisht janė tė shkurtra, por jo gjithmonė. Kėto, forcojnė dinamikėn e tyre me melodi tė shumllojshme dhe interesante. Vetė tė kėnduarit e kėtyre kėngėve zgjon ndjenjat e pėrjetimit tė takimeve tė tė rinjve. Kėngėt fillojnė drejtpėrdrejt dhe dalin shpejt tė qėllimi. Asnjė kėngė nuk kėndohet vetėm me njė melodi, po me dy e mė shumė. Kėngėt e dashurisė kėndohen tė pėrcjella me fyell, ēifteli, sharki etj., ndėrsa nė ambientin e kullosave ato kėndohen edhe pa kurrfarė pėrcjellje.

    Pasi qė kėnga e dashurisė ėshtė mė afėr pėrjetimeve tė individit, madje pothuajse ajo kryesisht e paraqet mu atė botė, i ndez shpejt e me hov dėshirat pėr ēastet qė i do zemra e tė riut. Fuqia provokuese nė kėto kėngė mbetet e pashueshme.

    Poetika e lirikės erotike e mban tė gjallė dashurinė si simbol dhe dashurinė si aktivitet tė njeriut. Tė gjitha kėto kanė krijuar mendimin e njohur se dashuria ėshtė e pavdekshme. Kėshtu flasin edhe kėto kėngė qė i kėndoi me zjarr krijuesi popullor.

    Kurdoherė vajza ka aromė dashurie, kurse djali ka vetitė e trimit. Kėto janė dy mundėsi kryesore pėr bashkim, dy komponente tė ardhmėrisė.

    Krijuesi popullor ėshtė parimor nė trajtimin e traditės. Nė kėngėt e dashurisė ėshtė paraqitur natyra e ambientit me vrazhdėsitė e kanunit dhe tė konservativizmit, shpirti i njeriut tonė, i ashpėr brenda rregullave zakonore, por herė i zjarrtė e herė i butė nė dashuri.

    Kėngėt lirike tė dashurisė duken shumė tė ngjashme njėra me tjetrėn, tė tilla janė edhe situatat qė frymėzuan krijuesin, por megjithatė ēdo kėngė ka tipare tė veēanta, autonomi tė krijimit.

    Karakteri ėndėrrimtar dhe karakteri natyralist i kėtyre kėogėve janė dy ēėshtje qė lidhen ngushtė me traditėn e shoqėrisė shqiptare. Duhet thėnė se mė shumė ėshtė ėndėrruar pėr dashuri se sa qė ajo ėshtė pėrjetuar konkretisht. Sė kėndejmi del ēėshtja se „mllefi” kundėr ndalesave tė ndryshme ka ndikuar qė edhe nė art, herė-herė, tė shpėrthejė nė mėnyrė iė pamatur, tė shkohet nė ekstremitet; kur s“lejohet tė shijohet fare dashuria, atėherė tė kėrkohet gjithēka. Megjithatė, nė kėto kėngė mund tė diferencohet aktiviteti njerėzor i tė dashuruarve nga pasionet, tė cilat janė raste mė tė rralla e mė tė vetmuara.

    Nga lirika erotike shqiptare nuk mund tė kuptohet se mashkulli apo femra gėzojnė privilegj tė veēantė nė shoqėri. Ata janė tė barabartė nė iniciativa dhe nė aksione, tė barabartė nė rreziqe dhe nė sakrifica. Por kėshtu mėsojmė vetėm nga kėnga, e cila kėndon pėr inieiativat dhe pėr dėshirat, kurse shoqėria me ligjet e saj i ka pasur nė dorė frerėt dhe fort pak janė realizuar dashuritė e kėnduara e shumė mė pak janė trashėguar ato realizime.

    Nė lirikėn erotike krijuesi popullor ėshtė i pranishėm si hero lirik dhe situata e pėrjetuar bėhet pjesė e qenies sė tij. Njeriu me anė tė fantazisė i ka bėrė tė realizueshme tė pamundshmet. Atė qė e ka ndaluar arma, kanuni, rrethi, e ka realizuar Ikėngėtari vetė me imagjinatėn e bujshme, duke kaluar ēaste tė lumturisė ėndėrrimtare.

    Populli i ka ēmuar kėngėt e dashurisė dhe u ka dhėnė rėndėsi tė madhe. Ai pėr to ka gjetur shumė pagėzime: moj e mira, kangė dashnie, kangė arshikie, kangė tė buta, kangė tė gryta, kangė okolla uēkurit, kangė okolla hinit, kangė jaranishte, kangė ēobanėsh, kangė pėrnėrkrah etj. Ēdo emėrtim ka kuptimin e vet simbolik, Ka mundėsi qė fare lehtė tė sqarohen kėto pagėzime tė shumta, me tė cilat shprehet njė konsideratė e theksuar ndaj kėtij lloji tė lirikės.

    Gjatė punės nė blenin Kėngė dashurie, I patėm parasysh kėto parime:

    1.Kėngėt e dashurisė u paraqitėn pa ndarje nė treva dhe nėnlloje, sepse ato trajtojnė tė vetmen tematikė, dashurinė nė kontekstin shoqėror, kultural dhe ekonomik tė popullit tonė.
    2.Nuk i kemi bėrė censurė dukurisė sensuale-natyraliste, sepse na u duk e padrejtė t“i mohojmė kėngėt qė populli i ka ēmuar dhe i ka ruajtur si krijime tė veta.
    3.Nė kėtė ble janė pėrfshirė edhe variante tė kėngėve, tė cilat, pėrkundėr ngjashmėrive tė elementeve artistike dhe tematikomotivore, paraqesin pasuri vlerash me interes pėr studimin e kėtij lloji tė lirikės.

    Rrustem Berisha


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com