|
CIKĖL POETIK NGA ISUF B. BAJRAMI Panjohur PARATHĖNIE Isuf B. Bajrami u lind mė 08.06.1963 nė fshatin Velekincė, komuna e Gjilanit. Shkollėn fillore tri vite i kreu nė vendlindje dhe nė Gjilan, tė mesmen nė Gjilan, kurse studimet nė Universitetin e Prishtinės. Nė Qendrėn Rajonale pėr Studime Politike dhe Diplomatike pranė Akademisė Diplomatike tė Shqipėrisė, mė 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temėn Epiri dhe pėrkatėsia etnike e epirotėve. Pos prozės dhe poezisė, tė cilin e do shumė dhe e kurorėzon me suksese, njė pėrkushtim jashtėzakonisht tė madh ndaj atdheut dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtėrore tė tij, e ka kultivuar me aktivitetin e tij nė Lėvizjen Kombėtare. Frontin e Rezistencės dhe Njėsitet Guerile tė UĒK-sė, Ministrinė e Rendit, TMK. Veprat letrare: 1.Fushė e Trimėrive Poezi, 1995 2.Eklipsi Poezi, 1997 3.Njė ditė mė shumė nė jetė, njė ditė mė afėr vdekjes Prozė, 1997 Prej librit tė parė Fushė e Trimėrive, deri nė librin e dytė Eklipsi, autori ka shėnuar mbresat e veta, nė kohėn e kryer tė kaluar, qė lypset tė rizgjidhet Sot! Mirėpo, rėndon dilema kujt ti flitet?! Sot, njerėzit, i aplaudojnė eklipsit figurė qendrore nė kėtė pėrmbledhje. Pėr mė tepėr, ai qė nuk i aplaudon, bie nė sy dhe anatemohet. Ėshtė kjo, edhe njė ikje e re mitike, nė Ditė tė Sotme!Por, Zot ruana, kaloftė edhe kjo kohė, siē kaluan gjithė tė tjerat. Eklipsi, moto dhe figurė qendrore e kėsaj pėrmbledhjeje na flet pėr njeriun, Prometeun e sotėm dhe pėr dilemat e pasprovuara, kurrė mė parė.Se fundja, koha tjetėr do tė vijė dhe do tė flasė vetė, sėrish siē ka folur herė pas here.Me kėtė rast, sakrificat individuale e kolektive tė grupeve kanė ndritur kohėpaskohe nė Natėn e Popujve nė robėri.Po, pasi, megjithatė miliarda yje nė qiell rrinė tė ftohtė e sluajnė vendit, e njė Yll-Diell i vetėm, biri i Zotit, natėn e bėnė ditė, biri i Zotit ardhtė edhe ndėr ne.Me tė do tė vijė paqja, koha e re dhe Njeriu i Ri. E ardhmja ėshtė burim i forcės krijuese. Kjo ėshtė porosia gjenerale e autorit. Me veprat e deritashme, Isuf B.Bajrami, ka krijuar njė individualitet nė krijimtari me stilin e tij origjinal qė e pėrdor. Ėshtė pėrfshirė nė Leksikonin e shkrimtarėve shqiptarė 1501 2004'' tė Hasan Hasanit, si dhe nė panoramėn e krijuesve letrarė tė Kosovės Juglindore Psherėtimė pėr tokėn tė Hysen Kqikut. Isuf B.Bajrami jeton dhe vepron nė Gjilan. |